Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Andi BUSHATI
Një skeç i transmetuar në mbrëmjen e ndarjes së viteve nga televizioni Kosovar KTV po ndan prej ditësh opinionin shqiptar përtej kufirit, mes atyre që duan të ruajnë të paprekur ikonën e komandatëve të UÇK-së dhe atyre që i kanë mëshuar anëve të tyre të erëta.
Për shumëkënd historia e grupit të mirënjohur ?Stupcat?, që tërheq që prej vitit 2002 vëmendjen e publikut shqiptar me hitet e tij, është thjeshtë një herezi. Në emër të dënimit të saj kanë ngritur zërin që nga Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, organizata e veteranëve të luftës dhe mjaft personalitete të tjera matanë kufirit.
Të frymëzuar prej tyre, qindra anonimë në Facebook kanë kërkuar vdekjen e aktorëve, kanë lëshuar një batërdi kërcënimesh e fyerjesh për ta, madje u kanë përmendur edhe paratë që marrin nga sponsorët.
Sipas tyre, mbrëmjen e vitit të ri, në KTV, ka ndodhur një sakrilegj, një blasfemi, një shpifje antishqiptare e barazvlefshme me raportin e Dick Martit.
Po ç?kanë bërë në fakt humoristët kosovarë?
Në një skeç 12 minuta të gjatë (shiko poshte rubrika lajme Lapsi.al), ata, me sarkazmën e tyre therëse paraqesin dy komandantë të UÇK-së të cilët në prag të çlirimit përgatiten të plaçkisin Prishtinën. Ata vizatohen si injorantë pa shkollë dhe si vrasës cinikë, që likujdojnë me gjakftohtësi edhe ushtarët që rrefuzojnë të marrin pjesë në këtë pazar. Pavarësisht se skeçi ka anën e tij skematike, duke mos i shpëtuar klishesë së komandantit ?të keq? dhe ?ushtarit të mirë?, duke gjetur një rugëdalje ndaj akuzave të pritshme, ai ka shkaktuar vërtet një reagim të madh.
Vizatimi i një pjese të UÇK-së si kriminale dhe grabitëse nuk është një fabul e re.
Nuk është as një gjë e thënë vetëm me humor.
Ajo nuk është një akuzë e artikuluar vetëm nga serbët, apo nga të ?paguarit prej tyre? të tipit Dick Marti, siç pretendojnë herojtë tanë.
Ai është një realitet i dhimbshëm i luftës së një dekade e gjysëm më parë, të cilin pasi nuk e zbardhi dot Gjykata e Hagës, do të provojë ta kthjellojë një tjetër Gjykatë speciale e sapo miratuar.
Për këtë pjesë të errët të historisë vezulluese të çlirimit të gjysmës së kombit, kanë shkruar me guxim në anën tjetër të kufirit, Veton Surroi, Baton Haxhiu, e Arben Idrizi.
Për krime monstruoze kanë folur me po aq guxim në Tiranë, Mero Baze dhe Fatos Lubonja.
Por, në këtë rast, në humorin e zi të ?stupcave? këtë vit të ri, problemi nuk është tek polemika lidhur me këtë fakt historik.
Më shumë sesa një qëndrim, ndaj denoncimit apo mbrojtjes së krimeve të UÇK-së, më shumë sesa një debat për mosprekjen apo dekonstruktimin e miteve që gëlojnë mes nesh, më shumë sesa një çështje e tabuve apo e rrënimit të tyre, diskutimi që po zhvillohet sot ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe me emancipimin e shoqërive tona.
Pyetja që shtrohet është: sa jemi të aftë ta pranojmë humorin, satirën, madje edhe fshikullimin mbi veten tonë dhe mbi ?idhujt? tanë?
Sepse kur është fjala për të vënë statuese në Facebook ??Je suis Charlie? ne nxitojmë të reshtohemi pa hezitim dhe gati me mendjelehtësi përkrah vlerave të përbashkëta perendimore.
Sepse kur diskutojmë për botën, jemi ta gatshëm të mbrojmë qoftë karikaturistët daneze të Muhametit, qoftë ?Vargjet satanike? të Razhdisë, apo qoftë herezitë e Dan Braunit.
Por. kur vjen puna tek vetja jonë, shpesh zhvishemi nga këto vlera.
Dhe rasti i humorit të zi me komandantët vrasës të UÇK-na kujton pikërisht këtë difekt, këtë dyfytyrësi, këtë hipokrizi.
Natyrisht, këtu askush nuk është i detyruar të bërtasë me të madhe ?Unë jam një stupc?, por të gjithë jemi të obliguar ta pranojmë humorin dhe sarkazmën e tyre, qoftë edhe kur ajo mëton të na tregojë si vrasës, çlirimtarët tanë./Lapsi
Nuk ka lindur shtatëdhjetë e tre vite më parë majë një kodre...
Do ta mbaj mend, asnjehere nuk do ta harroj, si vitin kur pe...
Nga Klodian TOMORRIRepublika e Weimarit ishte demokracia gjy...
Edhe pse projektligji që kërkon t’i mbajë kriminelët jashtë ...
Ditën e Pavarësisë, në Kosovë, arrestohet deputeti Albin Kur...
Në vitin 1993 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Në rini, ishte ...
U nisëm për demokraci, Europë, mirëqënie, individ të fortë, ...
Nga Arben BerishaNe keto zgjedhje te para, teorikisht demokr...
Dita e shpalljes së Pavarësisë është festa më e rëndësishme ...
Nga Eduart ZaloshnjaNë dy vjetët e para të qeverisjes, qever...
Nga Mero BazeAlbin Kurti i vlen Kosovës i lire, ndërsa kauz...
Eni BITRAKUSot ne diten me te shenjte dhe te ameshuar tregua...
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjed...
Nga Besnik ALIAJSot eshte dita me e rendesishme e kombit shq...
Nga Mentor KikiaPasi e kishte dërguar draftin për konsultim ...
fb.com/bledi.maneinstagram.com/bledimaneGjate vitit qe shkoi...
Kur në përvjetorin e njëzet e katërt të themelimit të PS, Ed...
Ben Blushi ka ndërruar taktikë. Shkrimet i lexon një herë në...
Nga Klodian TomorriPer nje kohe shume te gjate Bankat Qendro...
Kush lexon Kuranin nuk mund të mos vërejë se Allahu përsërit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...