Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Kush lexon Kuranin nuk mund të mos vërejë se Allahu përsërit vazhdimisht se ky libër u adresohet arabëve dhe se Allahu praktikisht i shpall arabët si popullin e tij të zgjedhur. Në Suren Fussilat, Allahu thotë: ?Nëse ne do ta kishim bërë Kuranin në një gjuhë të huaj, ata (arabët) do të kishin thënë: ?Së paku vargjet e tij të kishin qenë të qartë! Çfarë? Në gjuhë të huaj një arabi?? (Fussilat: 41,44)
Në Suren Jusuf, Allahu iu thotë arabëve: ?Unë Allahu jam Parashikuesi. Këta janë vargjet e librit që përbën një manifest. Sigurisht që ne e zbuluam atë si një Kuran në arabisht që ju ta kuptoni.?(Jusuf: 12, 2)
Përsëri thuhet se Kurani është një libër i dedikuar për arabët, që të kuptohet prej tyre. Në Suren Al Shura, Allahu i thotë Muhamedit për Kuranin: ?Dhe sigurisht që ky është një zbulim që iu bëhet ju nga Zoti i botëve. Shpirti besimplotë e ka sjellë atë. Në zemrën tuaj që ju të mund të jeni një kumtues. Në gjuhë të thjeshtë arabe.? (Al-Shura: 14, 192-195)
Në vazhdim, në të njëjtën sure, Allahu i thotë Muhamedit për Kuranin: ?E nëse ne do t? i kishim zbuluar atë ndonjërit prej të huajve (joarabëve). Dhe do t? ua kishim lexuar atyre, ata nuk do ta kishin besuar atë.? (Al-Shura: 14, 198-199)
Këtu Allahu pohon se joarabët nuk mund ta kuptojnë dhe ta besojnë Kuranin! Islami pra është një fe vetëm për arabët, e shumta edhe për joarabët e arabizuar. Gjithashtu, në Suren Al Shura, Allahu iu thotë arabëve: ?Kështu ne ua zbuluam Kuranin në arabisht juve, që juve të njoftonit qytetin amë (Mekën) dhe ata përreth tij dhe t? u bënit me dije ditën e Tubimit.? (Al-Shura: 14,7)
Në Sure Ed Duhanë, Allahu i thotë Muhamedit, duke iu referuar arabëve: ?Ne ua bëmë të lehtë atë (Kuranin), në gjuhën tënde, që ata të tregojnë interesim për të.? (Ed Duhanë: 44, 58)
Pra, Kurani është një libër i shenjtë i kumtuar posaçërisht për arabët. Në Suren En Nahl thuhet, qartësisht si përgjigje për akuzat që mekanët i bënin Muhamedit: ?Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: ?Një njeri i vdekshëm e mëson atë?. Mirëpo gjuha e atij që kanë parasysh ata është joarabe, ndërsa kjo e Kuranit është gjuhë arabe e pastër dhe e qartë.? (Sure En Nahl: 16, 103)
Allahu pra mendonte se vetëm arabishtja ishte gjuhë e pastër dhe e qartë, çka nënkuptonte se çdo musliman duhet të mësonte arabisht, pra të arabizohej që të mund të kuptonte Kuranin dhe të ishte një musliman i vërtetë. Në ajetin e mësipërm Allahu tërthorazi thotë se gjuhët e tjera përveç arabishtes janë të papastra dhe të paqarta. Allahu del këtu si promovues i supremacisë kulturore arabe. Por si ndodhi që arabishtja u bë befasisht një gjuhë kaq e lëvruar dhe që ofronte kaq shumë mundësi për artikulim kur vetë arabët pranojnë se para ardhjes së Muhamedit në Arabi ishte epoka e Xhahilisë, e injorancës? Në Sure Fussilat (E Detajuar) Allahu thotë se: ?Libër ajetet e të cilit janë të qarta, duke qenë se ajetet e Kuranit janë në arabisht, për një popull i cili është në gjendje t? i kuptojë.? (Fussilat: 41, 3)
Nënkuptimi është se ai që dëshiron të kuptojë Kuranin duhet të mësojë arabisht, t? i ushtrojë ritualet islame në arabisht, praktikisht të arabizohet. Duket e çuditshme që Allahu, për të cilin pretendohet se është zoti i botëve, i gjithëdijshëm, i kufizoni këto veti të tij, duke i atribuar vetes një lidhje të posaçme me arabët dhe arabishten. Gjithandej Kuranit gjen thënia të tilla që tregojnë lidhjen e posaçme të Allahut me arabët dhe arabishten.
Në suren Ibrahim thuhet: ?Ne nuk dërguam ndonjë profet tjetër përveç në gjuhën e popullit të tij, kështu që ai të mund t? ua kumtonte qartë fjalët. Kështu Allahu la në gabim ata që deshi t? i linte kështu dhe udhëzoi ata që i pëlqeu t? ua bënte kështu?(Sure Ibrahim: 14,4)
Domethënë, Allahu deshi të udhëzonte dhe të ndriçonte arabët dhe t? i linte në errësirë të tjerët. Kush të donte të ndriçohej duhet të mësonte arabisht, do të thotë të arabizohej. Nga të gjitha këto del se Muhamedi, ose ata që e përdornin atë, synonin të krijonin një doktrinë nacionale arabe në trajtën e fesë islame. Islami në origjinë ishte një fe nacionale arabe. Islami ka një bosht të qartë asimilues arab, se arabishtja është gjuha e saj, profeti i saj është arab, vendet e shenjta të saj janë në Arabi. Muhamedit ishte një politikan para së gjithash, i cili po krijonte një ideologji për ndërtimin e një kombi dhe të një shteti. Në të vërtetë Muhamedi është krijuesi i kombit arab. Islami u bë ideja nacionale arabe. Ajo çka bëri Muhamedi ishte të shartonte Judaizmin dhe Krishterimin me idhujtarinë arabe, duke krijuar mbi bazën e tyre një fe të re, një Judeo-Krishterim të arabizuar.
Islami është një fe aristokratike, ku ka një hierarki etno-raciale. Arabët kanë një status të posacëm si të zgjedhurit e Allahut. Brenda arabëve fisi kurejshi është njohur nga Allahu si elita e arabëve. Në Suren Quraish (Kurejsh), nr. 106 në Kuran, Allahu i jep një status të posaçëm fisit arab Quraish, që ishte fisi të cilit i përkiste Muhamedi. Kurejshtët do të qenë më të zgjedhurit e Allahut, ndër të zgjedhurit, të cilët qenë arabët. Në luftë dhe marshim Muhameti përdorte një flamur të zi, pa asnjë simbol. Ky njihej si Al-Uqaab dhe ishte flamuri i fisit arab kurejshi, fisit të Muhamedit. Flamuri i zi u përdor edhe nga khalifati islamik si flamur shtetëror dhe luftarak. Kur një fushatë ushtarake e komandonte Muhamedi, kjo quhej Ghazavat, çka ishte shkalla më e lartë e luftës së shenjtë. Kur komandonte një nga shokët e tij (Sahabi) quhej Saraya. Në fakt të dy llojet e fushatave qenë sulme banditësh.
Nga citimet e mësipërme të Kuranit, kuptohet se Islami është fe e arabëve ose e joarabëve të arabizuar. Gërvishte pak praktikuesin musliman joarab dhe te ai do të dalë arabi. Kjo kuptohet kur ata mbrojnë dhe argumentojnë thirrjen e ezanit (ftesës për ritualin e faljes) në arabisht pesë herë në ditë nga megafonët e minareve të xhamive të Shqipërisë.
Arabët nuk e ruajtën dot gjatë arritjen e Madhe të Muhamedit dhe u ndanë në sunitë e shiitë, të cilët që atëherë bëjnë luftra të përgjakshme mes tyre. Kjo tregon se arritja e Muhamedit ishte iluzore. Por megjithatë trungu arab mbeti sunit dhe ky është trashëgimtari i vërtetë i Muhamedit derisa Mekën dhe Medinën, vendet më të shenjta të Islamit i zotërojnë sunitët sauditë.
Në pamje të parë duket se Islami pushoi së qeni një fe ekskluzivisht arabe që jo shumë kohë pas vdekjes së Muhamedit, kur Islami u përhap gjerësisht në botë, edhe tek popujt joarabë. Por kjo përhapje u bë me dhunë, me anë të pushtimeve, dhe tek popujt e pushtuar u ushtrua një presion asimilues arab. Kështu, Islami mbeti një fe në thelb arabe, se bashkë me pranimin e Islamit ecte dhe procesi i arabizimit të një populli. Kjo është e vërtetë edhe për turqit, të cilët pas islamizimit filluan të marrin shumë gjëra nga gjuha, kultura dhe tradita arabe. Aq e vërtetë është kjo saqë kur në Turqi, në 1932, Ataturku e ktheu ezanin nga arabishtja në turqisht, kjo shkaktoi një pakënaqësi të madhe edhe pse Ataturku e kishte ruajtur fjalën ezan në Hymnin nacional të Turqisë, ku thuhet:
?Këto ezane, shehadet e të cilëve janë themelet e fesë sime
Tingujt e tyre zgjasin të lartë e të gjerë mbi atdheun tim të përjetshëm?.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1950, Adnan Menderes e bëri fushatën zgjedhore me argumentin kryesor atë religjioz, kthimin e e ezanit në arabisht dhe i fitoi zgjedhjet.
Duke qenë Islami në thelb Idea Nacionale Arabe, ai ka një prirje të fortë asimiluese, gjegjësisht arabizuese, ndaj muslimanëve joarabë. Ekziston një normë e qartë se shkalla e besimit të një besimtari islamik joarab, matet me shkallën e arabizimit të tij. Kjo është çuditërisht e ngjashme me normën që ekzistonte në vendet komuniste jashtë Bashkimit Komunist, ku shkalla e të qenit një komunist i mirë matej me shkallën e rusifikimit të tij. Ekziston nëj prirje e qartë që ushtruesi i fesë islame të arabizohet progresivisht. Jo vetëm se gjuha e riteve islamike është arabishtja. Prirja është që arabishtja të hyjë edhe në jetën e besimtarëve islamikë, jashtë ushtrimit të riteve. Kështu ata përshëndeten mesveti me shprehjet arabe ?Selam Alejkum, Alejkum Selam?.
Vepra e Muhamedit është e ngjashme me atë që bëri në Serbinë e shekullit XIII, Sava Nemanja, të cilin serbët e kanë shenjt. Në kohën kur jetoi Sava (1175-1235), serbët prej tre shekujsh kishin pranuar Krishterimin e ritit lindor, bizantin. Sava krijoi versionin serb të Krishterimit, në dobi të nacion-ndërtimit (komb- ndërtimit) serb. Madje serbët edhe fenë e krishterë ortodokse e quajnë Pravoslavna, duke e ushtruar atë me një ritual nacional serb, në gjuhën serbe, me shenjtorë serbë, të krijuar ekskluzivisht për ritualin serb. Kështu, krishterimi serb, Pravoslavna, u bë boshti religjioz i nacionalizmit serb. Muhamedi dhe Shën Sava janë krijuesit e nacioneve (kombeve) përkatëse, atij arab dhe serb. Vepra e Shën Savës është shembulli se si duhet vënë feja në shërbim të nacionit (kombit). Një gjë të ngjashme me atë që bëri Sava, por në një shkallë më të vogël se ai, do të bënte mbi tre shekuj më vonë Mbreti Henry VIII në Angli, duke krijuar Anglikanizmin, Krishterimin e nacionalizuar anglez
U bënë disa muaj që nuk kam përdorur këtë foltore, pasi fjal...
Në të bërët Selam, Sala është gjenial. Por nuk është vetën S...
Ne vend te anekdotes:Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja...
Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen p...
Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist total...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prisht...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...