Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Ne vend te anekdotes:
Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja kalofsh sa më mirë. E ke hak. Megjithëse ti je kaq i përkushtuar për ne sa edhe qejfin e ke bërë punë. Të ka rënë bretku gjithë këto kohë sa nga një avion në tjetrin, sa nga një ekspozitë në tjetrën. Kur gjen kohë të lirë kërkon ndonjë dorë borxh, dhe pastaj o burra në punë. Je qen i punës. Në kuptimin e mirë të fjalës, që domethënë jo se nuk bën asnjë lek punë, por kur e zë punën, e bën copash. Në e zënsh. Por kur nuk ka punë, ky nuk është faji yt. Gjithsesi këndej nga ne, mos u bëj merak se si me ty si pa ty, njësoj venë punët. Ky popull është mësuar ti fusë dorën në xhep sho-shoqit. Ka dymijë vjet që e shtyn kështu, ndaj jo më kot nuk e lëshon vendin e parë të fukarallëkut në Evropë. Edhe ti e paske njohur mirë: vjen e i jep nganjë teatro herë me të qeshura e herë me të bërtitura, dhe shikon tymin tënd. Dhe nuk është se e ke keq. Mund të ecë prapë ky marifet edhe pas dy vjetësh. Ja për shembull ajo parrulla ?të pastrojmë Shqipërinë?, më zalisi. Sefte mendova që do ti vije fshesën vetes, se ti ke qenë i pari i vendit gjithë këto kohë. Por pastaj e kuptova marifetin. Ja njeh mendjen këtij mileti, që do të mendojë se tani çoç do bësh ti.
Shumë i gjetur qe edhe ai fjalimi që ju kishe mbajtur simpatizantëve të së majtës që të anëtarësohen në parti, por mos kërkojnë punë. Shumë mirë e pate. Nuk u ngop ky milet. Se mos ke ti dhe nuk ja u dhe. Po ato të shkretat aq janë. Ca i do ?Mjafti?, ca i more nga bashkia, po edhe ata të PD-së i ke për zemër, atëhere ku do të gjesh ti. Nuk ju del që po luftojnë për lavdinë tënde, po duan edhe të hanë.
Na e ngrite shumë moralin me atë letrën e hapur ku thoje që ?mos të kemi frikë nga terrorizmi?. E ku pyesim ne se çështë frika me ty në ballë? Të kemi lider të sprovuar sesi i vë gjoksin rrezikut. Nuk e harrojmë 21 Janarin kur prije në ballë të demonstratës. Të vdesësh nën komandën tënde, është vdekje me kapak floriri. Nuk lë hak pa marë dhe gjak pa larë ti. E kanë provuar në kurrizin e tyre katër të vdekurit e asaj dite. Sidomos kur ligjërove për aleatët perëndimorë se do na kenë në krah, i bëre edhe ata me krahë. E dinë dhe ata se je aleat i sigurt dhe besnik, që je nga ata që nuk të lë në baltë. Ke dhënë prova brenda edhe jashtë vendit. Tani, me thënë të drejtën jashtë nuk ke pasur ndonjë rast, por për brenda kanë shahit Ilir Metën. Qyshse të ka njohur ty, rri i veshur me brekë hekuri.
Por gjithsesi, që të qetësojmë e mos rrish me mëndje mbrapa kur je rrugëve të botës, mos ki frikë se na bëjnë gjë islamikët neve. Ja bëjmë vetes ne më mirë se çdo hasëm. Kemi 100 vjet që e dëshmojmë. Se ti e di që edhe rrufeja që të bjerë, i do ca kushte. Ndaj ne jemi kujdesur që ta bëjmë këtë vend të tillë që edhe rrufeja mos të bjerë. Dhe ti je nga të fundmit që po i jep dorën e fundit.
Që ta mbyll unë se edhe kohë nuk ke, sipas llogarive të mia, është hera e tretë që shkon në Kinë. Edhe udhëheqës të medhenj që ka bota, Kina i pret jo më shumë se një herë në katër vjet. Ca se Kina nuk ka kohën të vrasë miza, ca se ata që e vizitojnë kanë punë në vendin e tyre. Por mesa duket me ty i ka zënë sevdaja. Jo më kot ja hoqe petullën edhe Merkelit dhe ja ndeze gjakun në pleqëri. Më thoshte një miku im biznesmen se sikur të kishte punonjës si puna jote, që të bënte tre rrugë jashtë shtetit pa sjellë asnjë investim, do të kishte pushuar nga puna. Por ti në e lexofsh mos u ndruaj nga ky arsyetim. Ti na eksporton imazh, dhe kjo nuk ka të paguar.
Të më falësh se u zgjata. Të uroj rrugë të mbarë dhe mirëardhsh kur të kesh kohë.
Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen p...
Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist total...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prisht...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...