Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Forma, shpesh, në traditat filozofike dhe në mendimin autokton është neglizhuar dhe vazhdon të nënvleftësohet edhe sot. Ajo shpesh quhet një nënvarësi e përmbajtjes. Sikurse ndodh edhe me formën, ose me konfiguracionin urban të Tiranës.
Hipoteza ime në librin “Rënia e Qytetit” është se forma e Tiranës dhe madhësia e shtrirjes të saj, në vetvete është një nga shkaqet e brendshme të vdekjes klinike nga ana sociale dhe urbane e këtij qyteti, që ende “doktorët” nuk janë në gjendje ta diagnostikojnë.
Këto gabime diagnostikimi bën edhe arkitekti italian Boeri që pasi paska fituar një projekt për ta ribërë Tiranën, na jep, paraprakisht, me siguri neokolonizatore, se çfarë do të propozojë ai t’i bëhet Tiranës deri në vitet 30 të këtij shekulli.
Intervista e tij është e frikshme nga shkalla e padijes që ai ka për të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë dhe për rrjedhojë edhe nga voluntarizmi absurd i ideve utopike që propozon.
Thotë në intervistën e tij se Tirana na qenka një muze i viteve 900, pra i shekullit të kaluar.
Ku e di ai i shkreti se çfarë ka qenë Tirana tradicionale e e shekullit të kaluar me bahçet dhe lagjet e saja të hijeshme.
Ai paska parë në Tiranë stil madje edhe sovjetik dhe aziatik, kur dihet se Tiranën e dominojnë pallatet e shëmtuara të viteve 2000 për të cilat fituesi i konkursit sigurisht nuk thotë dot asnjë fjalë.
Tirana zoti arkitekt është një fushë plehrash e karakatinave të viteve 2000 sepse tiranën e 900 tës nuk e gjeni dot.
Mos ja fut kot!
Ai do të na e cojë Tiranën drejt Durrësit në drejtim të durhahahahanës, dhe pra të na hajë akoma toka buke, pra ta bëjë amebën tonë edhe më të degraduar dhe shformësuar, duke e zhytur në pellgun mocalor Tiranë – Durrës ku sipas urbanistëve të mëdhenj as fekalet e shtëpive nuk mblidhen dot meqë nuk ka pjerrtësi për rrjedhën e masës bojëkafe me erë që përbëjnë jashtqitjet tona masive.
E gjitha kjo thjesht për t’i gjetur terrene ndërtimi lobistëve të ndêrtimit që ta kthejnë në beton edhe zonën Tiranë – Durrës dhe të zhysin aty si blerës të ardhshëm apartamentesh dhe të papunë të ardhshëm edhe atë pak popullsi shqiptare që ende nuk ka ikur dot nga pjesët e tjera të territorrit për të jetuar intelektualisht buzë Lanës.
Ndërkohë e ardhmja e bukur e Tiranës do të ishte ajo e shtrirjes në kodrat e buta rreth saj sepse ajo nga ato është e rrethuar dhe jo nga malet sikurse thotë arkistekti italian Boeri, që duket se nga trageti dallon vetëm malin e Skënderbeut dhe nuk sheh kodrat e buta drejt Elbasanit, ku edhe tokë buke harxhohet më pak, edhe relievi jep konfiguracion më të mirë për urbanizim, dhe mbi të gjitha lejon që Tirana dhe Durrësi të mos bashkohen në një formë tê betonuar të përbashkët, por të ruajnë diferencat dhe specifikat e tyre kulturore dhe urbane.
Arkitekti italian ka në kokë atë që i kanë thënë, sepse ai po kërkon të na thotë se dendësia demografike e Tiranës të zgjerohet e shumohet edhe më shumë duke e bërë qytetin që nga forma e tij të zmadhohet edhe më tepër dhe ta bëjë edhe më të gjatë segmentin që ndan zonën e banimit të qytetit nga zona e burimeve natyrore në periferi.
Cfarë inkompetence kur deklaron se qytetet me shumë banorë kanë më pak shpenzime se qytetet me më pak banorë.
Një gënjeshtër do të ishte po të mos kishte qenë produkt i një padijejej ekonomike.
Duhen blerës për apartamentet që do të ndërtohen pa pyetur se ku do të punojnë këta njerëz.
Pastaj do të mendojmë për ekonominë e qytetit, thotë arkitekti.
Cfarë ekonomie o ditëbardhë, ekonomia larg burimeve natyrore që gjenden anëmbanë Shqipërisë nuk ka si të shpiket. Edhe betonizon gjithçka, edhe do ekonomi urbane!!! Ky është një paradoks që vetëm për këtë zoti italian duhet të falenderohet dhe me nderime të përcillet andej nga ka ardhur.
Po gazetari nuk e ngacmon, nuk e pyet, nuk e vendos me shpatulla për muri, sepse intervistën e koncepton : unë bëj pyetje, ti futja kot si të duash!
Mê vijnë ndërmend qytete të vegjël në Zvicrën malore ku banori i qytetit brenda pak minutash me veturën e tij shkon në periferi ku merrej me krasitjen e hardhive të tij, ose shkon punonte në mal duke shfrytëzuar gurore me nivel shumë të lartë teknologjik.
Dashka ta zgjerojë bulevardin kryesor dhe duke vendosur aty shërbime!
Dhe pastaj flet për decentralizimin e shërbimeve. Hajde merre vesh italianin se çfarë do të bëjë e çfarë i kanë thënë të bëjë…
Ideja e tij është fiksimi i autoriteteve në Tiranë që shqiptari ta braktisi automobolin dhe të bëjë “car share”.
Hajde car share hajde!
Këta kujtojnë se Tirana mund të bëhet si Pnom Peni ku vetura të kenë vetëm dinjitarët e shtetit kurse të tjerët të thyejnë zverkun nëpër autobuze.
Por, jo more zoti italian, se automobili nuk është thjesht një vegël transporti, që për rendiment, mund të zëvendësohet nga car share. Automobili është në rradhë të parë mjet demokratizimi, mjet individualizimi i jetës personale, mjet lirie zgjedhjesh personale. Ai shërben edhe për pushime, edhe për transport produktesh, edhe për nevoja personale, edhe për shpejtësi si edhe për specifika trajektoreje urbane. Nuk mund të zëvendësohet automobili me autobuzin sadoqë të dy rrjetet duhet të konkurrojnë me njeri tjetrin.
Pse me ata autobuzat që lidhin edhe pjesë të izoluara të qytetit mund ta përballosh daljen e shpejtë dhe të lehtë të banorit të Tiranës drejt periferisë të qytetit për të punuar?
Përsa i përket formës, a e di zotëria se ku ndodhen në qytetin modern zonat ekonomike?
Tirana nuk ka nevojë për ta rrit dendësinë e saj sepse në një raport me formën e një amebe të ngordhur dhe të stërshtrirë në diell a në shi, ajo kurrë nuk mund të bëhet dinamike, por do të falimentojë më keq sesa është duke falimentuar.
Mos përgatisni shkatërrimin e dytë të Tiranës.
Faza e parë : 1990 – 2010 dhe faza e dytë : 2015 – 20130.
Tirana ka nevojë që t’u propozojë qytetarëve të saj të dalin në kodrat përreth me banim dhe kjo bëhet duke investuar atje në rrugë dhe infrastruktura që i japin formën qytetit, në mënyrë që qendra të lirohet, transporti të zgjidhet.
Ky projekt është i rrezikshëm që të betonizohet durhahahahana, pra zona Tiranë – Durrës, duke rritur edhe më dendësinë mekanike të popullsisë, si edhe duke bllokuar të gjitha mundësitë për jetë individuale të banorit që nuk do të ketê veçse mundësinë e “share car” të italianit që vjen me avion a traget.
Intervista tregon sesa i papërgatitur është projekti i tij.
Nga Aurenc Bebja Elita politikane, drejtuese dhe koalicionis...
HABERET E MITROSNë gjuhën kineze, hieroglifi që ka kuptimin ...
Që nga zgjedhjet e para të 31 marsit 1931 e deri ta to të fu...
Nga Mentor KIKIANë Shqipëri ka sekserë që të ndihmojnë të fi...
Basir CollakuProkuroria mbyll hetimet per akuzat e Dritan Za...
Nga Suzana TAHIRIÇdo komb ka simbolet dhe njerëzit e vet të...
Qeveria ka te drejte!!!! Formula e koncesionit te TVSH bazoh...
Fjala ‘koncesion’ është e ndaluar këto ditë te Ministria e F...
Në 21 janar 2011 Kryeministri i kohës, Sali Berisha vrau kat...
Shenjtorët, Profetët, Gjenialët, kanë qenë janë e do të jenë...
Nga: Ylli PataPesë vjet pas ngjarjes më të rëndë të përballj...
Një pjesë e madhe e mediave folën mbrëmë se si Edi Rama dhe ...
Gjatë dy muajve të ardhshëm PS përfundon procesin e organizi...
Nga Suzana TahiriKa disa kohë që protestat e dhunshme në Kos...
Ja pse kemi ngec!Dhe jo monopol që vjen nga përqendrimi. jo,...
Shkrimtari dhe filozofi italian me famë botërore Umberto Eco...
Ilir Meta ja ka arritur që në më pak se 4 muaj të dalë nga s...
Te reja nga fronti i Perendimit. Por jo vetemFMN korrigjoi s...
Në fundjavë Shqipëria u mbërthye nga i ftohti polar. Parashi...
Një kujtesë nga heroi! Me datën 28 nëntor 2012, në nderim të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...