Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një pjesë e madhe e mediave folën mbrëmë se si Edi Rama dhe Ilir Meta e pritën 21 janarin me nga një gotë verë përpara, më shumë të merakosur për të sheshuar hallet e pushtetit të sotëm, sesa për të kujtuar katër të vdekurit që prej pesë vjetësh vazhdojnë të qëndrojnë mes tyre.
Kjo hipokrizi e pështirë, ku kundërshtari cinik i “kokëpalarëve” dhe përbetuesi se do të bënte drejtësi për gjakun e tyre, kacafyten se si të ndajnë llokmat e pushtetit, nuk qe gjë përpara ndjenjës që të ngjallte emisioni “Opinion”, i cili po transmetohej në të njëjtën kohë kur Rama dhe Meta debatonin nën avujt e alkoolit (shih shkrimin poshtë/Lajme/Lapsi.al).
Zgjedhja për të ritransmetuar atë që protagonistët kishin thënë pesë vite më parë ishte e goditur.
Sepse përmes saj kujtojmë më lehtë temat që kemi diskutuar, në të nxehtë, menjëherë pas masakrës. Sepse përmes saj kuptojmë më mirë se sa i shkëputur nga realiteti dhe i ndikuar nga dhuna (jo vetëm fizike, por edhe propagandistike) e pushtetit ishte debati i asaj kohe.
Duke parë mbrëmë ritrasmetimin e “Opinion” habiteshe që nuk diskutohej se kush qëlloi mbi viktimat, por kush i çoi ata në pritë; Jo kush vrau, po kush provokoi; Jo kush kreu akte, por kush përfitonte; Jo kush derdhi gjak, por kush i preu demonstruesit në besë ; Jo kush po fshihte gjurmët, por kush kishte bërë puç.
Kjo ka qenë hullia ku e futi debatin një pushtet autokratik që quante më të rëndësishëm gërvishtjen e gardhit të kryeministrisë sesa jetën e qytetarëve të vet. Dhe nën këtë strategji u fabrikuan me dhjetra mashtrime. Asaj i shërbyen deklaratat e rreme sikur ai Mercedesi i verdhë që u kap tek dera e kryeministrisë ishte i mbushur me tritol. Sikur protestuesit mbanin çadra pistoletë dhe thika me helm. Po kësaj strategjie i sherbeu shndërrimi në simbol heroizmi (oh sa kronika pafundësisht të gjata bëri TV Klan për të) i atij gardistit që mbrojti flamurin, ndërkohë që në zyrat e kryeministrisë fshihej serveri dhe prisheshin filmimet që tregonin atë që kish ndodhur realisht.
Kuptohet, dalëngadalë kësaj loje i doli boja. Fillimisht u shfaq videoja e gazetarit Artan Hoxha që tregone se plumbat erdhën nga gryka e pushkës së gardistit Llupo. Më pas erdhi raporti i FBI-së që fliste për rolin e komandantit të gardës Prendi, të cilën Berisha shkoi ta përkrahi menjëherë pas ngjarjes. Pastaj u kuptua më mirë se pse nuk u la prokuroria të hetonte dhe se pse u shpik teoria e ?zinxhirit komandues? për të mos zbuluar vrasësit e vërtetë.
Të gjitha këto, pak nga pak, e bënë të ditur për këdo që do të arsyetojë se kush vrau realisht në 21 janar.
Për këtë nuk ka më dilema.
Por pluhuri i kohës ka arritur të zbehë kujtimin e mbrojtësve mediatikë të vrasësve. Të atyre që për shumë kohë, na frynë kokën me teori konspirative. Të atyre që, nën efektin e frikës, parasë apo qoftë edhe miklimit të pushtetit, përdorën gjithçka për ta shpënë debatin në hullinë fallco ku e kërkone Bëerisha.
Pikërisht për këtë, ritransmetimi dje i emisionit “Opinion” ishte i vlefshëm. Se ai na mundësoi të rizhytemi në detin e gënjeshtrës së djeshme. Ku gardistët e fjalës ishin po aq të rrezikshëm sa ata që qëndronin pas gardhit të kryeministrisë.
Pasi njësoj ata i shërbyen një pushteti që vriste.
Dhe kulmi është që shumë prej tyre kanë filluar t’i shërbejnë me të njëjtin zell pushtetit të ri.
Prandaj hipokrizia nuk duhet kërkuar vetëm në faktin se Rama dhe Meta u ulën të pijnë bashkë, në prag të pesë vjetorit të masakrës /Lapsi.al/
Gjatë dy muajve të ardhshëm PS përfundon procesin e organizi...
Nga Suzana TahiriKa disa kohë që protestat e dhunshme në Kos...
Ja pse kemi ngec!Dhe jo monopol që vjen nga përqendrimi. jo,...
Shkrimtari dhe filozofi italian me famë botërore Umberto Eco...
Ilir Meta ja ka arritur që në më pak se 4 muaj të dalë nga s...
Te reja nga fronti i Perendimit. Por jo vetemFMN korrigjoi s...
Në fundjavë Shqipëria u mbërthye nga i ftohti polar. Parashi...
Një kujtesë nga heroi! Me datën 28 nëntor 2012, në nderim të...
Për shumë shqipëtarë fakti se qeveria përpiqet të mashtrojë ...
Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti ësht...
Nga Arenc BERATIPOST MORTEM per nje proteste me urdher nga P...
Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje ...
Nga Mitro CELA 15 janar. Përvjetori I vdekjes së mamasë . Vd...
JU KAM DHJERË REFORMËN! Në kalendaret e historisë së shqipta...
Nga Mentor KIKIAKjo foto ka marrë shumë vëmendje dhe për pas...
Partia Demokratike kundërshtoi draftin e reformës për drejtë...
Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e...
Nga Jonida HITOVEIZINjë ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Tea...
Kjo eshte jo thjeshte nje foto qe te trishton . Zhgenjyes ky...
Nga Mentor KIKIAAshtu siç kishte paralajmëruar, Gjergji, lëv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...