Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e dështuar në çdo aspekt, është një dhe i vetëm: të gjithë fajtorë, përveç Qeverisë. Në fillimet e veta rilindistët injektuan teorinë e ?tokës së djegur?, duke zëruar gjithçka ka ndodhur në këto 25 vite në vend. Gjithçka lindi me ta, madje edhe vetë dielli. Për fat të keq, edhe pas tre vitesh qeverisje, në vend të analizës serioze për këtë kohë në qeverisje refreni ?fajin e ka Saliu?, vijon si një alibi diakronike. Qeverisja është vizion, përgjegjshmëri dhe jo demagogji. Por, për rilinidistët dy elementet e parë nuk thonë asgjë. Në arrogancë maksimale vijojnë këmbëngulshëm të kacavirren si bimët parazitare te demagogjia dhe propaganda, si e vetmja barkë shpëtimi. I kthyer bezdisshëm nga pushimet në Maiami, ndërsa vendi përmbytej, kryeministri Rama ?zbuloi? publikisht se fajin për përmbytjet e kishte populli. Pas këtij zbulimi të madh, ku ai dhe kabineti i tij qeveritar nuk kishin asnjë përgjegjësi, ndërkohë që shmangu bërjen pis të këpucëve qindra euorshe, iu hakërrye drejtuesve të doganave për vrimën e zezë të krijuar në të ardhurat e tyre. Normal, ai nuk mund të kishte asnjë faj. As për më shumë se 100 mijë shqiptarë që të pashpresë kërkojnë azil në Evropë apo 200 mijë të tjerët që kanë aplikuar për migrim në ShBA, nuk ndjehet aspak përgjegjës e fajtor. Dhe ka të drejtë, faji është i ta pashpresëve që duan një jetë më të mirë.
E sigurisht, që këtë melodi nuk mund të mos e luante edhe ministri i brendshëm në analizat e këtij fillimviti. Shqiptarët kuptuan më në fund se fajin për situatën dramatike të rendit dhe sigurisë publike, tashmë e ka Gjykata Kushtetuese, pasi nuk ka zbardhur ende një vendim për armëmbajtjen pa leje. Po kështu edhe Prokuroria. Ky model shfajësimi nuk është i panjohur për publikun. Ka përbërë lajm, që në fillimet e marrjes së detyrës fakti se, Tahiri në kundërshtim të plotë me praktikën e marrëdhënieve ndërinstitucionale i kërkonte Presidentit të Republikës të ndëshkonte gjyqtarë, që sipas tij kanë lënë të lirë persona me precedentë të rëndë penalë. Nuk mohohet aspak fakti se ka mjaft raste të tillë, por a është ky një argument serioz për performancën dështake të ministrit dhe policisë? Sigurisht që jo. Jo vetëm ekspertët, por edhe gjithë shqiptarët janë të qartë se, kur ke një parlament të kriminalizuar, politika abuzive dhe emërime në kupolën e drejtues të lartë të Policisë së Shtetit të personave me rekorde penale, nuk ka nevojë të gjesh se ku çalon puna. Por, ministri i Punëve të Brendshme nuk ndjehet aspak fajtor për këtë fakt. Vetëm pak ditë pas deklaratave pompoze të ministrit Tahiri se viti që lamë pas kishte numrin më të ulët të vrasjeve në këto 25 vite, atentatet mafioze ndoqën njëra tjetrën më një numër të madh të ekzekutuarish në vetëm pak ditë.
Këtë herë jo vetëm gazetarët, por edhe opinioni publik u njoh më një tjetër argument ?par exellence?, por edhe terminologji të re: ?krime stinore?. Vrasje, rrëmbime dhe aksidente pafund.. Por, trukimi i së vërtetës nuk ka të ndalur. Ekspertet e dinë shumë mirë se statistika e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 54 vrasje është numri i veprave kriminale, por jo numri real i viktimave. Për të dhënë një shembull hipotetik. Në rast se në këto 54 vrasje kemi dy viktima për çdo rast, numri në total i jetëve të humbura është 108. Po kështu, po për hir të shembullit, në një rast tjetër ku mund të ishin 80 vrasje, me nga një viktimë për çdo rast, numri i jetëve të humbura është 80, pra më i ulët se në rastin e 54 vrasjeve. Kjo lojë statistikore nuk mundet kurrsesi të ?zbukurojë? ngërçin në të cilin është përfshirë Policia e Shtetit dhe situata tejet e rënduar e rendit dhe sigurisë publike. Serioziteti dhe transparenca në statistikat që bën publike Ministria e Brendshme, prej kohësh është tejet e diskutueshme. Në vetëm 8 ditët e para të janarit, pati 26 jetë humbura nga vrasjet dhe aksidentet rrugore Por, sigurisht që ministri Tahiri, nuk ndjehet aspak përgjegjës e fajtor për këtë.
Ajo që përbën shqetësimin ë të madh është se në mjaft raste, veprat kriminale, përtej faktit se janë kryer nga persona të veshur me uniformë policie, autorët nuk janë zbuluar dhe nuk është gjetur asnjë indicie për identitetet e tyre. Ky fakt është i lidhur ngushtësisht me dy nga detyrat kryesore funksionale të Policisë së Shtetit, parandalimin dhe zbulueshmërinë. Sa për të parin ministri u shpreh qartë se ndjehet i keqardhur, por ?nuk mund të gjendet përgjegjëse policia, në qoftë se dikush vret dikë për prerje peme! Apo nëse dikush vret dy vëllezër, se nuk mori grua!?. E natyrshëm, që ka edhe raste kur krimet kryhen në gjaknxehtësi e sipër, por faktet kanë treguar se, në mjaft raste, ka pasur kronika vrasjesh të paralajmëruara, por askush nuk ka ndërhyrë në kohë. Sa për zbulueshmërinë, këtë term e ka harruar krejt. Maskat janë shfaqur frikshëm në akset nacionale dhe grabitjen me dhunë të shtëpive e bizneseve, shpërthimet e tritolit tashmë janë bërë akte rutinë, por ministri nuk ndjehet fajtor. Vetëm krenar se ka patur 54 vrasje. Raportet e organizmave ndërkombëtarë dhe agjencive ligjzbatuese partnere euroatlanitke tregojnë përkeqësimin e treguesve në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, qenieve njerëzore krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe punonjës policie të përfshirë në këto aktivitete kriminale, por sigurisht që z. Tahiri nuk ka faj për këtë.
Performanca shumë e dobët në përmbytjet e pranverës, nëntorit të vitit të shkuar në ditët e para të janarit të këtij viti, ku për fat të keq pas më shumë se dhjetë vitesh, morën nëntë jetë njerëzish dhe miliona euro dëme as që janë marrë në analizë, kur dihet qartësisht se ky dikaster është dikasteri kryesor në trajtimin e tyre. Por as këtu nuk mund të jetë asesi përgjegjës e fajtor.
Ai, madje me gojën e tij ka pohuar se makinën e tij personale, të shumëpërfolur se është përfshirë në trafik droge, e ka shitur por nuk e ka deklaruar, pasi përmbarimi do ja merrte lekët për arsye të gjobës me vendim të formës së prerë nga gjykata. Ky fakt përbën vepër penale, pasi është fshehje e të ardhurave nga një zyrtar i lartë, por z. Tahiri nuk ka asnjë faj edhe për këtë rast. Konkluzioni është i thjeshtë: Të gjithë fajtorë, vetëm ministri i pafajshëm!
Kurvi ka 30 vjet që ka ngordhur, kurvizmi është në zenit. Mo...
Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e ...
Kombi shqiptar për ne është histori harte ,njohuri krenari p...
Nga Alban Spiteni/ Koha JonëSaimir Tahiri është ministër i B...
Anton HasanpapajNe duhet te ndalojme se menduari dhe vrpruar...
*NOSTALGJIKE.-Per Socialistet qe mbajten peshen e rende te d...
Nga Artan Fuga Po kur thonë se populli nuk gabon!!!Nuk gabon...
Kur ka mbetur pak kohë nga zgjedhja e presidenti të ri të Ko...
Nëse harrojmë për një moment se cilët janë kryetarët e tri p...
Vetë Meta të mërkurën e me gjasë edhe më pas, reagoi duke he...
Nga Gjergj EREBARAKonferenca e datës 26 janar që mblodhi në ...
Praktikisht po presim te na rrjepin dhe lekuren e kokes. Dhe...
Nga Nebil ÇikaKetë pyetje e bënte në fakt një lexues i “Mine...
Gjetja e re linguistike “partneritet mes shtetit dhe privati...
Foli i fundit, por jo për këtë arsye, Ilir Meta ishte më i s...
Në përjekje për të mbrojtur të pamundurën, sot zëvendësminis...
Këmbëngulja e deputetit socialist Ben Blushi për të kërkuar ...
Forma, shpesh, në traditat filozofike dhe në mendimin autokt...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...