web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teoria e zhdukjes së Islamit duke u shkatërruar me armë bërthamore Meka dhe Medina është mësuar si cikël leksionesh në Akademinë Ushtarake Amerikane

2 Shkurt 2016, 20:37, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Në Joint Forces Staff College, pjesë e National Defense University, në Norfolk të Virginias, një shkollë e Ushtrisë së SHBA, ku trainohen oficerët tashmë të diplomuar, ekziston një kurs i quajtur ?Perspectives on Islam and Islamic Radicalism.? Në këtë kurs, deri në prill 2012 kishte një cikël leksionesh i përgatitur nga një prej mësimdhënësve, studiuesit ushtarak lietnant-colonel Matthew Dooley. Në ciklin e tij të leksioneve, nënkoloneli Dooley shtjellonte tezën e një lufte teorike që kishte si premisë idenë se armiku i vërtetë i botës së qytetëruar nuk ishin radikalët islamikë, por Islami si religjion. Prandaj duhet zhdukur Islami si fe. Sipas këtij studiuesi, SHBA kishte me Islamin të njëjtin problem që pati dikur me Japoninë teokratike gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur adhurimi i perandorit si hyjni i shndërronte japonezët në kamikazë fanatikë. Për studiuesin Dooley SHBA duhet të përdorin të njëjtën zgjidhje ndaj Islamit, si ndaj Japonisë teokratike në Luftën e Dytë Botërore, pra goditjen me bomba atomike për ta bërë kundërshtarin të kuptojë se besimi i tij ka qenë i rremë. Në rastin e Islamit, Dooley mendon se SHBA duhet të godasë me armë bërthamore ?Hiroshimën? dhe ?Nagasakin? islamik, Mekën dhe Medinën.
Teoria e studiuesit Dooley shkaktoi protestat e shoqatave islamike në SHBA dhe për këtë arsye qeveria amerikane e hoqi ciklin e tij të leksioneve nga programi i shkollës ushtarake. Por Dooley nuk u penalizua për këtë gjë, nuk u arrestua për nxitje të urrejtjes as për thirrje për të kryer vepra terroriste. Atij thjesht iu tha se idetë e tij nuk mund t? i zhvillonte duke qenë i punësuar në sektorin public (shtetëror) amerikan, por jashtë tij, si një njeri i pavarur. Ai madje nuk u përjashtua as nga Ushtria Amerikane.
Në nëntor, pas atentateve terroriste islamike në Paris, i thashë mikut tim të nderuar Matthew Dooley se do ta paraqitja teorinë e tij për publikun shqiptar, për një studim, për të mbledhur përshtypjet e publikut. Është një metodë e njohur në gazetari që një teori paraqitet pa u thënë origjina e saj, në mënyrë që publiku t? i shprehë më lirshëm mendimet. Këtë gjë e bëra në faqen time në Facebook në dy shkrime, në nëntor. Tashmë që kanë kaluar rreth tre muaj është koha që publiku i cili ka debatuar për këto dy shkrime të mësojë të vërtetën e tyre dhe të shprehë përshtypjet e tij të reja.
Nga të gjithë reagimet, ai më qesharaku, absurdi dhe mjerani është ai një zyrtari të lartë të Antiterrorit, i cili e mban veten si një njeri erudit për gjëra të tilla, por që nuk kishte dëgjuar kurrë për teorinë e Dooley dhe më nderoi duke më bërë autorin e saj. Në fakt kam dyshimet e mia nëse ka qenë i sinqertë në këtë nderim që më ka bërë ky idiot i frustruar që ka vetëm një rrethanë lehtësuese: Dy javë në muaj është i nervozuar se nuk e di ku i ka gruan dhe vajzën. Ky bastard ka ende shumë për të dëgjuar nga unë për të keqen e tij. Në detyrën e tij atij i duket vetja si Edmond Dantesi i romanit të famshëm që mendonte se ligjin mund ta bënte sipas mendjes së vet.
Nejse. Publiku shqiptar duhet të mësohet edhe me debate të tilla, duhet të mësohet se nuk ka tema taboo në debat. Meqënëse Islami është e vetmja fe në botë që vazhdon të prodhojë masivisht terroristë, të cilët thonë se frymëzohen nga libri i shenjtë i kësaj feje Kurani, atëherë lind dyshimi i arsyeshëm se Islami është një fe e dhunës jo e paqes. E vërteta duhet të dalë nga debatime argumente dhe fakte. Nuk mund të pranohet a prirori se Kurani është një libër i paqes, se Islami është një fe e paqes, dhe kush thotë ndryshe nxit urrejtjen e duhet dënuar. Se kështu del që paska dy Kuranë, një i terroristëve dhe një i besimtarëve paqësorë. Dikush duhet të na thotë duke treguar konkretisht një libër se ky është Kurani paqësor, i përkthyer në shqip, duke na treguar dhe versionin në arabisht si burim, se Kurani është libër arab jo shqiptar. Ky dikush duhet të jetë shteti shqiptar, i cili i ka dhënë leje Komunitetit Musliman të Shqipërisë të ushtrojë fenë islame, bazuar mbi Kuranin. Pra, shteti shqiptar në bashkëpunim me Komunitetin Musliman kanë detyrim të na tregojnë kopjen e Kuranit të tillë. Atë pastaj do ta shqyrtojmë nëse është libër paqeje ose lufte. Se në qarkullim ka shumë versione të Kuranit. Në Shqipëri Kushtetuta thotë se nuk ka fe zyrtare, pra ne nuk mund të pranojmë a prirori se Kurani është libër paqësor, kur nga ky libër frymëzohen edhe xhihadistët edhe ata që pretendojnë se janë muslimanë paqësorë. A mund të ndodhë që nga ?Mein Kampf? i Hitlerit të frymëzohen njëlloj edhe luftëdashësit edhe pacifistët?





Lajmet e fundit nga