Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Nga Mentor Kikia
Pasi e kishte dërguar draftin për konsultim në Komisionin e Venecias, komisioni parlamentar për hartimin e reformëns në drejtësi, vendosi që ai ti nënshtrohej një konsultimi të gjërë publik. Isha pjesë e një tryeze ku u diskutua forma sesi do të bëhej kjo dhe pati idera që drafti të diskutohej me popullin në salla të mëdha, por pastaj u hoq dorë nga kjo, sepse asnjëri nga ata që do të ishin në këto salla nuk do ta kishte lexuar draftin. Diskutimi u koncentrua në disa tryeza në qytetet universitare të vendit, me një auditor të ngushtë dhe nivel ekspertësh, të fushave të ndryshme. Një ide shumë e mirë, pasi reformat, ligjet dhe në përgjithësi gjërat e mencura nuk i bëjnë turmat, por elitat.
Por çfarë po ndodh në këto tryeza publike? Në shumicën e takimeve(deri tani janë zhvilluar tryeza kryesisht në universitete në Tiranë, Elbasan, Korcë, Shkodër etj), pjesën më të madhe të pjesëmarrësve e përbëjnë studentë apo njerëz që më shumë kërkojnë të informohen sesa të bëjnë sygjerime teknike për përmirësimin e draftit. Në këto kushte, vëmendja është përqëndruar tek deklarimet e ambasadorëve, pasi ata janë ?të ftuarit e nderit? që ulen në krye të tryezës. Madje përfaqësues të misioneve të ndryshme të huaja, marrin pjesë, duke thënë të njëjtat gjëra, në çdo tryezë edhe ekspertësh të nivelit të lartë.
Organizimi i këtyre tryezave nisi si një përpjekje për të marrë mendimet e njerëzve, qytetarëve apo ekspertëve të paangazhuar në këtë proces. Por flamurin e tryezës e kanë marrë diplomatët, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë auditor për të lëshuar deklarata, njëri më të forta se tjetri, kundër korrupsionit në drejtësi, duke theksuar nevojën e reformimit të sistemit. Ata janë vënë në rreshtin e parë të flamurtarëve që kërkojnë me forcë bërjen e kësaj reforme. Ata kanë ngritur zërin e tyre për të shuar çdo zë kundër, kryesisht brenda komunitetit të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, të cilët padyshim që nuk janë dakord me shumë çështje që i prekin ata drejtëpërdrejtë. Ambasadorët e ?zgjidhën gjuhën? duke përmendur emra kriminelësh të liruar e të pa dënuar, akuzuan drejtëpërdreëjtë gjyqtarët për pasuri të pajustifikluara dhe një shkallë të frikshme kurrupsioni. Përmes kësaj avokatie, ambasadorët duket se nuk po lënë asnjë shteg edhe për opozitën, e cila ka patur një mal me kontestime kundër reformës, duke akuzuar mazhorancën se përmes saj po merr kontrollin e drejtësisë. Por orteku i akuzave dhe avokatisë është bërë kaq i madh e i fortë sa askush nuk do të guxojë ti dalë më përpara e të bëjë oponencë ndaj këtij ligji, edhe për çështje teknike e të drejta, sepse do të cilësohet mbrojtës i gjyqtarëve të korruptuar apo shok i Emiliano Shullazit.
Reforma kërkon patjeter një konsensus të gjërë politik, i cili, nisur nga tradita jonë e bashkëpunimit, të jemi të sigurtë se nuk do të arrihej kurrë. Ndaj dhe diplomatët vendosën, që përmes këtyre qëndrimeve, të përgatisin mjedisin për ta detyruar opozitën të bashkëpunojë, me hir apo me pahir. E lodhur me gërr-mërrin e politikës sonë, mesaduket ata vendosën ti dalin të keqes përpara, në një tjetër mënyrë kësaj radhe dhe mirë bëjnë.
Por është tjetër gjë ti bësh opozitë politike reformës, duke qenë kundër saj në parim, dhe tjetër gje ti bësh oponencë neneve të veçantë, me qëllim përmirësimin e tyre. A ka këtu ndonjë rrezik? Druaj se po. A ka nevojë ai draft për tu përmirësuar? Absolutisht që po. Por druaj se nga një fushatë konsultimesh, ajo po shndërrohet në një fushatë referendare. Kjo frymë mund ta lehtësojë miratimin e ligjit, por mund të cënojë cilësinë, standaridin e tij.
Duhet të jemi të qartë për diçka. Nuk ka shqiptar sot, përvec atyre që kanë duart me gjak dhe xhepat me para të pista, që nuk e mirëpret këtë reformë. Nuk ka shqiptar që nuk e di që sistemi i drejtësisë është plaga më e madhe e shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë bashkë. Dhe nuk ka shqiptar që nuk e di që gjëja më e rëndësishmë dhe urgjentë që duhet bërë tani është pikërisht kjo reformë. Në këtë drejtim nuk duam shumë fushatë për të na mbushur mendjen. Çështja që shtrojmë është: A po përmirësohet drafti nga kjo fushatë konsultimesh apo jo? A mos vallë rrezikojmë që të miratojmë një reformë me cene dhe pastaj të fillojmë të identifikojmë problemet? Pasi politika jonë ka treguar se, kur vjen puna tek drejtësia, bën çdo gjë për të futur duart, dhe në këtë kuadër unë si qytetar nuk do ti besoja asnjë partie dhe asnjë qeverie, përfshi edhe kësaj që kemi. Reforma në drejtësi është vërtet emergjencë, por nevoja për të bërë reformën dhe nxitja e BE-së për ta përmbushur si kushtin kryesor të hapjes së bisedimeve, nuk duhet të na tundojë të nxitojmë e të bëjmë qoftë edhe gabime periferike.
Unë nuk jam ekspert i drejtësisë, por nga bisedat që kam patur me njerëz që njohin fushën shumë mirë(dhe këtu jam absolutisht kundër që gjyqtarët dhe prokurorët janë një kope hajdutësh që duhen dërguar të gjithë në thertore), di që drafti ka nevojë për përmirësime. Ndaj duhet të mos vrapojmë të miratojmë reforma ?me frymë revolucionare?, pasi nëse vëmë gabim edhe një presje sot, do ta paguajmë shtrenjtë nesër. Dhe në ligje, realisht edhe një presje ka shumë rëndësi.
fb.com/bledi.maneinstagram.com/bledimaneGjate vitit qe shkoi...
Kur në përvjetorin e njëzet e katërt të themelimit të PS, Ed...
Ben Blushi ka ndërruar taktikë. Shkrimet i lexon një herë në...
Nga Klodian TomorriPer nje kohe shume te gjate Bankat Qendro...
Kush lexon Kuranin nuk mund të mos vërejë se Allahu përsërit...
U bënë disa muaj që nuk kam përdorur këtë foltore, pasi fjal...
Në të bërët Selam, Sala është gjenial. Por nuk është vetën S...
Ne vend te anekdotes:Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja...
Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen p...
Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist total...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prisht...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...