Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Nga Bledian Koka
?Demokracia e brendshme në parti është kusht politik, organizativ dhe moral i ekzistencës dhe i zhvillimit të saj?. Është kjo fjalia e parë mjaft domethënëse, që shkruhet në hyrje të statutit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Një postulat që duket se pas 2005-ës i ka humbur vlera, është zbehur, me shkronja që bezdisshëm qëndrojnë aty në krye të një statuti që dikur me vlerën e një Bible, Kurani apo edhe po Talmudi po të doni, sot përbën modelin e shthurjes së ligjit që rregullon funksionimin e brendshëm të PS-së.
I vetmi dhe të vetmit që i shkon në mendje t?u besojë këtyre fjalëve të shkruara nga kushedi se kush aparatçik i PS-së Fatos Nanos, për momentin është Ben Blushi. Ai që vetë Fatos Nano mallkueshmërisht e cilësoi dikur si njeriun që ishte ?njish për të qenë dysh?, i vetmi që ka një jetë që lufton kundër Nanos pro Metës, kundër Metës pro Ramës e më në fund nga 2009-a e këtej kundër Ramës e pro vetes. Ben Blushi ia ka dalë në të dyja tentativat e para, por në këtë të fundit duket se situata nuk është më aq rozë, përkundrazi është tejet mavi.
Ben Blushi ka do ditë që kërkon zgjedhje në parti, zgjedhje për kryetarin PS-së dhe nëse do të ketë garë, ai do të ishte kandidati përballë kreut aktual. Por kërkesën e tij, Edi Rama e cilësoi të hënën si një ?debat të pakuptimtë?, ndërsa më herët në Vlorë ndën rreshta e me shpoti, e cilësoi Blushin një ?sehirxhi?. Por imazhi i Ramës i buzëqeshur e i relaksuar nuk ishte aspak tregues i një lideri omnipotent në partinë e tij.
Përpallë presionit që në dukje i vjen nga një njeri i vetëm (Ben Blushi), Rama ka nisur të aplikojë artin e politikës që njeh në mënyrën më të përkryer, atë që e solli deri aty ku është, pikërisht atë armë që askush më mirë se ai nuk e zotëron. Po citoj Ilir Metën që e përshkruante kështu Edi Ramën ditën që mori drejtimin e partisë në 2005-ën: ?Edi Rama, ky makiavelist i pashembullt, që e shndërroi parimin nga ?një anëtar, një votë? në ?një pallat, një votë’?.
Sot Ilir Meta vështirë se do ta artikulonte një deklaratë të tillë, por jam i sigurt që e mendon nga mëngjesi në darkë, e ndoshta edhe në ato 6 orë gjumë që bën zakonisht (siç ka deklaruar ai vetë). Për ta zhbërë figurën dhe përpjekjen e fundit të Ben Blushit për pak demokraci në at?parti, Edi Rama po përdor mjetin më të (po hezitoj të përdor fjalën që vjen në mendje) të ulët që ka në dorë. Edi Rama ka nisur të përdorë gojën e miqve të ngushtë të Benit për të zhbërë nisën e Blushit për një garë reale për kreun e PS-së. Edi Rama detyroi Saimir Tahirin të thoshte se pretendimi i Benit për garë në PS ?është një histori pa kuptim?.
E detyroi ta thoshte këtë edhe me vetëdijen e Tahirit, që Rama nuk ka ndërmend ta zgjedhë më kryetar të PS-së për Tiranën. Më pas përdori një si-korçar përpos mik të Blushit, Niko Peleshin, që mendon se në mars duhet të ketë vetë rimandatim të Ramës. Dhe deri edhe mikun e vetëshpallur të Blushit, Ben Ahmetajn, i cili zgjodhi t?i tregonte Benit tjetër sesi punët e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës shkokan fjollë. Por, jam i sigurt që ky i fundit, foli falas. Po pse gjithë kjo mizanskenë? Pse Edi Rama është frikësuar kaq shumë nga ?doreza e duelit? që Ben Blushi i ka hedhur tashmë? Pse Edi Rama, i cili praktikisht e zotëron në grushtin e tij ish-PS e Fatos Nanos, heziton të lejojë një garë të cilën edhe vetë Ben Blushi e di që nuk e fiton, edhe sikur garë të kishte?
Pse Edi Rama ka frikë të testojë besnikërinë e socialistëve dhe progresistëve, puthadorëve të tij të përbetuar prej 11 vitesh, freshistët e anëtarësuar rishtas, socialistët jugorë të ?komisar? Kokëdhimës, ato të Shqipërisë së Mesme të Saimir Tahirit e ato të veriut, që thotë se ia mbledh me një fishkëllimë Tom Doshi. Pse Edi Rama nuk e lexon që prej 2005-ës nenin 30 pika 2, e cila thotë se mandati i kryetarit është 4 vite? Madje, Edi Rama nuk lexoi as në 2009-ën shkronjën b të kësaj pike, e cila thotë kur ?partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative, mandati i kryetarit ndërpritet?.
Nëse Edi Rama krenohet me 1 milion shuplakat e shqiptarëve, pse ai u druhet 100 mijë e kusur anëtarëve të PS-së? Nëse ai është pikërisht ai reformatori i madh që pretendon, të paktën këtyre 100 mijë kusur anëtarëve të PS-së mund t?ua ketë hedhur ?trutë e gomarit?, aq sa tua rrëmbejë votën ?publicitare? për të konfirmuar gjenialitetin e atij që mëton se bëri Shqipërinë t?i vijë ?era shtet?. Frika e Edi Ramës në fund të kësaj analizë mua më shërben të kuptoj diçka thelbësore. Më shërben të kuptoj që Edi Rama është i sigurt për diçka, që ai nuk është i sigurt për asgjë.
Ai është i sigurt që reformat e tij alla-aksione nuk i kanë shërbyen për asgjë, ai është i sigurt se koncesionet alla PPP (partneritet publik privat) siç ka qejf ai t?i quajë, nuk i shërbejnë për asgjë, ai është i sigurt se keqpërdorimi i miqve të Benit nuk i shërbejnë për asgjë përballë Blushit. Në ditën më të keqe të funksionimit të brendshëm të demokracisë në PS, për shqiptarët vjen një lajm i mirë. Fakti që Edi Rama ka frikë, jo vetëm frikë nga shqiptarët në përgjithësi, por akoma më shumë se kaq, ai ka frikë edhe nga vetë socialistët e tij. Dhe frika është tregues i pasigurisë, i pasigurisë se ajo që po bën, nuk është ?Drejtimi i Duhur?, se ajo që shet në fakt nuk vlen, se ajo që manipulon nuk të garanton, se ajo që mohon, nuk të mbron. Edi Rama mund edhe grabisë sërish mandatin e kryetarit të partisë dhe me ndihmën e sejmenëve të tij kështu do të ndodhë, por në fund të ditës e gjitha kjo shërbeu për diçka. Shërbeu për të kuptuar se edhe ai që duket i gjithëpushtetshëm për momentin në këtë vend i paska dobësitë e veta, dhe madje mu aty ku pretendohej se ai ishte më i fortë?!
GSh/BW
E vërteta ishte e dhimbshme, ndërsa arsyeja e sulmit ndoshta...
Mbrëmë e vërteta na përzhiti ndërgjegjet tona. Shumëkush u t...
Nuk di të ketë ndonjë parti shqiptare në të cilën kryetari k...
Na propozohen stacione gjigande treni dhe autobuzash. Na pro...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Joint Forces Staff College, pjesë e ...
Një mbrëmje rutinë në klubin e fshatit desh u kthye dje në t...
“The Rise and Fall of American Growth” eshte nje liber i mre...
Sot ai ka arritur një sukses të parë, pasi ka marrë mbështet...
Jemi në kushtet e propozimeve që na vijnë gjoja si projekte ...
Për dreq i njoh të dy; edhe Blushin, edhe Ramën. Me të parin...
I vetmi pseudoargument i Veliajt per zhvatjen e qytetareve d...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Nga Artan FugaMetoda feudale menaxhimi. —————– Edhe nga paaf...
Nga Kastriot MYFTARAJDeputetja shqiptare e Kuvendit të Maqed...
Spiro Kserën e kam njohur vetëm kur u bë ministër. Nga miq t...
Nderkohe qe neser cmimi rritet 33% …— Nga neser cmimi i bile...
Nuk ka zgjatur shumë habia për qëndrimin “korrekt” të Partis...
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e ...
Kurvi ka 30 vjet që ka ngordhur, kurvizmi është në zenit. Mo...
Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...