"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Kurvi ka 30 vjet që ka ngordhur, kurvizmi është në zenit.
Mozaiku kriminal ta mpin trurin, t’i ngathtëson gjymtyrët, të mposht, të zgërlaq. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol kriminal. Ik nga kurvizmi.
Në bulevard t’i trazon zorrët varri i kurvit. Është vepër arkitektonike, brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur, janë gënjeshtra trashanike për të mos e lënë miletin t’i largohet kurvizmit. Ik nga sytë këmbët. Si zhapik duke u zvarritur. Si skile duke u fshehur. Si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik.
Në të dy anët e bulevardit, rrugët dhe rrugicat mbajnë emra vrasësash. Po nuk ike nga këto rrugë me ato emra do çmendesh përgjithmonë.
Sheshi tek Pazari i ri mban emrin e një halabaku vrasës. Ik-ik-ik, dhe kurrë mos u kthe.
Të shohësh gazetat të kalojnë mornica nëpër trup; Krim në familje. Deputetë vrasës. Aleanca parlamentare që s’kanë asnjë lidhje me preferencat e elektoratit. Sajesa, shpifje, intriga kurviste. Leri gazetat. Mos humb kohë. Ik.
Në shkallët e shtëpisë, ti duke u ngjitur, ai duke zbritur, të vështron me urrejtje një sigurimist. Një kat më lart banon një ish-komandant burgu të cilit po t’i thuash se Sigurimi ishte kriminal, të vret. Në shtëpi hap kompjuterin për të hyrë, e ku tjetër veçse në Fejsbuk, ku shesh tmerre dhe turpe që kapërxejnë çdo përfytyrim. Femra copa mishi në kërkim të burrit duke fotografuar veten nga një mijë kënde. Burra-lavire pa asnjë zotësi dhe asnjë talent të cilët në perëndim i ka hedhur sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg të ndodhen aq më trima hiqen. Ik nga këta këllira, ik e mos u duk.
Në mbrëmje sheh plehra televizive të kushtueshme që paguhen nga taksapaguesit. Nuk durohen. Ik nga kokën këmbët, nga duart dhëmbët.
U ke hedhur nga një sy banakëve televizivë të hajdutëve që kanë vjedhur gazeta dhe humbin në bixhos çdo natë aq sa janë të ardhurat vjetore të një komune, mbështillesh me batanije, merr në dorë telekomandën dhe kërkon ndonjë film shqiptar. Gabim i rëndë. Në Shqipëri nuk është bërë asnjë film. Janë të gjithë propagandë. Duke u përplasur, rrokullisur, barkaz, me kurriz, duke thyer brinjë e duke u gjakosur, vetëm ik.
Kurvistat kanë bërë vilat më të mëdha. Kalamajtë i kanë çuar me studime jashtë nëpër universitete të shtrenjta. Vetë mbajnë postet kyçe. Ik, ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik, dhe kokën prapa mos e kthe.
E ç’ju duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea. Ikni o budallenj, ikni. Ikni këmbejini kaltërsitë e llogorasë me tymrat e Birminghamit, diellin e Myzeqesë me ngricat e Stokholmit, freskun e Thethit me qelbësirat e haleve që do pastroni.
Ikni qafën thefshi. Gjermaninë ku ma gjen. Ikni edhe në Etiopi, në Nepal, në Indonezi, në Madakaskar, ikni ku të mundni.
Ikni shqiptarë ikni. Ikni nga kurvizmi.
Ikni sa më parë, sa më larg, sa më tepër, mundësisht të gjithë.
Hiç mos u sëkëlldisni se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria kurrë nuk ka qënë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë.
Mos u merakosni se pasi të ikni ju do vijnë t’ua pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë e gjalla, tokat e begata. Ku kurvizmin e kultivuat vetë me aq zell e pasion sa tashmë kurvizmi ka infektuar gjithçka, askend nuk do ta marri malli t’i popullojë vatrat e ftohura, t’i ëmbëlsoje tokat e helmatisura, ti ngjalli shtëpitë e vdekura para fundit të botës.
Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e ...
Kombi shqiptar për ne është histori harte ,njohuri krenari p...
Nga Alban Spiteni/ Koha JonëSaimir Tahiri është ministër i B...
Anton HasanpapajNe duhet te ndalojme se menduari dhe vrpruar...
*NOSTALGJIKE.-Per Socialistet qe mbajten peshen e rende te d...
Nga Artan Fuga Po kur thonë se populli nuk gabon!!!Nuk gabon...
Kur ka mbetur pak kohë nga zgjedhja e presidenti të ri të Ko...
Nëse harrojmë për një moment se cilët janë kryetarët e tri p...
Vetë Meta të mërkurën e me gjasë edhe më pas, reagoi duke he...
Nga Gjergj EREBARAKonferenca e datës 26 janar që mblodhi në ...
Praktikisht po presim te na rrjepin dhe lekuren e kokes. Dhe...
Nga Nebil ÇikaKetë pyetje e bënte në fakt një lexues i “Mine...
Gjetja e re linguistike “partneritet mes shtetit dhe privati...
Foli i fundit, por jo për këtë arsye, Ilir Meta ishte më i s...
Në përjekje për të mbrojtur të pamundurën, sot zëvendësminis...
Këmbëngulja e deputetit socialist Ben Blushi për të kërkuar ...
Forma, shpesh, në traditat filozofike dhe në mendimin autokt...
Nga Aurenc Bebja Elita politikane, drejtuese dhe koalicionis...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...