Turizmi përshpejtohet në maj, hyrjet e të huajve rriten me rreth 16%
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Kur në përvjetorin e njëzet e katërt të themelimit të PS, Edi Rama përmendi “socialistët e Ilir Metës” , nuk ishte provokim ndaj aleatit të tij që ti kujtonte se LSI-në po e mban me miell hua. Realisht PS është transformuar kaq shumë në udhëheqjen e saj, saqë nuk ka lidhje me socialisten që shqiptarët mendonin dikur. I gjithë procesi selektiv i kandidatëve të bashkive kishte lidhje me projektin e Ramës për partinë e vitit 2017. Dhënia e pushteteve reale njerëzve të cilët i përputhen synimit të tij, është faza e fundit e shndërrimi. Në udhëheqjen e partisë, në pushtet qëndror dhe lokal, komandojnë njerëzit e Edi Ramës.
PS-ja e vjetër që mund ti sillte pengesa, tashmë nuk ekziston më, janë larguar duke pranuar karrigen e spektatorit, ose vendosur në karantinë. Brezi i ri i cili mendohej të ishte pasardhësi i gardës së vjetër, u shpartalluan nga Rama. Përjashto Blushin, të tjerët përpiqen ti shfaqin besnikërinë dhe falsifikojnë letrat si simpatizantë të hershëm të tij. Erion Veliaj ka grupin më të strukturuar dhe tashmë edhe me resurset që ofron bashkia, po përgatitet dhe ka shumë gjasa ta trashëgojë PS-në. Me njerëz të sjellë nga “MJAFT”-i, të vendosur në pozicione kyçe, pret çastin të marri timonin. Thënia e Ramës në një nga intervistat elektorale se “as e mendonte dhe as e vendoste ai që Veliaj të merte PS”, është nga pohimet e zakonshme të tij, kur realisht është pikërisht ajo që ka në mëndje. A nuk tha se ?Veliaj nuk do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës?, pak para se ta shpallte?
E vetmja pengesë që mund të kenë është Sajmir Tahirit, një lloj Thanas Vaja i Edi Ramës. Besnik; nga njerëzit efiçentë të një qeverie që ka probleme serioze me mediokritetin; makinë efikase elektorale; i mungon karizma publike dhe aftësia të krijojë mbështetës apo aleanca jashtë krahinës së prejardhjes për të pretenduar trashëgiminë e PS-së. Mungesa e proceseve përzgjedhës sipas normave të një partie, atrofizimi i demokracisë së brendshme, ka sjellë eliminimin e talenteve të tjerë që mund të vijnë si rezultat i evolucionit natyral, proces që është zëvendësuar nga krijesat e laboratorit të Ramës. Pjesa vendimmarrëse e PS për aq sa ju ka deleguar shefi i tyre, tashmë përbëhet nga ish punonjës bashkie, shefa OJQ-sh, apo antarë të MJAFT-it. Administrata operative, ajo që ka edhe titujt ekzekutiv dhe jetën ekonomike, janë përzgjedhje të Ramës dhe i përgjigjen direkt atij. Rama nuk i ka lënë asgjë në dorë rastësisë që PS të transformohet në diçka që nuk do ai.
Gjithë ky ndërrim emrash, mund të cilësohej ndërrim brezash. Por Partia e re Socialiste nuk ka thuajse asgjë socialiste as në program që të përputhë emrin me thelbin dhe as ka zbatuar ndonjë reformë të majtë në dy vjet qeverisje. Faktet janë kokëforta. Në vitin 2013, në fund të qeverisjes se PD, me miratimin edhe të PS, ndryshohet Kodi i Procedurës Civile përsa i takon pasurive të hipotekuara për kredi në banka, duke favorizuar këto të fundit dhe penalizuar rëndshëm privatët dhe pronarët e banesave të cilët nëse nuk shlyejnë tre këste, shtëpia ju nxirret në shitje dhe brenda një periudhe rekord pranohet oferta edhe nën vlerën e tregut, mjaft të shlyejë bankën, duke e lënë banuesin në rrugë të madhe. Taksa progresive, rezultoi kamzhik për shtresën e mesme. Ka mbi dhjetë vjet që në paga nuk indeksohet inflacioni. Ka 25 vjet që nuk përllogaritet niveli zyrtar i varfërisë, duke lejuar abuzime me nivelin e asistencës sociale. Ndihma ekonomike është 8.000 lekë, por një pjesë trajtohen me 2.000 lekë. Shqipëria ka rreth gjysëm milion pensionistë, ku një pjesë e mirë marrin pensione që nuk kalojnë 100 eurot në muaj. Mardhëniet publik-bankë, shtëpia, mbrojtja e shtresës së mesme, pensionet, taksat, asistenca, të gjitha këto tema, janë flamuri i të majtës botërore. Por tek PS-ja nuk ka shenjë.
I fundmi ledh që PS të kthehej në një formacion të tipit “Lista Edi Rama”, ishte nëse baza e së majtës do ti pranonte këto ndryshime. Zgjedhjet bashkiake ishin testi i fundit. Ashtu si në 2009-ën, Rama i hodhi gjithë gurët në tavolinë, por këtë radhë jo për të nxjerrë jashtë loje klasën politike kundërshtare, por të marrë hipotekën e PS. Ja doli. Pas kësaj, do të vijë matja e peshave me Ilir Metën, sesa feta nga torta e të majtës i takojnë njërit dhe sa tjetrit. Por atëherë Rama do ta dijë se feta me emrin PS, është komplet e tij. Mund ta quajë edhe “Lista Rama”. Publikut i mbetet të shpresojë se një eksperiencë e dështuar në Itali si ajo e listave personale politike, mund të funksionojë këtu. Por eliminimit të një prej krijesave më genuine të demokracisë partiake si PS-ja, do të ketë kosto në zhvillimin demokratik të vendit. Dhe lënia e vendit pa një parti të majtë, do të krijojë probleme sociale në rritje. Pasi edhe në vazhdoftë të mbajë siglën e PS për t’iu marrë votën votuesve të moshës së tretë që kërkojnë një logo identifikimi apo personave që për lustër ju pëlqen të quhen të majtë, Partia Socialiste sot e më tej do të jetë diçka që Rama do, por që nuk ka më lidhje me të majtën dhe idealet e saj.
Ben Blushi ka ndërruar taktikë. Shkrimet i lexon një herë në...
Nga Klodian TomorriPer nje kohe shume te gjate Bankat Qendro...
Kush lexon Kuranin nuk mund të mos vërejë se Allahu përsërit...
U bënë disa muaj që nuk kam përdorur këtë foltore, pasi fjal...
Në të bërët Selam, Sala është gjenial. Por nuk është vetën S...
Ne vend te anekdotes:Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja...
Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen p...
Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist total...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prisht...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...