Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të programuara nga lavazhi mendor dhe shpirtëror për të mbjellë vdekje, e kemi parë në 11 shtatorin e Amerikës, 13 nëntorin e Parisit, 12 nëntorin e Bejrutit dhe pothuajse përditë në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Pavarësisht se përmasa e përcjelljes së lajmit për aktet terroriste është e ndryshme për viktimat e shkaktuara, në varësi të rëndësisë politike dhe gjeografike që ka vendi ku kryhen këto sulme.
Është i kuptueshëm qortimi për mungesën e sensibilizimit në nivel botëror për të vrarët e Malit apo Somalisë me ato të Parisit, por duhet pranuar se jo të gjithë qytetarët e globit kanë të njëjtin status dhe të njëjtin trajtim. Diferencimi që deri më sot është konsideruar si vlerë kulturale, i ka ndarë shoqëritë në disa nivele dhe ato të vendeve të zhvilluara janë renditur në vendet e para. Ndaj sulmi në Bataclan nuk ishte thjesht një goditje ndaj disa individëve që pëlqejnë muzikën metal, por ishte terror ndaj perëndimorëve, në zemër të Perëndimit.
Terroristët, e njohin mirë gjuhën e simbolit dhe përdorimin e frikës për të përmbushur axhendën e tyre. Mënyrat e mbrojtjes ndaj agresionit të terrorit, në mbarë botën kanë rezultuar të paefektshme dhe në mjaft raste të dështuara. Sidoqoftë qasja ndaj krimit që është i programuar të ndodhë për të shkaktuar viktima në masë, në rrethana dhe kohë të papritur, është një sfidë e vazhdueshme me të cilën vendet e Perëndimit po përballen me një bilanc jo shumë krenar për ta.
Në gjithë këtë histori, ku edhe më të fuqishmit ndjehen të pafuqishëm, shqiptarët gjenden në një pozicion të vështirë dhe të komplikuar. Të vështirë, sepse janë të paktën 140 shqiptarë të raportuar si pjesë e luftëtarëve të shtetit islamik dhe të komplikuar për shkak të statusit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s me institucione të brishta të sigurisë dhe mbrojtjes. Disa qytetarë të revoltuar kritikonin median shqiptare në rrjetet sociale të nesërmen e pas sulmeve të Parisit për përcjelljen e lajmit të policisë së shtetit për rritjen e masave dhe të vigjilencës. Siç ndodh rëndom fajësonin gazetarët që po përhapnin panik të panevojshëm dhe të dëmshëm.
Pak orë më vonë në rrugët e Tiranës u shfaqën policë të pajisur me armatime të rënda dhe makina të blinduara. Policia e Shtetit u mjaftua me ndalimin dhe lirimin e dy të rinjve që u mendua se kishin dërguar email-in kërcënues ministrit të Brendshëm dhe përsëriti se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë rrezik të mundshëm. Burime jo zyrtare thonë të kundërtën. Takime të krerëve të shtetit me drejtuesit e Shërbimit Informativ dhe të rendit janë zhvilluar në mënyrë intensive pas informacioneve të vendeve partnere për hyrjen në Shqipëri të elementëve të rrezikshëm.
Mbajtja në gjumë e opinionit publik, me idenë e mos përhapjes së panikut është një ide e gabuar dhe duhet sfiduar. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kenë liderë si ata perëndimorë që u?a bëjnë publik rrezikun dhe i paralajmërojnë për vigjilencë dhe gatishmëri për të parë me dyshim cilindo ka sjellje të diskutueshme. Terrorizmi nuk është një fenomen që mund ta luftojnë institucionet përgjegjëse. Aq më pak ato shqiptare, që përfaqësohen nga efektivë që druhesh t?u kalosh afër nga frika se mos gjendesh në qendër të ndonjë veprimi të pakujdesshëm.
Terrorizmi, është një e keqe që kërkon mobilizimm të gjithanshëm. Duhet bashkëveprim dhe bashkërendim i të gjithë shoqërisë, politikës, komuniteteve fetare, medias, intelektualëve. Nëse ka vend për alarm, të gjithë duhet të jenë të alarmuar dhe me shqisa të vëmendshme për të sinjalizuar gjithcka të dyshimtë. Vetëm kështu mund të ketë shpresë për të parandaluar të keqen e padukshme, që godet atëherë kur nuk e pret, nga ata që s?ta merr mendja.
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “...
Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten...
Cmotivimi i qytetarëve për ta braktisur autoveturën është nj...
I dashur mik ! Ikën dy vjet nga dita kur ti na le por mua më...
Nga Marko BelloSulmet e fundit terroriste ne Paris duket se ...
Këto dy ditët e fundit situata në Kosovë është tensionuar në...
Nga Artan FugaEkspertët e pavarur i cakton politika.Do e apr...
Vendimi për të hequr tërësisht tatimin mbi fitimin për bizne...
Po ti hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përdits...
Mund ta nisim analizën e shoqërisë moderne me një kope me de...
Nga Fitim ZekthiSulmet e urryera terroriste në Paris kanë ng...
Iniciativa është befasuese, pasi po ndërmerret në kulmin e n...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Histori ka ngjarje që zbulojnë të vë...
Kjo puna qe parkimet ne Tirane te jene me leke per ata qe vi...
Këto ditë, Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet e Kryeta...
Bota trondit te Premten e zeze te 13 Nentorit, kur Parisi u ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...