Shkatërrimet nga tërmetet në Venezuelë/ Vendet evropiane ofrojnë ndihmë dhe avionë transporti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në të bërët Selam, Sala është gjenial. Por nuk është vetën Sala që të bën Selam. Po u hodhe ickla të gjithë burrat e shtetit të bëjnë atë që të bën Sala, Selam.
Të bërët Selam, Sala nuk e ka qëllim.
Me talent të rrallë Sala Selamllëkun e përdor si mjet.
S’ka rëndësi si e ke emrin, Hysen, Hasan, Skuth, Morr, Urith, Skile, Turiqen. Po ja bëre borxh, po ta kesh hak, buldozeri Salë njësoj të rrafshon, njësoj të bën Selam.
Leshkos mund t’i duket se Sala nuk e ka bërë Selam, por, ta zemë, Alekum, pra diçka të shenjtë, dhe ashtu vazhdon e ngrifet, por Sala nuk e ka bërë asgjë më të keqe dhe asgjë më të mirë, asgjë më tepër dhe asgjë më pak se Selam.
Nuk janë budallenj dhe as frikacakë ata që Salën e adhurojnë por Salës nuk i afrohen. E kanë nga droja se mes selamllarëve të shumtë Sala mund t’i bëjë Selam aksidentalish dhe shndrrohen gabimisht në Haxhinj të zgjebosur që kanë qënë në Mekë por kanë ngecur në kthim në mes të shkretëtirës janë sëmurur udhës mes rërave të moskuptimit dhe budallallëkut ku u bëjnë hyzmet ca beduinë të lodhur brenda ca çadrave të rreckosura me rrotull ca deve kockëdala.
Po të bëri Sala Selam, harroje se mund të bëhesh gjë tjetër, Selam je, Selam do mbetesh, Selam do vdesësh. Sala Selamllëkun e arkitekton në atë mënyrë që edhe vetë Salës po t’i kthehet mendja, nga tragjizmi dhe qesharakizmi i selamalekumit të Salës nuk të shpëton dot.
Rastet kur Sala të bën Selam janë nga më të larmishmet.
Ke ndejtur një kohë të gjatë pranë Salës, të është rritur mendja, ka shpeshtuar icklat. Ky është rasti kur Sala, ngaqë i je dashur si vegël, Selam të ka bërë që në çastin e parë që të ka njohur. Veglat e vogla janë të rëndësishme për Salën e madh.
Sala të ka bërë nëpunës të lartë, deputet, ministër. Mirpo je i paaftë, i ngathët, pa rendiment, pa bilanc. Pasi të duron për një farë kohe, një ditë të bukur Sala të bën Selam. Nuk ta thotë. Të lë ta kuptosh vetë. Po e kuptove, mirë, vuan pak. Po s?e kuptove, shumë keq, vuan deri sa të vdesësh. Por edhe po e kuptove edhe po s?e kuptove, nga selamllëku i Salës nuk shpëton dot kurrën e kurrës.
Sala nuk është prift që të të pagëzojë, nun që të të vërë emrin, mag që të mallkojë. Sala është Sala. Kjo është arësyeja që kur Sala të bën Selam nuk duhet ta marrësh si nofkë, por si diçka më të thellë. Diçka që nuk e kupton dot menjëherë por të lë gjithë kohën duke dyshuar nëse të vrau apo të plagosi, të rrahu apo të bëri masazh.
Sala nuk ka nge të japi spjegime të ka bërë a s’të ka bërë Selam. Duhet ta kuptosh vetë.
Pasi edukatori gjenial Salë të bën Selam, nuk do të thotë se të ka bërë Harram. Përkundrazi, të bërët Selam është një e mirë e madhe që të vish në vete sa më shpejt, të zësh ment, të mos përsërisësh gabimet kur të bësh ndonjë punë tjetër, se me Salën nuk puth.
Sala të gjen dhe të bën Selam edhe në brim të satome po të jesh futur po i ke rënë më qafë kot.
Bërtit e ulurit sa të duash pasi ta kuptosh se Sala të ka bërë Selam. Salës nuk do t’i vijë zëri, është bërë shurdh. Ke mbetur vetëm në mes të udhës. Është natë, kalimtarët i ka zënë gjumi, makinat janë prishur, qerret kanë ngecur, trenat kanë ikur, aeroplanët janë rrëxuar, vaporrat janë mbytur, furgonat i ka blloku Bashkia, biçikletave u janë çpuar gomat, bëji derman vetes, mbathja nga të mundesh.
Pasi Sala të ka bërë Selam, pra pasi Sala të ka shtypur si morr, të ka larguar si një mizë që e bezdis, bashkë me Salën edhe të gjithë të tjerët Selam do të bëjnë. Dhe Selam pas Selami, harrim pas harrimi, pendim pas pendimi, dyshim pas dyshimi, Selam i Salës do mbetesh derisa të ngordhësh.
Ne vend te anekdotes:Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja...
Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen p...
Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist total...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prisht...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...