Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nuk ka lindur shtatëdhjetë e tre vite më parë majë një kodre në një katund të Ishmit.
Të bëhej konkursi “Mister Trishtimi”, monosilabiku ynë do fitonte çmimin e parë.
Prej fytyrës së gdhendur thellë i buçet një katarakt ashpërsie dhe butësie që të kujton Jetimi-n e Paul Verlaine; “Zengjin prej syve dhe belave”.
Shumë vite më parë mbaroi ushtrinë dhe u kthye në fshat. Ç’të bënte në katundin ku edhe qameti qante. Iku në Durrës. Gjeti një punë. Punoi nja dy vite. Një ditë vajti i trokiti në zyrë një nëpunseje,
-Bëhu gruaja ime !
-Jo.
Kjo ?jo? j?a hodhi trurin në erë si me tritol. Ta vriste veten, j?u duk kollaj, por pak. Vetja duhej te jetonte e të vuante sa e meritonte. Zgjodhi të vdiste, jo një herë duke vrarë veten, por aq herë sa ditë e netë i kishin mbetur nga Ymri i Zotit. Kështu u nis në rrugën e gjatë të vetndëshkimit për të verifikuar nëse e kishte hak atë ?jo?.
U kthye ishmaku në katundin e vet me përpara diellin.
Prej atëhere nuk i është afruar kurrë asnjë femre. Prej atëhere nuk pranon kurrë të marrë gjë prej dorës së ndonjë femre. Prej atëhere nuk është larguar kurrë nga katundi. Me përjashtim të një rasti kur magazinieri i kooperativës, tre vëllezërve, njëri prej të cilëve ishte Ruk, u nisi haber të vinin të merrnin misër se ?i kishte dalë tepër?. Vajtën herën e parë tre vëllezër morën dhjetë kilogram misër. Kur vajtën herën e dytë ranë në kurth. Magazinieri, i cili kishte vjedhur nja treqind kilogram misër, për të mos u marrë vesh vjedhja, nga njëra anë kishte thirrur vëllezërit, n’anë tjetër Policinë së cilës i kishte thënë paraprakisht se misrin vinin e vidhnin tre vëllezërit. Kështu i arrestuan dhe i dënuan. Ruk, më i riu, shtatë vite burg. Dy të tjerët, njëri dhjetë tjetri pesëmbëdhjetë.
Tre vëllezër, dhjetë kilogram misër, tridhjetedy vite burg.
I kryen vitet e burgut.
Ruk erdhi përsëri në fshat për tu përpirë edhe më thellë nga vorbulla e trishtimit.
Ndërkohë, gaz e hare’ gjithandej. Jeta e lumtur në fshatin socialist. Festa e bukës. Festa e grurit. Festa e festës. Festë gjithandej.
Ruk sot është më fukara se fukarallëku, më i trishtuar se trishtimi. Ngrihet në mëngjez i ngjitet kodrës për të mbledhur shkarpa. Kthehet pasdite vonë. Shpesh nuk ha as nuk pi. Flak shkarpat, shtrihet, mbulohet, fle, ndoshta ëndërron.
Fytyra e Ruk, pergamenë e vjetër e tharë e rrudhur, hon i thellë mishtor, bregore kockore, vorbull, gjeratore, shtjellë përpirëse, mbi të ilën është gdhendur gjithçka, mali përballë, dielli përmbi, deti atje tej, fushat aty pranë, shirat, breshërat, erërat, hallet, brengat, burrëria, dashuria, zhgënjimi, uria.
Ruk për shtëpi ka një si biçim dhome, një kotec i fëlliqët tre me tre metra. Shtrat i sajuar në një qosh. Jorgan, çarçaf, një mal me lecka mbi shtrat. Dyshemeja truall dheu plot baltra dhe pellgje. Në një qosh çizme të përbaltura llastiku.
Atje poshtë Rinasi, autostrada, Tirana.
Nën kodër “Përroi i Gjermanit”.
-Ç’i bëri gjermani këtij përroi ? E dogji ?!
-Nuk e di.
-Po çfarë di ti ?
-Unë di se ay gjarpëri i trashë mbi asfalt tregon tersllëk, dhe se Ruk, ky përbindësh Dashurie dhe Dëshpërimi që vdes natën mes pisllëkut të kotecit dhe ngjallet ditën mes ajrit të pastër, tani po pret të takohet e të martohet përgjithmonë me një tjetër femër, me një të re fare, me Atë që kurrë nuk të thotë kurrë ?jo? dhe kurrë nuk të tradhëton, me Vdekjen.
Do ta mbaj mend, asnjehere nuk do ta harroj, si vitin kur pe...
Nga Klodian TOMORRIRepublika e Weimarit ishte demokracia gjy...
Edhe pse projektligji që kërkon t’i mbajë kriminelët jashtë ...
Ditën e Pavarësisë, në Kosovë, arrestohet deputeti Albin Kur...
Në vitin 1993 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Në rini, ishte ...
U nisëm për demokraci, Europë, mirëqënie, individ të fortë, ...
Nga Arben BerishaNe keto zgjedhje te para, teorikisht demokr...
Dita e shpalljes së Pavarësisë është festa më e rëndësishme ...
Nga Eduart ZaloshnjaNë dy vjetët e para të qeverisjes, qever...
Nga Mero BazeAlbin Kurti i vlen Kosovës i lire, ndërsa kauz...
Eni BITRAKUSot ne diten me te shenjte dhe te ameshuar tregua...
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjed...
Nga Besnik ALIAJSot eshte dita me e rendesishme e kombit shq...
Nga Mentor KikiaPasi e kishte dërguar draftin për konsultim ...
fb.com/bledi.maneinstagram.com/bledimaneGjate vitit qe shkoi...
Kur në përvjetorin e njëzet e katërt të themelimit të PS, Ed...
Ben Blushi ka ndërruar taktikë. Shkrimet i lexon një herë në...
Nga Klodian TomorriPer nje kohe shume te gjate Bankat Qendro...
Kush lexon Kuranin nuk mund të mos vërejë se Allahu përsërit...
U bënë disa muaj që nuk kam përdorur këtë foltore, pasi fjal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...