Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, për të përdorur data historike, si një shtysë për të tejkaluar ngërçet e tyre politike. Në Kosovë, opozita ka disa muaj që po përpiqet të bllokojë parlamentin me mjete të dhunshme, për një kauzë e cila ka rëndësi, por jo mundësi për t?u zgjidhur me ato mjete. Për këtë shkak, e futur në spiralen e dhunës, ajo po përpiqet të përdorë 28 Nëntorin si një ditë proteste. Përveç simbolikës së fortë, kjo datë ka dhe anën e saj spekulative, që u krijon qyetarëve ndjesinë se po i përdorin dhe kur dalin për të festuar Ditën e Flamurit shqiptar.
Opozita në Shqipëri duket se vuan të njëjtin ngërç. Edhe pse qeverisja ka plot probleme dhe ka kauza reale që një opozitë e lirë dhe dinjitoze mund të kishte bërë një histori të saj, ajo është ende larg besueshmërisë për të qenë përfaqësuese e zërit kritik të shqiptarëve, jo vetëm pse është e njëjta garniturë politike që ka zhytur vendin në këtë rrugë, por dhe nga fakti se është e pabesueshme në çdo betejë, pasi bëhet fjalë për klientë të saj, që kanë kapur qeverinë e re.
Të pafuqishëm për t?i bindur njerëzit se përfaqësojnë opozitën dhe një shpresë të re për shqiptarët, opozita ka njoftuar se do të bëjë një protestë më 8 dhjetor, një ditë e cila është simbol i fillimit të protestave të studentëve që rrëzuan komunizmin shqiptar.
Që kjo qeveri meriton protesta, kjo nuk ka asnjë mëdyshje, por protestat duhet të përfaqësojnë problemet me të cilat ndeshet shoqëria. Opozita jonë ngaqë nuk e përfaqëson shoqërinë dhe ngaqë ka ngelur në batakun ku e ka zhytyur Sali Berisha në vitin 2013, mendon se mund të bëhet e besueshme nëse u drejtohet datave të forta të historisë sonë, siç është dhe 8 dhjetori.
Në thelb kjo është një mungesë e fortë identiteti, dhe një mungesë e historisë së tyre. Ata që bënë 28 nëntorin apo 8 dhjetorin, bënë historinë e tyre dhe na ofruan shanse që ne po i shpërdorojmë.
Opozita në Kosovë, nuk e ka problemin se në çfarë date duhet ta bëjë protestën, por përse do ta bëjë dhe çfarë do arrijë, pasi beteja e tyre ngjan më shumë si kacafytje komandantësh, se sa si shqetësim popullor.
Po ashtu, opozita shqiptare nuk ka pse pret deri më 8 dhjetor për protesta. Po qe se mendon se ka ardhur ora e saj dhe populli po e pret për ta udhëhequr, le të dalë nesër në rrugë.
8 dhjetori është larg dhe është thjeshtë një datë që e kanë bërë të tjerë dhe e kanë keqpërdorur më shumë se kushdo krerët e asaj opozite, që shpreson të rindezë dhe një herë qirinjtë e shpresës së saj për pushtet, në atë datë.
Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, dinjitoze, dhe jo një opozitë klienteliste, duarlidhur dhe të shqetësuar për humbje monopolesh, apo ndarje pjesësh me pushtetin.
Opozita shqiptare nuk e ka problemin me 8 dhjetorin, por me ata që e keqpërdorën 8 dhjetorin, biles dhe me ata që liderin e 8 dhjetorit, nuk e bënë asnjë ditë ministër në pushtetin e tyre, deri në vitin 1997, dhe nuk i folën me gojë për 8 vite, derisa e vranë. Pastaj i lexuan nekrologjinë dhe me arkivol në krah tentuan të rimarrin pushtetin.
Kjo opozitë duhet të bëjë historinë e saj, dhe historia e saj fillon ku mbaron historia e Sali Berishës. Lulzim Basha nëse ka një shans të bëhet dikush në këtë vend, duhet të bëjë historinë e tij, të ketë zërin e tij politik, dhe të mos lërë një boshllëk të tillë në opozitë, që here- herë mbushet nga gëlbazat haluçinante të Sali Berishës, e here- herë nga qirinjë përvjetoresh. Kjo, thjesht të mbush mendjen se kjo lloj opozite nuk bën dot histori të saj, dhe po hiqet zvarrë pas një historie, e cila tani nuk ka më lidhje as me atë.
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “...
Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten...
Cmotivimi i qytetarëve për ta braktisur autoveturën është nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...