web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Umberto Eco si vëllai siamez i idiotëve të rrjeteve sociale

19 Janar 2016, 21:43, Opinione CNA

Shkrimtari dhe filozofi italian me famë botërore Umberto Eco ditët e fundit bëri bujë me një artikull të tij ku ankohej se rrjetet sociale iu kanë dhënë të drejtën e fjalës edhe idiotëve. Idiotit të rrjeteve sociale i cili qarkullon teza nga më absurdet mund t? i vihet emri i një personazhi të romanit të fundit të Ecos, të quajtur Bragaddocio.
?Numri Zero? është romani i fundit i Umberto Eco, i botuar në 2015 dhe i përkthyer dhe botuar edhe në shqip. Si pjesa më e madhe e romaneve të Umberto Eco, libri ka karakterin dedective fiction, ku një hetues heton një ngjarje misterioze me natyrë kriminale. Duket se që nga viti 1982, kur botoi librin e parë të këtij lloji, Eco ia ka parë leverdinë në treg këtij lloj libri, shumë më tepër se filozofisë së tij. Titulli i librit ?Viti Zero? ka të bëjë me projektin që i ka bashkuar personazhet. Një biznismen i madh italian kërkon të krijojë një gazetë konfidenciale me titull ?Nesër?, ku do të thuhet e vërteta absolute. Është një gazetë që nuk do të dalë kurrë në qarkullim publik, por që do të qarkullojë në një numër kopjesh të rezervuara për një grup njerëzisht të përzgjedhur nga pronari. Prandaj, çdo edicion i gazetës do të nisë me numrin 0, duke qenë 0i1, 0i2, 0i3 etj. Qëllimi i pronarit është të ushtrojë presion për të siguruar qasje në disa rrethe shoqërore që deri më tash kanë qenë të mbyllur për të. Personazhi kryesor i romanit Colonna, një hack writer (autor që paguhet për të shkruar shpejt dhe me cilësi të ulët tekste për qarkullim masiv), punësohet në këtë gazetë me një detyrë të posaçme, që të shkruante një libër për historinë e saj, por që nuk do të botohej në emrin e tij.
Në redaksinë e gazetës, Colonna njihet me një person ekcentrik, të quajtur Bragaddocio, gjithashtu gazetar. Bragaddocio ka kryer një hetim personal për vdekjen e Mussolinit, diktatorit fashist italian dhe ka arritur në përfundimin se Mussolini nuk është pushkatuar në të vërtetë, por ka arritur të arratiset në Argjentinë me ndihmën e Vatikanit dhe të shërbimeve të fshehta amerikane dhe britanike, për t? u përdorur në kohën kur do të ishte i nevojshëm. E tepërt të thuhet, Bragaddocio është vetë Eco, i cili akomodohet pas këtij personazhi për të zhvilluar një teori konspiracioni, sipas së cilës të gjitha ngjarjet enigmatike të përgjakshme që kanë ndodhur në Itali pas Luftës së Dytë Botërore, kanë si shkak një konspiracion për rikthimin e Musolinit në pushtet. Kështu deri në vdekjen e supozuar të Musolinit në moshën 87 vjeç, në 1970. Që prej vitit 1970, e deri në 1992 kur zhvillohen ngjarjet në roman, gjithçka e mbrapshtë dhe e përgjakshme që ndodh në Itali shpjegohet me përpjekjet e konspiratorëve për të mbushur vakuumin e krijuar nga vdekja e Musolinit, me gjetjen e një formule sundimi të llojit të diktaturës së djathtë, në mungesë të Musolinit, për çka u zbatua një plan për destabiliziminin e vendit që të pengohej ardhja e të majtëve në pushtet.
Përmbajtja e pjesës më të madhe të librit është shpalosja e kësaj teorie. Në qendër të këtij konspiracioni ishte Gladio, versioni italian i organizatës sekrete politico-ushtarake Stay Behind të krijuar nga CIA dhe Pentagoni në çdo vend të NATO-s për të vepruar në rast të pushtimit sovjetik të këtij vendi. Bragaddocio-Eco thotë:
?Dhe ja historia ime, pothuajse e riformuar: hija e Musolinit i shpallur i vdekur, mbizotëron të gjitha ngjarjet italiane që nga 1945-sa deri më sot, do të thosha dhe vdekja e tij e vërtetë shkaktoi periudhën më të tmerrshme në historinë e këtij vendi duke përfshirë stay behind-in, CIA-n, NATO-n, Gladion, P2-shin. Mafien, shërbimet, forcat e tjera ushtarake, ministrat si Andreoti, president si Kosiga dhe natyrisht pjesën më të madhe të organizatave terroriste të ekstremit teë majtë, të infiltruara dhe të manovruara siç duhej. Për të mos thënë që Aldo Moroja (kryeministri italian i rrëmbyer dhe vrarë nga brigadat e kuqe në 1978-shënimi im: K.M.)u rrëmbye dhe u masakrua sepse dinte diçka dhe do të fliste.?(Umberto Eco, ?Numri Zero?, Shtëpia botuese ?Dituria?, Tiranë 2015, f. 176-177)
Në fund të librit Bragaddocio vdes në mënyrë misterioze, çka në libër shihet si tregues i vërtetësisë së teorisë së tij. Me këtë rast Eco përzien në konspiracion edhe kompaninë mediale britanike BBC. Vetë personazhi kryesor, Colonna, ndiqet nga njerëz misteriozë, për shkak se kishte pasur miqësi me Bragaddocio-n dhe kishte dëgjuar prej tij me hollësi teorinë e mësipërme konspirative. Kjo është mënyra e autorit për të pohuar vërtetësinë e teorisë së Bragaddocio-s. Madje libri hapet pikërisht me Colonna-n që e gjen shtëpinë e tij të kontrolluar nga njerëzit misteriozë, të cilët duket të jenë të shërbimeve të fshehta. Merret vesh, ata donin të dinin se mos ai kishte një kopje të dosjes së krijuar nga Bragaddocio. Nuk ka më dyshim se personazhi kryesor që është vetë autori me këtë sanksionon vërtetësinë e hipotezave të Bragaddocio-s. Dhe pasi lexuesi është bindur se personazhi kryesor përndiqet për një të vërtetë të rrezikshme që ka mësuar, Colonna nis e rrëfen se si arriti deri këtu dhe se çfarë ka mësuar që u bë shkak për përndjekjen e tij.
Teoria e Bragaddocio-s është pikërisht një nga ato krijimet e idiotëve që Eco kritikon sot. Nuk ka asnjë mundësi që Musolini të ketë shpëtuar gjallë, pasi ai nuk i duhej më askujt në Italinë e pasluftës. Në 1945 të gjithë donin vdekjen e tij. Është absurde që CIA të donte ta arrinte stabilitetin e Italisë së pasluftës duke rikthyer Musolinin në pushtet. Kështu zhvlerësohej roli i SHBA si fuqi çlirimtare e Italisë dhe Europës. Nëse po Musolinin, pse jo dhe Hitlerin? Me librin e tij Eco ushqen teoritë absurde antiamerikane të konspiracionit, në vendin e tij. A nuk është romani i Ecos një krijim i një idioti të rrjeteve sociale, por i përpunuar prej një mjeshtri si Eco?
Jo dhe aq mjeshtër në fakt. Në shumë faqe në roman, Eco-Bragaddocio shtjellon një analizë të gjatë forensike për të na bindur se kufoma e Musolinit e ekspozuar publikisht, në fakt nuk ishte e tij por e një tjetri. Eco thotë se partizanët që vranë Musolinin konspiruan për të fshehur të vërtetën se u vra dikush tjetër në vend të Musolinit dhe u ekspozua kufoma e tij. Eco duhet të ishte kujtuar të pyeste se cfarë ndodhi në armën e Musolinit. Ekzekutuesi zyrtar i Musolinit, Valter Audisio, i njohur si Koloneli ?Valerio?, që pas lufte u bë deputet i Partisë Komuniste Italiane, në vitet pesëdhjetë ia dhuroi armën në mënyrë sekrete shtetit shqiptar armën me të cilën vrau Musolinin, ose së paku me të cilën tha se e vrau atë. Por çuditërisht, shteti komunist shqiptar nuk e bëri të njohur këtë fakt dhe arma nuk u ekspozua deri në vitin 2004. Arma gjendet edhe sot e ekspozuar në Muzeumin Historik në Tiranë. Eco, në 2015 kur botoi romanin, supozohej ta dinte këtë fakt, prandaj duhet të kishte gjetur mënyrën letrare që Bragaddocio në 1992 ta dinte këtë sekret dhe ta përdorte si fakt në teorinë e tij. Nuk ka hetim kriminal pa u kërkuar arma e krimit. Madje as në teoritë konspirative të idiotëve të rrjeteve sociale, të cilët i shan dhe i shpërfill Eco. Por ai paska për të mësuar prej tyre megjithatë!
Pse Koloneli ?Valerio? e dërgoi armën në Shqipëri, do të pyesë lexuesi. Hmm! Pas luftës, në Itali u bënë dy procese gjyqësore për për ngjarjen dhe me këtë rast atij iu kërkua arma. Kuptohet se nëse autoritetet do të kishin armën, mund të bëhej një ekspertizë e kufomës së Musolinit për të parë nëse ishte qëlluar me këtë armë, ose jo, dhe nëse ishin shkrepur prej saj 17 gëzhojat e gjetura në vendngjarje. Kjo tregon se ka ende enigma të lidhura me këtë ngjarje, ndonëse është e sigurt se Musolini dhe e dashura e tij, Claretta, u vranë me këtë armë.





Lajmet e fundit nga