Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përditë e më shumë po përforcohet një ide: se këtë radhë ShBA dhe BE janë bërë bashkë në Shqipëri, për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë: për t?i dhënë fund farsës së njerëzve që vrasin pas gardhit të institucioneve dhe nuk u hyn gjëmb në këmbë; për t?u dhënë fund politikanëve që vjedhin me bllok në dorë dhe dalin të pafajshëm; për t?u dhënë fund atyre që rrisin borxhin publik për tu shpërndarë para miqve dhe që njëkohësisht luajnë rolin e shenjtorëve duke hapur faqe për transparencën.
Do ishte shumë e bukur sikur të qe e vërtetë.
Por, pavarësisht kësaj ëndrre, ajo që dihet me siguri është se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë marrë seriozisht reformimin e drejtësisë shqiptare. Jo më shumë se sa në harkun e një jave ambasadori Lu foli me emra të përveçëm për ata gjyqtarë që lirojnë kriminelë. Në sintoni me të edhe shefja e BE-së në Tiranë, Vlahutin, foli për ato toga të zeza që kanë pasuri miliona dollarëshe në emër të grave të pasura.
Mjafton të shikosh vetëm këto dy reagime të fundit, për të kuptuar se në këto shpërthime nuk ka asgjë të rastësishme; për të parandjerë se aleatët tanë perendimorë këtë rradhë e kanë seriozisht.
Ata janë angazhuar në mbrojtjen e një projekti që e kanë hartuar me specialistët dhe mbikqyrjen e tyre.
Pikërisht në emër të këtij projekti ata po krijojnë një klimë mbytëse kundër xhambazëve të korporatës të gjyqtarëve shqiptarë dhe politikanëve që mund të dalin pro tyre. Pikërisht për këtë Lu flet me emra konkretë dhe Vlahutinu përmend disproporcionin mes pagave dhe pasurive.
Dhe deri këtu gjithçka duket me nota optimiste.
Por, pyetja që shtrohet është : po pas kësaj? Mirë që po hartohet një projekt, po kush do t?a vërë atë në jetë ?
Opozita ka thënë se nuk e voton.
Po a mund të qëndrojë ai në këmbë me votat e një shumice që po rrezulton përditë e më kleptokrate?
Kush do ta marrë në dorë spastrimin e togave që janë nxirë më shumë sesa rroba që mbajnë veshur?
Kush do të përzgjedhë gjykatësit e rij?
Po prokurorët?
Kush do ti bëjë emërimet?
Eshtë vështirë të gjendet një përgjigje për këto pyetje. Sepse asnjë krah i politikës nuk e ka tagrin moral ta bëjë këtë transformim. Ata të gjithë së bashku janë varrmihësit e drejtësisë.
Kohë më parë, një kolegu im gazetar, i cili kishte një proces të madh me një nga oligarkët tashmë të falimentuar, shkoi t?i kërkojë ndihmë dhe drejtësi kreut të shtetit që ishte në detyrë. Për hir të së vërtetës, Kryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë u angazhua në favor të gazetarit. Por ky i fundit megjithëatë e humbi betejën në gjykatë. Dhe kur, pas disa kohësh, u përball me gjykatësin që kish dhënë vendimin, ky i fundit i tha: ?më fute mikun e gabuar: unë presidentit ia kam bërë rrespektin, ai e ka marrë ai pjesën e tij për emërimin tim. Ndaj tani jam i pavarur?.
Këtë tip gjyqtari ka ndërtuar politika në Shqipëri këto 20 vjet. Atë që paguan dhe bën favore politike në këmbim të ?pavarësisë? që në këtë rast kuptohet si liçensë për të grabitur.
Atë që nuk dënon politikanin, por rrënon të vobektin. Atë që nuk ia jep pronën hallexhiut, por oligarkut që blen gjithçka. Atë që gjithmonë dënon për shpifje opozitën (kushdo që të jetë) dhe nxjerr të pafajshëm pushtetarin. Atë që ka guximin ta lërë tragjedinë e Gërdecit pa asnjë të burgosur. Abuzimet për rrugën e kombit, pa asnjë fajtor. 21 janarin pa vrasës.
Atë tip gjyqtari që i jep njësoj të drejtë edhe Ilir Metës edhe Dritan Priftit. Që i heq 10 votat Ramës kur është në opozitë dhe që i bindet sot çdo telefonate që vjen nga paradhoma e tij si kryeministër.
Ky është profili I gjykatësit që ka skalitur kjo klasë politike dhe për këtë ajo e ka humbur shancin që të rikrijojë një të ri.
Prandaj sado të forta të duken reagimet e diplomatëve kryesorë të perëndimit, sado e qëlluar të jetë taktika e tyre për të krijuar një mjedis armiqësor ndaj gjyqtarëve që vetëmbrohen dhe politikanëve që i qëndrojnë pas, ato nuk i japin përgjigje një pyetjeje themelore:
A mund të ketë kartën morale një parlament i vetshpallur me rrezolutë si i kriminalizuar të spastrojë një pushtet tjetër?
Natyrisht kjo pyetje retorike nuk ka nevojë për përgjigje.
Po atëherë si veprohet?
Duket sikur zgjidhja është vetëm një. Ashtu siç janë përfshirë në një fushatë arrogante dhe në një ndërhyrje pa doreza në punët e brendëshme të një vendi sovran, diplomatët e huaj në Tiranë, duhet të shkojnë deri në skaj të misionit të tyre. Ata duhet ti flasin shqiptarëve hapur që ky është projekti i tyre. I ideuar dhe i sponsorizuar nga ata.
Dhe pasi të kenë bërë këtë, të mos mjaftohen me kërcënime dhe shantazhe që ti hapin rrugën një shumice parlamentare për të kaluar në parlament reformën në drejtësi.
Asnjë shqiptar nuk do të bindej se shumica e sotme e ka seriozisht krijimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm.
Prandaj dhe Donald Lu edhe Romana Vlahutin, në emër të fuqive që kanë pas duhet t?i dalin hapur në mbrojtje projektit dhe të kërkojnë miratimin e tij me referendum. Duhet t?a bëjnë këtë edhe nëse parlamenti i ka votat e nevojshme për të miratuar reformën.
Sepse hapja e një kapitulli të ri nuk mund të bëhet nga varëmihësit e të vjetrit.
Për të duhet të vendosin shqiptarët. Të bindur se ai është një projekt i aleatëve tanë që do të na sjellë shpejt shembuj të ngjashëm me Rumaninë apo Kroacinë.
Natyrisht është e vështirë që t?i kërkohet diplomatëve të krijojnë frymë dhe të jenë idealistë.
Për ata i rëndësishëm është qëllimi.
Por në kërë rast, ky qëllim rrezikon të shndërrohet në farsë, nëse ai nuk do të jetë i besueshëm dhe i pranuar nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Këtë herë duhet të jenë ata dhe jo kasta që duhet të vendosin për një lëvizje që jep shpresë. Pikërisht për këtë duhet referendum./ Lapsi.al
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “...
Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten...
Cmotivimi i qytetarëve për ta braktisur autoveturën është nj...
I dashur mik ! Ikën dy vjet nga dita kur ti na le por mua më...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...