Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Albin Kurti i vlen Kosovës i lire, ndërsa kauzës së tij i duhet në burg. Ai është bërë sot ajo çfarë ka dashur të bëhet vetë, një idhull i refuzimit të realitetit të ri të Kosovës.
Mijëra shqiptarë në Kosovë e adhurojnë atë si politikan i pa korruptuar, i pa kapur nga oligarkët dhe nacionalkomunist modern. Këta që e adhurojnë si të tillë dhe që janë shumë, shpresojnë se Kosova bëhet një vend më i mirë me politikanë të tillë. Dhe unë besoj kështu. Një pjesë tjetër beson se duke mos qenë politikan i kapur, ai është më dinjitoz dhe i vështirë në negociatat kombëtare të ndarjes nga Serbia. Nëse besojmë dhe disa teori konspiracioni, që marrëveshjet janë nënshkruar nën presionin e Gjykatës Speciale, dhe kjo veti e tij vlen.
Por, të mos shkojmë më tej, duke krijuar një idoltari për gjëra që as Albini nuk i kërkon.
Shikoj shumë patetizëm për mënyrën si është ndaluar nga policia Albini. Siç e thashë, unë mendoj që ai duhet të jetë i lirë dhe jo në burg, por nëse do të duhej të arrestohej, nuk besoj se kishte mënyrë tjetër për dikë që i ka ikur policisë jo se e ka frikë, por se do të jetë në qendër të vëmendjes si hero. Nuk besoj se po ti dërgonin tre gra police me edukatë dhe me një tufë lule në dorë, për ti kërkuar ndjesë për prangat, do mund ta bënin atë. Policia e Shtetit të Kosovës është polici si kudo në botë dhe kur merr urdhër të arrestojë dikë që është në kërkim, s?di si mund të veprojë ndryshe. Uniformat, helmetat dhe prangat e policisë, i prodhon e njëjta fabrikë në botë. Biles dhe ngjyra është njësoj. Kjo nuk i jep ndonjë dramacitet arrestimit të tij.
Zemërimi buron nga fakti se qeveria e Kosovës konsiderohet e korruptuar, klienteliste dhe që ka lënë dhjetëra kriminelë rrugëve. Mes tyre, fëmijë deputetësh, politikanë hajdutë dhe të përfshirë në krime. Dhe për këtë shkak, ata irritohen kur shikojnë prangat mbi Altinin. Por ky nuk është rasti të urrehet policia, por politika. Policia ka bërë detyrën. Në këtë pikë edhe Albini nuk është i drejtë. As ai nuk hyn tek ata politikanë që nuk janë selektivë me drejtësinë. Edhe ai hyn tek ata politikanë për të cilët ka vrasje të mira dhe të dobishme pa gjyq, por me vetgjyqësi, që nuk hetohen kurrë. Nuk e kam dëgjuar kurrë të jetë i qartë dhe i drejtë në dënimin e vrasjeve të pasluftës. Së paku të disa figurave që kishin punë më shumë me letrat se me armët si Xhemajl Mustafa apo Enver Maloku. Kjo, sepse në botëkuptimin e tij nacionalkomunist ekziston një hapësirë për vrasje të drejta, dhe eleminim kundërshtarësh.
Nëse do kishim Albinin kryeministër dhe do të duhej të arrestonte dike, mos mendoni se do qe më elegant. Biles duke qenë më ?krenar? për veprën e tij, ai do të jetë dhe më i egër. Do ta bënte atë në emër të kauzës kombëtare dhe të Gjykimit të Madh, si një vepër antipatriotike.
Nuk duhet ngatërruar profili nacionalist dhe populist i Albanit, me dimensionin demokratik të një kryeministri. Unë nuk besoj që Albini është një demokrat. As ai vetë se ka këtë pretendim. Dhe nuk duhet ta vajtojmë për këtë, se e fyejmë.
Ai pretendon të jetë i drejtë, por jo demokrat. Ai është një adhurues i autoritarizmit. Rrethi i tij është linçues ndaj mendimit ndryshe dhe përjashtues ndaj kujtdo që del nga vija. Është adhurues i liderve autoritarë dhe si i tillë ka një mbështetje të tek eneverizmi shqiptar, i cili ishte një nacionalkomunizëm klasik dhe izolacionist.
Ndaj kur gjykoni policinë që arreston Albinin, mos u shqetësoni më shumë se Albini. Ai nuk shqetësohet prej tyre, por thjesht që nuk i ka ai në dorë ata. Ai në fakt po e përdor policinë sot në opozitë më shumë se sa do të mund ta përdor nëse bëhet ndonjëherë kryeministër.
Ta duam Albinin për atë që na mungon, për politikanin e pa korruptuar, dhe të pakapur nga oligarkët, por mos kini iluzione demokratike duke vajtuar sot për atë që ai nuk do të donte. Është shumë më problematik një shtet autoritar i Albinit , shumë më e vështirë një shkelje syri e tendecave islamike dhe akoma më keq, një tendencë Enverizmi, në raport me mendimin ndryshe.
Për këtë arsye ai duhet i lirë dhe i pamitizuar si Profeti që po përndiqet në emër të një lirie që se premton askund.
Beteja e tij kundër estabilishmentit është e pabesueshme kur bashkohet me një ish- kryeministër dhe ish- zëvendëskryeministër, dhe beteja për më shumë dinjitet kombëtar bëhet e diskutueshme kur drejtohet kundër aleatëve tanë SHBA e BE, që në fakt janë ata që bënë këtë Kosovë që është. Çdo betejë kundër tyre nuk është betejë për Kosovën, por të shkuarën e saj, që nuk kishte të ardhme.
Ndaj Albini duhet i lire, i pa prangosur dhe i pakënaqur natyrisht. Secili meriton të jetë një opozitar i zakonshëm dhe jo siç tentohet, për të krijuar një mit, duke krijuar portretin e një misionari i cili të çon gjithnjë në një zhgënjim të ri. është ndaluar një lider opozite duke vënë në provë funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Kosovë. Eshtë mirë që pas kësaj Kosova të provojë se është shtet ligjor, duke dëshpëruar dhe ata që nuk duan dhe nuk ja kanë njohur lindjen dhe rritjen e saj që nga 1999, duke e parë gjithnjë si konspiracion dhe jo si realitet. Eshtë koha që Kosova dhe Albini të njohin njëri- tjetrin.
Eni BITRAKUSot ne diten me te shenjte dhe te ameshuar tregua...
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjed...
Nga Besnik ALIAJSot eshte dita me e rendesishme e kombit shq...
Nga Mentor KikiaPasi e kishte dërguar draftin për konsultim ...
fb.com/bledi.maneinstagram.com/bledimaneGjate vitit qe shkoi...
Kur në përvjetorin e njëzet e katërt të themelimit të PS, Ed...
Ben Blushi ka ndërruar taktikë. Shkrimet i lexon një herë në...
Nga Klodian TomorriPer nje kohe shume te gjate Bankat Qendro...
Kush lexon Kuranin nuk mund të mos vërejë se Allahu përsërit...
U bënë disa muaj që nuk kam përdorur këtë foltore, pasi fjal...
Në të bërët Selam, Sala është gjenial. Por nuk është vetën S...
Ne vend te anekdotes:Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja...
Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen p...
Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist total...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prisht...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...