Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Gjatë dy muajve të ardhshëm PS përfundon procesin e organizimit strukturor, duke vendosur, siç është lajmëruar, papajtueshmëri midis drejtuesve lokalë të saj si dhe deputetëve e ministrave, si dhe duke ndjekur praktikën e emërimit të koordinatorëve. Vitin e kaluar PD vendosi të ndryshojë strukturën drejtuese duke krijuar një kryesi të madhe, duke emëruar koordinatorë si dhe deleguar drejtues lokalë në degët kryesore. LSI vendosi gjithashtu të ndryshojë strukturën drejtuese duke u dhënë 50% të vendeve grave, vajzave dhe rinisë, si dhe duke emëruar komisione e nën-komisione. Janë vendime pa interes publik, por që ndryshojnë tërësisht strukturën e partive respektive politike, secili i marrë në emër të reformimit dhe përshtatjes me realitetet e reja. Sa reformuese, pozitive apo negative janë këto ndryshime? A kanë ato ndikim në problematikën themelore të partive politike, sistemit politik si dhe cilësinë e vendimmarrjes dhe të përfaqësimit? A kemi të bëjnë me reforma politike apo me akte taktike administrative?
Në dallim nga shumica e modeleve perëndimore, Shqipëria i ka përfshirë partitë politike si institucion dhe parim funksionimi në Kushtetutë. Neni 9 i Kushtetutës detyron partitë të jenë demokratike, të jenë konkurruese, si dhe të jenë transparente në financimi e tyre. Bazuar në këtë përcaktim, formalisht, asnjë parti politike shqiptare, përfshirë tri partitë e lartpërmendura, nuk janë dhe nuk veprojnë konform kushtetutës. Ato nuk aplikojnë zgjedhje të rregullta demokratike, nuk janë konkurruese dhe nuk bëjnë publike financimet dhe kostot e shpenzimeve të tyre.
Në analizën faktike partitë vijojnë të kenë pushtet maksimal, të mbeten mekanizmat e vetme të promovimit në karrierë, dhe të ushtrojnë të vetme sovranitetin e qytetarëve. Ndaj aktet e tyre të brendshme kanë vlerë publike dhe duhen lexuar edhe si vizion i tyre për shtetin e së drejtës dhe demokracisë funksionale. Ndryshimet e fundit statusore të secilës palë një rast që meriton analizë në funksion të kësaj dobie dhe roli publik e kushtetues. Parë në retrospektivë, palët politike kanë eksperimentuar disa herë forma të reja organizimi, gjithnjë në emër të nevojës për imazh dhe ekip të ri. Deri në fundin e viteve ?90 partitë funksiononin me zv/kryetarë, më pas krijuan sekretariate, një strukturë e ngjashme me sekretarin në PPSH. Gjatë dekadës së parë u vendosën kufizime në mandatet e deputetit me të kryetarit të partisë, më vonë u njësuan postet, në fundin e dekadës së dytë u krijuan struktura të reja koordinuese dhe paralele me kryesitë e zgjedhura, dhe prej disa vitesh, eksperimentohet me KOP, me rivalitet kryesi-sekretariat, si dhe me forma të reja. Në politikë lëvizje të tilla quhen “skema taktike? dhe bëhen kryesisht me dy qëllime: e para, të eliminojnë ndonjë rrezik potencial për lidershipin; e dyta, të rishpërndajnë pushtet në shumë emra e nivele.
Secila nga ?reformat? e mësipërme në vite ka pasur saktësisht këto dy qëllime. Sa herë liderit kanë dashur të evitojnë një grup/brez apo trend politik kanë shpikur rregulla të reja, struktura të reja, dhe forma të reja vendimmarrjeje, përmes të cilave impononin mendimin e tyre. Koncepti i rishpërndarjes së pushtetit tek strukturat e reja, pa përvojën dhe legjitimitetin e strukturave tradicionale, lidhet me synimin e parë, – kontroll përmes rishpërndarjes dhe kontroll përmes procesit të emërimit të elitave politike. Nuk pati zgjerim të demokracisë brenda partive dhe as konkurrencë më të madhe, nuk pati identifikim më të qartë programor dhe as zgjerim cilësor dhe përfaqësues. Sapo skemat taktike i përmbushën dy qëllimet e tyre pragmatiste, u harruan, u braktisën dhe u kërkua skemë tjetër, eksperiment tjetër dhe mekanizëm tjetër kontrolli.
Shembull konkret janë tri partitë e mëdha: PS vendosi më 2013 që ministrat të mos jenë deputetë, por ndryshe nga premtimet dhe pritshmëria, kjo nuk solli formim të parlamentit, përkundrazi, dobësim të trupës legjislative dhe ekzekutive, si dhe forcim të pushtetit të kryetarit – kryeministër. PD më 2015 vendosi të zgjerojë kryesinë në numër rekord anëtarësh shumica të emëruara apo kooptuar, por kjo nuk solli i krijimin e një elite të re politike dhe as një opozitë më cilësore në përfaqësim. Përkundrazi, dobësoi trupën parlamentare dhe zërat përfaqësues të opozitës. LSI në emër të rifreskimit bëri ndarjen e posteve në qeveri me ato në parti, por kjo nuk dha rezultat, përveçse zgjeroi numrin e njerëzve që dilnin në konferenca shtypi. Më herët, PD vendosi që kryetarët e bashkive dhe deputetët të mos jenë kryetar partie, dhe por pas humbjes 2015 u konstatua prej saj se ndarja e pushtetit në bazë nuk ishte zgjidhja e duhur. Rivaliteti midis deputetëve dhe kryetarëve lokalë, dhe më tej, midis koordinatorëve dhe drejtuesve lokalë reflektoi debate të ashpra dhe kalim përgjegjësie të humbjes të njeri tjetri. PS emëroi koordinatorë kombëtare në rrethe e rajonale dhe tani po aplikon skemën që PD ka aplikuar pa sukses më 1995 dhe 2014, apo që vetë PS ka aplikuar në fillim të viteve 2000, – me pritshmëri të njëjtin rezultat, – eksperiment taktik në funksion të kontrollit të centralizuar të partisë.
Cilat do jenë pasojat? Nëse deputeti nuk do lejohet të jetë kryetar dege apo nëse kryetari I degës nuk lejohet të kandidojë edhe për bashki, atëherë përse duhen partiakët në degë, cili do jetë funksioni i tyre dhe a do kthehen zyrat e partisë si zyrat e kuadrit të KQ të PPSH, për orientime politike dhe për emërim/shkarkime? Shqetësimi i bazës tani do shkojë tek partia, ajo do e çojë atë tek deputeti dhe ky i fundit tek ministri, – pra edhe një mekanizëm tjetër burokratik për të dobësuar funksionin përfaqësues. Në praktikat perëndimore (sidomos gjermane, italiane, franceze, etj), kryetarët lokalë janë kandidatët për postin më të lartë lokal e politik sepse duke marrë përgjegjësi mendojnë më me përgjegjësi. Taktika me pushtete paralele vetëm sa ushqen praktikën klienteliste dhe forcon pushtetin partiak ndërkohë që sfida kryesore e Shqipërisë është e mbetet, kufizimi i pushtetit të partive dhe forcimi i institucioneve përfaqësuese dhe të garancisë jashtë partive politike.
Më 2016 taktika të tilla kontrolli partiak dhe eksperimente të ricikluara nuk kanë asnjë element serioz që të mund të quhen reformim apo modernizim politik. Nëse PS, PD dhe partitë e tjera duan të realizojnë realisht reforma brenda tyre, të krijojnë parti moderne, përfaqësuese dhe funksionale, atëherë axhenda dhe sugjerimi është krejt tjetër.
Së pari, ato duhet të përmbushin detyrimin kushtetues për demokraci funksionale e zgjedhje periodike brenda tyre, për organizim demokratik dhe për transparencë të burimeve të financimit.
Së dyti, do të duhet të aplikojnë me seriozitet parimin modern të zgjedhjeve primare në të gjitha nivelet, – sidomos në zgjedhjet e kandidatëve për deputetë, për kryetarë të degëve, për kryetarë bashkie, etj. Alibia se kjo mund të bëhet me sondazhe zyrash, siç u përdor në zgjedhjet e fundit, është fyese për këtë standard perëndimor demokracie.
Së treti, ato duhet të krijojnë identitete politike konkurruese, të bazuara në programe, alternative të qarta, profilizim mbi problemet dhe aftësi të ofrojnë zgjidhje shqetësimeve dhe sfidave qytetare e shoqërore.
Së katërti, ato duhet të hapen ndaj mendimit kritik, të lejojnë e zyrtarizojnë fraksionet, të zgjerohen me qytetarë dhe të kthejnë në minorancë turmat militante që sot janë shumicë brenda tyre.
Së pesti, kryetarët e partive duhet të reduktojnë mandatin e tyre të përjetshëm në krye, të hartojnë e pranojnë një kontratë sociale e politike 5-8 vjeçare tej të cilës secili kalon në pension politik, si dhe të heqin dorë nga sistemi i emërimit të deputetëve, ministrave, zyrtarëve të lartë dhe koordinatorëve politikë.
Së gjashti, ato duhet të aplikojnë brenda tyre standarde të larta zgjedhore që më pas të ketë shpresë se kjo të ndodhë edhe jashtë tyre, në zgjedhjet kombëtare lokale apo parlamentare. Për këtë kërkohet ri-regjistrim i anëtarësisë, publikim i të dhënave mbi strukturën qendrore e lokale, mbledhje periodike me tematikë publike dhe jo punësimi/propagande/denoncimi, si dhe kontrata publike me aleatë politikë apo grupe interesi.
Së shtati, ato duhet të lejojnë më shumë hapësirë konkurruese për grupet e reja, kandidatët e pavarur apo çdo zë publik që ndjehet i papërfaqësuar, jo vetëm si standard demokracie, por edhe si vullnet për ta bërë më përfaqësues e konkurrues sistemin politik.
Së fundi, shoqëria shqiptare ka nevojë të heqë dorë nga praktika e partisë-shtet që përsëritet çdo katër vjet, të bëhet ndarje e qartë midis shtetit dhe pushtetit politik, midis militantëve dhe administratës publike, dhe kështu, të arrijmë në pluralizmin real politik, ku partitë janë aktorë dhe jo regjisorë të sistemit politik e përfaqësues.
Nga Suzana TahiriKa disa kohë që protestat e dhunshme në Kos...
Ja pse kemi ngec!Dhe jo monopol që vjen nga përqendrimi. jo,...
Shkrimtari dhe filozofi italian me famë botërore Umberto Eco...
Ilir Meta ja ka arritur që në më pak se 4 muaj të dalë nga s...
Te reja nga fronti i Perendimit. Por jo vetemFMN korrigjoi s...
Në fundjavë Shqipëria u mbërthye nga i ftohti polar. Parashi...
Një kujtesë nga heroi! Me datën 28 nëntor 2012, në nderim të...
Për shumë shqipëtarë fakti se qeveria përpiqet të mashtrojë ...
Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti ësht...
Nga Arenc BERATIPOST MORTEM per nje proteste me urdher nga P...
Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje ...
Nga Mitro CELA 15 janar. Përvjetori I vdekjes së mamasë . Vd...
JU KAM DHJERË REFORMËN! Në kalendaret e historisë së shqipta...
Nga Mentor KIKIAKjo foto ka marrë shumë vëmendje dhe për pas...
Partia Demokratike kundërshtoi draftin e reformës për drejtë...
Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e...
Nga Jonida HITOVEIZINjë ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Tea...
Kjo eshte jo thjeshte nje foto qe te trishton . Zhgenjyes ky...
Nga Mentor KIKIAAshtu siç kishte paralajmëruar, Gjergji, lëv...
Pasi i vdiq gruaja Shpresa, Besimit ngordhalaq i mbetën 12 j...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...