Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Për shumë shqipëtarë fakti se qeveria përpiqet të mashtrojë investitorët e huaj për të hedhur para në vend, nuk përbën ndonjë sakrilegj. Ata mund ta shohin këtë përpjekje si një mjet të keq që justifikon një qëllim të mirë. Kështu mund të jetë lexuar prej tyre edhe përpjekja për të reklamuar ?vendin lider të reformave në Ballkan? në biblën e ekonomisë botërore, ?The economist?.
Pavarësisht se një praktikë e tillë është krejtësisht inefikase, pavarësisht se ata që hedhin para nga xhepi i tyre nuk gënjehen aq kollaj, pavarësisht se mbi 250 mijë eurot e paguara nuk kanë asnjë vlerë para pasqyrës negative që bënin mediat e huaja në të njëjtën periudhë, kjo nismë në pamje të parë mund të mos duket një mëkat. Të tilla praktika përdorin edhe vendet tona fqinje, Mali i Zi, Maqedonia, madje edhe Bullgaria në mediat prestigjoze botërore.
Por, publiku shqiptar, faqet online dhe komentuesit e tyre filluan të reagojnë për mënyrën perverse se si kërkuan tu?a shesin shqipëtarëve shkrimin reklamë të publikuar në ?The Economist?.
Fillimisht mediat pro qeveritare raportuan me bujë lajmin se revista më prestigjoze e ekonomisë botërore, po i thurte lavde reformave të Edi Ramës. Dhe këtu kemi të bëjmë me mashtrimin e dytë. Pra 250 mijë eurot nuk qëkërkishin paguar për të bindur inestitorët e huaj, por për të gënjyer publikun vendas.
Dhe kjo praktikë është një zanat i vjetër i spin doctorsave të Ramës. Që nga koha e kryesimit të bashkisë, sa herë Rama gjendej një vështirësi, sa herë ai kishte problem, lëviznin lobistët, miqtë dhe propoganduesit e tij për të sjellë një gazetar të huaj për të shkruar diçka pozitive. Dhe kur artikulli publikohej, ai u përplasej me arrogancë në fytyrë kritkëve të paktë vendas: ?e shikoni, zilia, injoranca dhe dritshkurtësia juaj, përgënjeshtrohet nga mediat ndërkombëtare. Ju e anatemoni, por bota e ngre në qiell?.
Në fakt, duhet pranuar se kjo strategji nuk ka qenë e pasuksesshme. Një pjesë e kultit të Edi Ramës, që e ndihmoi atë për të marrë edhe PS edhe qeverinë, ka qenë eksportimi i imazhit të tij nga jashtë, për punët që ka bërë brenda Shqipërisë.
Kjo metodë është ndihmuar edhe nga dy faktorë. Së pari ky portret i eksportuar, nuk vihej në dyshim nga mediat që drejtoheshin të gjitha nga pronarë pallatesh. Ndërsa së dyti, në fillim të viteve 2000-jë Shqipëria nuk ishte kaq e lidhur me botën virtuale dhe çdo gënjeshtër hahej më kollaj.
Tani jo më.
Pikërisht për këtë, menjëherë sapo doli lajmi, me dhjetra komentues, shumë përpara Berishës, PD-së apo mediave tradicionale, nxituan ta demaskojnë mashtrimin. Ata nënvizuan njëzëri dhe të rrevoltuar se shkrimi me të cilin qeveria po lavdërohej ishte thjesht një shërbim me pagesë. Asgjë më shumë sesa një reklamë.
Të zënë ngushtë pas këtij mashtrimi banal, propogandistët e Ramës dhe mediat që i besojnë symbylluri, prodhuan një mashtrim të tretë. Ata filluan të sulmojnë Berishën dhe qeverinë e tij se kishte harxhuar gjithashtu shuma maramendëse parash, duke ndjekur të njëjtat praktika. Madje edhe më keq, duke i përdorur ato për të denigruar opozitën.
Të gjitha këto janë të vërteta. Fiks kështu ka vepruar edhe qeveria paraardhëse, por duke rënë në këtë krahasim, propoganduesit e qeverisë harruan një gjë: se i kishin paguar 250 mijë euro, për të vënë vetulla dhe jo për ti nxjerrë sytë njëri- tjetrit se kush ka qenë më keq.
Ata harruan se këtu debati qe me njerzit që u kërkonin llogari se pse po na mashtroni dhe jo me Berishën që kish gënjyer po njësoj.
Por, ky serial i denjë për Pinokun, – fillimisht gjoja sikur po gënjejmë të huajt, pastaj përmes tyre vendasit e në fund justifikimi se nuk po mashtrojmë më keq sesa Berisha,- sado i shëmtuar që të jetë,- e ka edhe një anë pozitive. Ai tregon se gjërat kanë ndryshuar shumë që prej fillimviteve 2000, kur Rama hyri në politikë.
Aksesi në internet, ndërlidhja e aty për atyshme dhe zhvillimi i mediave sociale, i bëjnë të pamundura mashtrime si ato të një dekade e gjysëm më parë.
Kështu që nëse do të vazhdojë të përparojë përmes gënjeshtrës, Rama duhet të lodhet së paku për të ndryshuar taktikë. (Lapsi.al)
Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti ësht...
Nga Arenc BERATIPOST MORTEM per nje proteste me urdher nga P...
Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje ...
Nga Mitro CELA 15 janar. Përvjetori I vdekjes së mamasë . Vd...
JU KAM DHJERË REFORMËN! Në kalendaret e historisë së shqipta...
Nga Mentor KIKIAKjo foto ka marrë shumë vëmendje dhe për pas...
Partia Demokratike kundërshtoi draftin e reformës për drejtë...
Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e...
Nga Jonida HITOVEIZINjë ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Tea...
Kjo eshte jo thjeshte nje foto qe te trishton . Zhgenjyes ky...
Nga Mentor KIKIAAshtu siç kishte paralajmëruar, Gjergji, lëv...
Pasi i vdiq gruaja Shpresa, Besimit ngordhalaq i mbetën 12 j...
Erdhi koha që të bëjmë më në fund analizën logjike të asaj q...
Nje dite me pare shefi i FMN ne Tirane, Jens Reinke leshoi n...
Histori e gjatë dhe e vështirë kjo mes Ramës dhe Metës. Një ...
Nga Afrim KrasniqiNjë sistem vendimmarrës duhet të jetë, së ...
Dhe që pastaj pa pikë turpi na llomotisin për liritë e tregu...
Martesa e lumit me detin është shekullore. Mbijetojnë së bas...
Gjysma e kryeministrave, presidentave, mbretërve të botës, j...
A ka më realisht një koalicion qeverisës në Shqipëri?! A ka ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...