Nga Leonard Olli/ Të gjithë fajtorë, vetëm ministri i pafajshëm
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e ...
Nuk ka zgjatur shumë habia për qëndrimin ?korrekt? të Partisë Demokratike lidhur me rastin Ksera.
Ish kryetari Berisha ka nxituar ti mbivendosë linjës së përkrahjes dhe bashkëpunimit me prokurorinë, atë të mosbesimit, paralajmërimit dhe kërcënimit që janë karakteristika të PD-së së vjetër.
Fillimisht nga selia qëndrore, numri dy i demokratëve Arben Ristani, bëri një deklaratë që thyente traditën, që nuk përfillte as sjelljen e djeshme të mosbashkëpunimit me prokurorinë e gjykatat, si në rastin e dosjes Hajdari, as atë të sotme (rastet Imami dhe Mziu).
Në këtë kuptim, deklarata që me siguri ka marrë edhe miratimin e Lulëzim Bashës, ishte një risi.
Ajo jo vetëm që ndryshonte një vijë sjelljeje, por edhe i përshtatej situatës së re, kur po flitet shumë për pandëshkueshmërinë dhe mosaktivizimin e drejtësisë kundrejt politikanëve të lartë.
Por çudia nuk ka zgjatur as 24 orë.
Ish kryetari Berisha ka nxituar ti mbivendosë linjës së përkrahjes dhe bashkëpunimit me prokurorinë, atë të mosbesimit, paralajmërimit dhe kërcënimit. Në një postim në Facebook, ai ka marrë të gjitha argumentat e avokatit të ish ministrit të tij, duke hedhur dyshime jo vetëm mbi prangosjen, por duke paralajmëruar edhe kryeprokurorin Llalla që mos bëjë arrestime politike.
Po si shpjegohet kjo kundërvënie kaq e hapur e ish kryetarit me linjën zyrtare të PD-së?
Për të kuptuar këtë dilemë duhet parë fillimisht jo vetëm hendeku i stërmadh që ekziston mes ish kryetarit dhe përfaqësueseve zyrtarë të partisë, por edhe ai që ndan Berishën nga reagimi popullor për këtë çështje.
Nëse i hidhje një sy komenteve në rrjetet sociale pas ndalimit të Spiro Kserës, nuk qe e vështirë të vëreje sërisht mosbesim dhe ironi. Populli i Facebookut shqetësohej se prokuroria ishte përsëri në të njëjtën linjë, në goditjen e peshqve të vegjël, në targetimin e pesonazheve pa mbrojte politike, si në proceset e ish guvernatorit Fullani apo të ish kryebashkiakut Gjika, se institucioni i akuzës nuk hiqte dorë nga pozitat e ekuilibrizmit politik, si në rastin e atyre policëve ndërtimorë dhe deputetëve që i procedonte nga një për sejcilin krah.
Pyetjet që lexoheshin rëndom qenë: pse nga Ksera i minoritarëve do të fillojë drejtësia në këtë vend? Pse një abuzim prej 30 milionë lekësh, qenkesh mëkati më i madh i qeveritarëve shqiptarë? Pse kjo qenkësh çështja që do të shpinte përpara të ardhmen europiane të vendit?
Pavarësisht se sa e kopsitur dhe e argumentuar është dosja e prokurorisë, këto pandehma gëlojnë këto ditë në publik.
Por Berisha ka dalë të reagojë edhe kundër kësaj mendësie.
Sepse, për të, më i rëndësishëm sesa sensibiliteti publik është ruajtja e radhëve, mosdorzimi i njerzve të tij dhe mosbashkëpunimi me asnjë pushtet, që përderisa nuk e ka totalisht nën kontroll, ai e sheh si armiqësor.
Komenti më i thjeshtë i këtij qëndrimi do të qe se Berisha po jep një sinjal politik se ai nuk do të lejojë vënien nën akuzë të askujt që ka qeverisur përkrah tij. Se ai nuk do të krijojë precedentin e hetimit duke kthyer kokën nga pushteti i vjetër. Se ai i trembet hapjes së një kutie pandore ku janë ngërthyer krime të tmershme si ato të Gërdecit apo 21 janarit. Se ai po bën provën gjenerale përpara miratimit të reformës në drejtësi.
Por, sado të logjikshme të jenë këto pandehma, ato mbeten sipërfaqësore dhe të paplota. Sepse në thelb Sali Berisha e di se ky vend nuk është modernizuar dhe reformuar aq shumë sa dikush të vinte dorën mbi të apo njerzit e tij të afërt. Ndaj ai zor se shqetësohet për këtë.
Mbi të gjitha atë e preokupon ndryshimi i fizionomisë së PD-së. Hapja e saj e mundshme. Shndërrimi në një parti bashkëkohëse që bashkëpunon me drejtësinë edhe kur nuk e ka nën kontroll dhe që i respekton vendimet e saj.
Nëse kjo ndodh ai është i sigurtë se kjo do të jetë një parti tjetër.
Ajo jo vetëm nuk do të jetë në gjendje të mbrojë atë dhe njerzit e tij personalisht, por, mbi të gjitha që nuk do të ketë nevojë për të politikisht.
Ndaj ai u ngrit menjëherë, dhe mori rolin e rojtarit të tempullit duke vënë vijën e kuqe: asnjë bashkëpunim me faktorë të tretë që janë jashtë nesh. Deklarata të tilla si ato të Ristanitqë e lejojnë drejtësinë të fusë hundët në rradhët e PD-së janë herezi.
Dhe aq i rëndësishëm ishte me sa duket ky mesazh për të, sa nuk nguroi ta bënte edhe me çmimin e shfaqes së zbehtë të dy linjave në PD.
Prandaj ai i tregoi edhe njëherë PD-së drejtimin, duke dëshmuar se kush e mban atë më fytyrë nga e shkuara./Lapsi
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e ...
Kurvi ka 30 vjet që ka ngordhur, kurvizmi është në zenit. Mo...
Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e ...
Kombi shqiptar për ne është histori harte ,njohuri krenari p...
Nga Alban Spiteni/ Koha JonëSaimir Tahiri është ministër i B...
Anton HasanpapajNe duhet te ndalojme se menduari dhe vrpruar...
*NOSTALGJIKE.-Per Socialistet qe mbajten peshen e rende te d...
Nga Artan Fuga Po kur thonë se populli nuk gabon!!!Nuk gabon...
Kur ka mbetur pak kohë nga zgjedhja e presidenti të ri të Ko...
Nëse harrojmë për një moment se cilët janë kryetarët e tri p...
Vetë Meta të mërkurën e me gjasë edhe më pas, reagoi duke he...
Nga Gjergj EREBARAKonferenca e datës 26 janar që mblodhi në ...
Praktikisht po presim te na rrjepin dhe lekuren e kokes. Dhe...
Nga Nebil ÇikaKetë pyetje e bënte në fakt një lexues i “Mine...
Gjetja e re linguistike “partneritet mes shtetit dhe privati...
Foli i fundit, por jo për këtë arsye, Ilir Meta ishte më i s...
Në përjekje për të mbrojtur të pamundurën, sot zëvendësminis...
Këmbëngulja e deputetit socialist Ben Blushi për të kërkuar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...