Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet nga partnerja e saj në koalicion, Partia Socialiste, lidhur me qëndrimin politik që mbahet ndaj përfoljeve për korrupsion. Në një fjalim të tij para të zgjedhurve në Komitetin Drejtues të LSI, Ilir Meta shigjetoi ata që demonizojnë LSI si parti e korruptuar dhe deklaroi se askush nga zyrtarët e partisë së tij nuk do të ketë mbrojtje politike, në rast të një afere korruptive.
Edhe pse deklarata të tilla provokojnë debate të vjetra dhe të reja, lidhur me imazhin e kësaj partie gjatë qeverisjes me PD e PS, duket se qëndrimi i Ilir Metës ka të bëjë me Partinë Socialiste, dhe veçanërisht Edi Ramën.
Dy javë më parë, kur Ilir Meta ndryshoi papritur ministrin e Drejtësisë, la të kuptojë se është larguar një ministër i papërfolur, ndërkohë që po mbahen në detyrë ministra të përfolur. Edhe pse vendimi për të ndryshuar Ministrinë e Drejtësisë, ishte më kompleks se sa u la të kuptohej, ky detaj mbeti për konsum politik.
Deklaratat e sotme janë një vazhdim i këtyre detajeve, me të cilat, Meta përpiqet të vizatojë një panormë të re në raportet mes PS dhe LSI në qeveri, lidhur me temën e korrupsionit, raportet mes liderve dhe të korruptuarve të dy palëve.
Së pari, ai ka bërë një gjest politik, duke pranuar korrupsionin në qeverisje, ndryshe nga Edi Rama, që nuk e pranon.
Së dyti, kërkon të bëjë diferencën me Edi Ramën, duke u zotuar publikisht se do t?i ndëshkojë të korruptuarit e vet.
Nëse ne do ishim një shtet juridik normal, këto deklarata natyrisht nuk do të kishin kuptim, pasi hajdutët duhet t?i kapte ligji dhe prokuroria dhe jo kryetarët e partive në pushtet. Por, meqë jemi në një shtet thuajse politik, dhe puna e luftës kundër korrupsionit është çështje vullneti politik, dhe krahasimet bëhen me faktin se kush i mbron hajdutët e vet dhe kush nuk i mbron.
Ky është dhe mesazhi që Ilir Meta i ka përcjellur sot Edi Ramës. Ai është duke vazhduar të këmbëngulë që ?impulset e reja? në qeverisje, kalojnë doemos nga distancimi prej disa prej emrave të përfolur për korrupsion në qeveri dhe qeverisje, që nga ministra e deri tek drejtorë, të cilët po bëhen simbole të pushtetit financiar.
Për një pjesë të madhe të shoqërisë, ky debat është pa kuptim, dhe ndoshta shkakton humor. Por Meta nuk e ka për një konsum aq të gjerë. Ai e ka të fokusuar tek mënyra se si komunikon publikisht me Edi Ramën, qyshkurse kur takohen privatisht, flasin në mënyrë parimore dhe jo të sinqertë.
Me pak fjalë, nëse në qershor të vitit 2013 shqiptarët u ftuan të votonin të keqen më të vogël, që quhej kështu për shkak të koalicionit Rama-Meta, në raport me ish koalicionin Berisha Meta, tani po ftohen të gjykojnë të keqen më të vogël të koalicionit, për të cilën Ilir Meta ngul këmbë që është LSI. Dhe këtë kërkon ta ilustrojë me praktikat e Ramës, që merr përsipër të mbrojë çdo akt të drejtorave të tij apo ministrave, duke e mbajtur mbi vete zemërimin që ata shkaktojnë në opinionin publik. Mbi të gjitha, Meta po kujdeset të thotë, që zyrtarët e tij të mos krahasohen me ata të PS për korrupsion, pasi ata janë ?të paprekshëm?, se i mbron Rama. Është thjesht një mënyrë për të treguar se nuk ka paqe nën pishat e ?Vilës së Mehmet Shehut? ku takohen çdo javë, në përpjekje për t?u dukur sikur shkojnë mirë. Në fakt, vetëm Berisha dhe Rama kanë aftësinë të qeverisin në atë mënyrë, që Ilir Meta të duket më i mirë, edhe pse ata përpiqen ta kenë alibinë e të keqes së tyre.
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “...
Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten...
Cmotivimi i qytetarëve për ta braktisur autoveturën është nj...
I dashur mik ! Ikën dy vjet nga dita kur ti na le por mua më...
Nga Marko BelloSulmet e fundit terroriste ne Paris duket se ...
Këto dy ditët e fundit situata në Kosovë është tensionuar në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...