Nga Nikoll Lesi/ Pse Edi ka frikë nga Rama?
Për dreq i njoh të dy; edhe Blushin, edhe Ramën. Me të parin...
Jemi në kushtet e propozimeve që na vijnë gjoja si projekte të studjuara për vazhdimin e vdekjes urbane në Tiranë nëpërmjet asaj që e quajnë urbanizim.
Pikaaaaa urbanizimit! Pa asnjë studim e dëgjesë të vërtetë qytetare.
Na propozohen stacione gjigande treni dhe autobuzash. Na propozohen parqe dhe zona jeshile andej tutje jashtë Tirane si qytet. Na propozohet një zgjatim i bulevardit tip fashistoid për të kaluar përtej stacionit të trenit në drejtim të Krujës sikur do të kemi aerodrome të fshehura për t’u ulur UFO-t. As më pak as më shumë na propozohet bashkimi i Tiranës me Durrësin në një formë durrhane, trahanaje pa shije, në një gjoja qytet gjigand i ngjashëm me Brazilian ose Shangain.
Polic Fatmiri në një tjetër rol te Portokallia do të kishte thënë :
C’a bëhet k’shu re lla?
Gjigandomania e urbanizimit prej gjasme në Tiranë vazhdon ndërkohë qyteti është në gjendje materiale, financiare, sociale të asfiksuar.
Duke si çudi dhe njerëz të ndryshëm pyesin : More çfarë i ka gjetur këta me këto projekte urbanizimi të sajuara në mënyrë amatoreske, të kapur nga gjigandomania?
Duan ta rrisin Tiranën si kastravec nga ata që bëhet një metër brenda një nate, futur rifuxhio te mikrobuzi që do t’a transportojë drejt tregut të pisët të lagjes sime.
Nga ju vjen? Disa përpiqen të gjejnë arsye psikologjike, por unë nuk i hyj atyre.
Ka arsye të tjera më të kapshme dhe të vërtetueshme.
Tirana fillimisht kaloi një proces gjigandomanie lartësimi brenda, duke ndërtuar kulla monstruoze shumëkatëshe pa marrë parasysh asnjë normë raporti midis terrenit të ndërtuar dhe atij rrethues, midis hapësirave të betonuara dhe atyre jeshile, pa parë raportin me rrugët, me dendësinë e popullsisë, etj. Ekonomia doli jashtë Tirane dhe për rrjedhojë qyteti i gjigandomanizuar në lartësi mbeti i asfiksuar kulturualisht, ekonomikisht dhe financiarisht.
Sigurisht pati edhe pjesë të Tiranës që u gjigandomanizuan horizontalisht, por kapja e tokës së bukës andej nga Kamza, Fushë-Kruja, etj., u bë në mënyrë spontane, kurse gjigomandomania e lartësive brenda viës së verdhë u bë sipas një plaaaaaaa – hahaha – nifikimi urban.
Tani na ka ardhur një etapë e dytë gjigomandomanie. Ajo e shtrirjes gjigandomane, si qelizat kanceroze që përhapen si metastaza horizontalisht.
Njëherë Tirana iku pa kontroll drejt yjeve dhe tani po shkon drejt detit. Një lloj boshti koordinatash ku njera u ngrit përpjetë dhe tjetra është shtrirë përtokë.
Dy pyetje kërkojnë një përgjigje në thelb dhe unë po e jap:
E para, pse kjo prirje gjigandomanie horizontale aktualisht?
Sepse industria e ndërtimit, më mirë disa lobi ndërtimi, kanë nevojë për terrene ndërtimi të lira, me cmim të lirë dhe të lehta për t’u mbush me beton, pra me një ROI (return on the Investment) shumë të lartë në përqindje dhe në vlerë absolute.
Pasi e ngritën drejt qiellit sipërfaqen e ndërtuar, pra për të paguar një rentë toke të lirë, tani me sipërkate si të kohës të monizmit nuk bëhet dot fjalë. Ndërkohë sipërfaqja brenda qytetit është pothuajse e zënë. Ose duhet të prishin pallate të vjetër, për të ndërtuar, por kjo ka kosto, ose do të ngelin kapitalet e ngrira sepse nuk ka terrene ndërtimi aq të lehta për t’u gjetur.
Në këto kushte, duke bërë presion dhe përfituar nga egoizmi i disa qendrave politike vendimmarrëse, kundër interesave qytetare dhe jetës urbane dinjitoze, kërkojnë ta shtrijnë Tiranën si amebë e ngordhur në drejtim të Durrësit, ose të bëjnë zgjatime kanceroze që e bëjnë qytetin edhe më pak të menaxhueshëm, edhe hanë tokën e bukës si krim kombëtar, edhe boshatisin zonat e tjera të vendit duke e ftuar popullsinë e tyre të vijë në Tiranë.
Pra, interesat e lobive të ndërtimit po komandojnë çorba-nizimimin e Tiranës, pra bërjen e saj një çorbë lindore më keq sesa është, aq sa të vjen turp të shëtisësh ndonjë mik të huaj nëpër qytet. Ky lloj urbanizimi çorba-nizues po prodhon qindra mijrat e të papunëve të ardhshëm, pra edhe taksa të ulta për të mbledhur në masë absolute totale, pra edhe krizë të financave të qytetit, çka sjell edhe rrënimin e infrastrustrukturave të tij.
Qyteti po vdes duke u zgjeruar. Vdes duke u shtrirë përdhé…
Pyetja e dytë : Po mirë mo mirë, po përse gjigandomania horizontale, si ajo vertikale, njësoj, e katandis qytetin si një amebë e ngordhur që digjet nën diell?
Sepse qyteti duhet të investojë miliarda për këtë zgjerim. Bulevarde, infrastruktura jetësore, unaza njera pas tjetrës, stacione gjigande treni e autobuzi, etj.. Prisni more? Këto infrastruktura gjigande i shërbejnë vetëm qytetarit të Tiranës apo gjithë Shqipërisë. T’i ndajmë gjërat. Me taksat tona lokale ne nuk kemi ndërmend të paguajmë për gjithë Shqipërinë.
E dini ju rregullin urbanizues : the small is beatifull?
Për ndërtimet gjigande ka detyra buxheti i përgjithshëm kombëtar. Nuk ka punë pushteti lokal i Tiranës të mbajë projekte gjigandomane që i shërbejnë të gjithë Shqipërisë. Paratë tona i duam për vete sa janë taksa lokale.
Duke u dhënë pas infrastrukturave gjigandomane që numuruam në fillim, paratë lokale nuk shkojnë për mirëmbajtjen dhe modernizimin e qytetit. Sepse këtu nuk ka fitime përrallore, nuk ke ku ngjyen gishtin, nuk ka ku bën allishverishe.
Dhe situata sot është kur plehrat dhe kazanët e tyre janë për ibret, kur fasadat e shtëpive dhe pallateve po rrënohen, kur trotuaret sikur i ha qeni, pisllëku vu, sheh ca plehraxhinj të lodhur që me një sy shohin fshesën me tjetrën kontrollojnë se mos po i sheh njeri që janë duke u tallur, telat e Internetit si lesh arapi, shtyllat e elektrikut si shkopinj thane në mal, kanalizimet për ibret, etj. Të vjen turp nga kjo gjendje ndërkohë sheh me hidhërim se bëhen plane gjigandomane për ta çorba-nizuar hapësirën edhe më tepër, dhe bërë edhe më gjigandomane sesa më parë.
Ku do t’i çoni lekët tona more? Do të modernizoni qytetin që kemi, apo do t’i shpërdoroni duke i hapur si vaji në uthull nga Tirana në Durrës, a nga stacioni i trenit në Fushë – Krujë?
Industria e ndërtimit jep ritme që janë artificialë. Fitimi është shumë i madh. Nuk merret vesh sesa është kostoja e vërtetë. Eshtë gjithmonë e varur nga pushteti vendor se ka nevojë për troje. Nuk varet nga importi dhe eksporti me jashtë aq shumë. Nuk ka konkurrencë të huaj. Hohoho! Pra është burim fitimesh përallore. Prandaj gjoja si mbështetje ndaj biznesit bëhen plane urbanizueze çorba-nizuese.
Sigurisht bizneset e ndërtimit janë pasuri e kombit. Unë kam respekt për to si për cdo afarist që ka guximin të sipërmarrë në kushtet e gjysëm feudalizmit dhe gjysëm socializmit të sotëm shqiptar. Ato kanë nevojë të punojnë dhe duhet të vendosin në lëvizje kapitalet. Prandaj ose duhet hapur rrugë në forma të tjera investimi brenda degës, ose u duhen dhënë lehtësi për konvertimin e tyre në sektorë të tjerë. Interesat e tyre duhen mbrojtur, por gjithsesi jo nëpërmjet gjigandomanisë urbane, jo kundër interesave qytetare dhe jo për efekte iluzore elektorale e propagandistike. As për të kënaqur kulyte individi – do të thoshte Qenan K.
Për dreq i njoh të dy; edhe Blushin, edhe Ramën. Me të parin...
I vetmi pseudoargument i Veliajt per zhvatjen e qytetareve d...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Nga Artan FugaMetoda feudale menaxhimi. —————– Edhe nga paaf...
Nga Kastriot MYFTARAJDeputetja shqiptare e Kuvendit të Maqed...
Spiro Kserën e kam njohur vetëm kur u bë ministër. Nga miq t...
Nderkohe qe neser cmimi rritet 33% …— Nga neser cmimi i bile...
Nuk ka zgjatur shumë habia për qëndrimin “korrekt” të Partis...
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e ...
Kurvi ka 30 vjet që ka ngordhur, kurvizmi është në zenit. Mo...
Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e ...
Kombi shqiptar për ne është histori harte ,njohuri krenari p...
Nga Alban Spiteni/ Koha JonëSaimir Tahiri është ministër i B...
Anton HasanpapajNe duhet te ndalojme se menduari dhe vrpruar...
*NOSTALGJIKE.-Per Socialistet qe mbajten peshen e rende te d...
Nga Artan Fuga Po kur thonë se populli nuk gabon!!!Nuk gabon...
Kur ka mbetur pak kohë nga zgjedhja e presidenti të ri të Ko...
Nëse harrojmë për një moment se cilët janë kryetarët e tri p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...