Sadna dhe 4 vjeçari/ Nga Arian Galdini
Mbrëmë e vërteta na përzhiti ndërgjegjet tona. Shumëkush u t...
E vërteta ishte e dhimbshme, ndërsa arsyeja e sulmit ndoshta më perversja dhe klientelistja që mund të ndodhë në një vend, ku ende kësaj qendre agjitopropi, i lejohet të quhet televizion kombëtar, por që merret me hallet e një katundi në Lezhë.
Historia është e thjeshtë. Sulmi i paprinciptë dhe tonet e larta kundër ?korrupsionit? të Ministrisë, bënin fjalë për Eda Zhitin, zonjën e Visar Zhitit, e cila nuk e ka mbledh veten nga humbja tragjike e të birit dhe disa herë është detyruar të kurohet për depression, deri tentim vetëvrasje në Itali.
Tragjedia e familjes Zhiti ka në qendër dy prindër, të cilët një zot e di ku e gjejnë forcën që janë ende në këmbë, pas humbjes së djalit të vetëm 20- vjeçar. Pas tragjedisë, kryeministri Rama emëroi Visar Zhitin ambasador të Shqipërisë në Vatikan, por emërimi u kundërshtua me egërsi nga presidenti Bujar Nishani.
Nuk ishte një çështje tërësisht politike, siç deshën ta paraqesin komunistët e PD, si një lloj ?flirti? të Zhitit, ish i burgosur, me këta ?ish- komunistët?, por një arsye tërësisht banale, si çdo arsye e Bujar Nishanit, tërësisht klienteliste dhe katundareske. Bujar Nishani ka të punësuar në Presidencë një nuse të Frangajt, dhe emërimi i Zhitit në Vatikan, linte pa punë motrën e Frangajt, një nëpunëse mediocre, e emëruar aty për shkak të vëllait shërbëtor qeverish dhe e mbetur aty për turp të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Kaq banale ishte kjo histori, sa u politizua dhe debati u orientua jo rreth një nëpunëse mediocre, që nuk meriton të jetë asnjë orë në ambasadë, por rreth faktit nëse ka tradhtuar Visar Zhiti, si ish- i burgsur apo jo. Dhe si pëfundim, Visari nuk u dekretua ambasador.
Zonjës së tij, e cila si nënë, nuk po e përballon dot ende fatkeqësinë, i është dashur të shkojë të marrë regjim spitalor në Itali, dhe ministrja Kumbaro ende nuk ja paska shkëputur marrëdhëniet e punës. Për këtë qendra e zërit e Frangajve, ka dhënë kushtrimin për korrupsion, dhe kërkon, që ose t?i hiqet rroga zonjës Zhiti, ose të penalizohet ministrja Kumbaro. Dhe arsyeja është përsëri Visar Zhiti dhe prania e tij në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, i cili pengon ëndrrën e motrës së Frangajve për të shkuar edhe më lart (Zoti na ruajt, dhe kjo mund të ndodhë).
Visar Zhiti është nga ata ish- të dënuar politik të komunizmit, që e ka të pastër historinë e dënimit dhe mbijetesës. Ai hyri dhe doli nga burgu një poet i ndjerë, dhe i injoroi persekutorët e vet të komunizmit, dhe kur i kishtë në të njëjtën tavolinë pas viteve ?90.
Por, tashmë në horizont, që pas fatkeqësisë së tij familjare, janë shfaqur disa përndjekës të tjerë, dhe këta janë Frangajt, të cilët nuk quajnë fatkeqësi humbjen e një djali të vetëm, por humbjen e vendit të punës, tërësisht të pamerituar, për një familjar të tyre. Meqë profili i lartë i Zhitit, i la pa arsye argumentat për t?u krahasuar, tani angazhohet një medie me liçencë kombëtare, të përndjekë gruan e tij, me shpresë se do ta rikalojë në depresion dhe do t?i detyrojë Zhitët më në fund të dorëzohen para fatit të Frangajve dhe t?i hapin rrugën mediokritetit, klientelizmit dhe pafytyrësisë së një njeriu, që shkel dhe mbi kufoma për pasionin e tij ndaj pushtetit.
Kjo është përndjekja e dytë më e ndyrë, më e rëndë, më fyese, më poshtëruese dhe më e pamëshirshme, që i bëhet Zhitit, jo më në emër të ndonjë ideali, por për shkak të vlerës që ai ka dhe asaj që meriton të marrë nga shteti shqiptar, dhe që është pengesë për Frangaj dhe Nishanin.
Dhe nazistët do ta kishin zili këtë përndjekje dhe këtë torturë ndaj kundërshtarëve të tyre, përndjekje që dëshmon çdo të thotë ta lësh shoqërinë në dorë të Frangajve, kur pushteti e lë të ndjehet si zagar gjahu.
Mbrëmë e vërteta na përzhiti ndërgjegjet tona. Shumëkush u t...
Nuk di të ketë ndonjë parti shqiptare në të cilën kryetari k...
Na propozohen stacione gjigande treni dhe autobuzash. Na pro...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Joint Forces Staff College, pjesë e ...
Një mbrëmje rutinë në klubin e fshatit desh u kthye dje në t...
“The Rise and Fall of American Growth” eshte nje liber i mre...
Sot ai ka arritur një sukses të parë, pasi ka marrë mbështet...
Jemi në kushtet e propozimeve që na vijnë gjoja si projekte ...
Për dreq i njoh të dy; edhe Blushin, edhe Ramën. Me të parin...
I vetmi pseudoargument i Veliajt per zhvatjen e qytetareve d...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Nga Artan FugaMetoda feudale menaxhimi. —————– Edhe nga paaf...
Nga Kastriot MYFTARAJDeputetja shqiptare e Kuvendit të Maqed...
Spiro Kserën e kam njohur vetëm kur u bë ministër. Nga miq t...
Nderkohe qe neser cmimi rritet 33% …— Nga neser cmimi i bile...
Nuk ka zgjatur shumë habia për qëndrimin “korrekt” të Partis...
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e ...
Kurvi ka 30 vjet që ka ngordhur, kurvizmi është në zenit. Mo...
Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e ...
Kombi shqiptar për ne është histori harte ,njohuri krenari p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...