Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në fundjavë Shqipëria u mbërthye nga i ftohti polar. Parashihen sërish temperatura shumë të ulta, që do të thotë, vështirësi në jetën normale të vendit, zona të izoluara, trafik i rrezikshëm, probleme në kryerjen e shërbimeve bazë që afron shteti dhe meriton qytetari. Në fillimvit shiu dhe përmbytja ndëshkuan sërish zona të tëra në vend, sipas traditës së ligë që tashmë përsëritet pambarim, kur më shumë se natyra, autor është marrëzia njerëzore e dy dekadave të fundit. Njëlloj siç është varfëria, jo një mallkim, por një peshë e prodhuar sa nga tradita e djeshme e largët ? shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të pasur ? aq dhe nga marrëzitë e sotme të historisë moderne të vendit!
Pati një duel tjetër për dy artikuj paralelë të botuar në anglisht: në të parin lëvdohej Shqipëria kundrejt një pagese të nxjerrë nga xhepi i shqiptarëve dhe në të dytin, Shqipëria trajtohej si një xhep i harruar nga Perëndimi diku në Lindjen e Mesme, që prodhonte Cannabis e nga Cannabis-i shpikeshin miliarda për financimin e terrorizmit ndërkombëtar.
I pari është pasqyra sesi do të duhej të dukej portreti real i vendit. Shpesh vlen edhe një model gjysëm i vërtetë për të qenë një mënyrë për të arritur deri tek e vërteta e plotë dhe e bardhë, (njëlloj si rendja mbas vijës së horizontit në fakt).
I dyti është ana tjetër e pasqyrës që është zakonisht e zezë dhe që dëshmon sesi palaço që kanë anglishten gjuhë të nënës, janë krijesa paralele me të tjerë që flasin shqip dhe që përdorin vetëm katranin për të vizatuar gjithçka ndodh në Shqipëri.
Po të lexohet çfarë thotë opozita, sot dhe dje, po të shihet se çfarë deklamon opozita e sotme dhe ajo e djeshme, ka një Shqipëri të vërtetë si ajo që përshkruhet si oaz terrorizmi. Kur kryeministri është edhe vrasës, bandit, i çmendur, i korruptuar deri në palcë nga njëra anë dhe është kryebaron i drogës, përdorues pervers kokaine, zotëri 200 milionësh nga ana tjetër. Kur ministrat e brendshëm janë thjesht trafikantë zyrtarë të drogës. Kur ministrat e energjisë, nëse do të kishin shtatë shpirtëra si macet, duhet t?i lenë ato njëra pas tjetrës në qeli për të gjithë jetën. Kur ekonomia njëherë është mbas shpinës së Gjermanisë në nivel rritjeje dhe njëherazi është thellë në humnerë. Thjesht dhe vetëm bardh e zi. Ose në majë të pushtetit, ose në burg. Ose lavdi si Mesia, ose turp si Judë!
Me të njëjtin stil e patos, Shqipëria e parë nga syri i sotëm i politikës pluraliste, njëlloj si komunistët dje, është një lavjerës ngjyrash bardh e zi. Një kontrast mizor që Noli dikur do ta parandjente se ajo paprerë e pandalim do ta kishte mënyrë jetese: ?Fryn bulçit? e trumbeton/ që katrani zbardhëllon? dhe anasjelltas, që katranos dhe çfarë është pak e bardhë.
Në fillim të vitit, duke folur për refomën në drejtësi, Meta tha se nuk e preferonte të parit bardh e zi të gjërave.
Një javë më pas, duke shpjeguar reformën në drejtësi, Rama foli për teorinë e ngjyrave, duke thënë se përzjerja e disave prej tyre, bënte të zezën. Teorikisht po! E kuqja, e verdha dhe bluja prodhojnë ngjyrën e zezë, gjithmonë nëse pranohet diskutimi themelor i specialistëve të ngjyrave, nëse e zeza është një e tillë apo është thjesht një vrimë. Njëlloj siç diskutohet nëse ngjyrë është dhe e bardha. E thënë ndryshe, siç kishte dëshirë të citonte Reganin një ish-kryeministër kur qeveriste vendin: qeverisja është gjithmonë problemi. Kur ajo punon mirë (ngjyra e bardhë) nuk është lajm sepse duhet të jetë normalitet, kur dështon (ngjyra e zezë) është fatkeqësi, por jo fatalitet.
Ka një debat të pafundëm nëse Rama e Meta janë në marrëdhënie ?dashurie?, miqësie, ndershmërie, shoqërie apo përkundrazi, nëse urrehen dhe janë peng i shifrave elektorale të njëri-tjetrit. Nëse janë identikë në qëndrime apo qëndrojnë bashkë jo nga malli njerëzor, por nga halli i interesave politike. Edhe kritikët, edhe dashamirësit nguten të shohin e t?i shohin vetëm bardh e zi. Në fakt ka dhe shumë më tej se kaq. Varet nga këndvështrimi. Për shembull, Shqipëria padyshim është shumë më mirë sesa ka qenë në të shkuarën e saj, por është shumë më keq sesa do të duhej të ishte. Dhe padyshim do të ishte shumë më e mirë nëse në përditshmërinë e saj, politika nuk do të përdorte topin për çdo mizë në fluturim. Dhe nëse nuk do të shihte vetëm një kontrast bardh e zi, që shkon nga njëra anë tek tjetra si lavjerës budalla ballkanik./Javanews.al
Një kujtesë nga heroi! Me datën 28 nëntor 2012, në nderim të...
Për shumë shqipëtarë fakti se qeveria përpiqet të mashtrojë ...
Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti ësht...
Nga Arenc BERATIPOST MORTEM per nje proteste me urdher nga P...
Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje ...
Nga Mitro CELA 15 janar. Përvjetori I vdekjes së mamasë . Vd...
JU KAM DHJERË REFORMËN! Në kalendaret e historisë së shqipta...
Nga Mentor KIKIAKjo foto ka marrë shumë vëmendje dhe për pas...
Partia Demokratike kundërshtoi draftin e reformës për drejtë...
Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e...
Nga Jonida HITOVEIZINjë ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Tea...
Kjo eshte jo thjeshte nje foto qe te trishton . Zhgenjyes ky...
Nga Mentor KIKIAAshtu siç kishte paralajmëruar, Gjergji, lëv...
Pasi i vdiq gruaja Shpresa, Besimit ngordhalaq i mbetën 12 j...
Erdhi koha që të bëjmë më në fund analizën logjike të asaj q...
Nje dite me pare shefi i FMN ne Tirane, Jens Reinke leshoi n...
Histori e gjatë dhe e vështirë kjo mes Ramës dhe Metës. Një ...
Nga Afrim KrasniqiNjë sistem vendimmarrës duhet të jetë, së ...
Dhe që pastaj pa pikë turpi na llomotisin për liritë e tregu...
Martesa e lumit me detin është shekullore. Mbijetojnë së bas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...