Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Sa herë PS-ja ndodhet në fushata, qofshin këto elektorale kombëtare, apo zgjedhore partiake, nuk mungon pjesëmarrja e Pandeli Majkos. Është vullnetare, apo e kërkuar nga kryetari i saj Rama, kjo ka pak rëndësi. Por ky fenomen ndodh sa herë Rama ka vështirësi kredibiliteti ndaj bazës së PS për përkatësinë e tij ideologjike. E tillë është edhe kjo e ditëve të fundit, ku sulmet e Blushit, pavarësisht shpërfilljes sipërfaqësore të Ramës, i kanë hapur zgavra të mëdha godinës së tij.
Duke ju kthyer rastit Majko, kemi të bëjmë më një pension të parakohshëm të vetëpranuar nga ish kryeministri i vendit, pavarësisht se mosha e tij është më e re se e kryetarit të partisë. Rasti Majko është tipiku i një brezi i cili dikur ishte garda e re e PS, të cilët nuk qenë në gjendje të merrnin frenat e partisë. Pas brezit të përfaqësuar nga Fatos Nano, më e natyrshme do të ishte që freshistët e dikurshëm, të merrnin stafetën. U treguan të papjekur politikisht. Dhe në fund, një pjesë ndoqën Ilir Metën në ikjen e tij, një pjesë menduan të kooptonin ose përdornin Edi Ramën, si kopertinë. Si përfundim, ose ju është harruar emri, ose ç?arkivohen nga Rama sa herë ky ka nevojë, për t?i rikthyer në sirtarë, kur mbaron punë.
Rasti i zotit Majko është me tipiku. Vetëm shtatë muaj më parë baza e PS e kërkonte të kandidonte në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Sondazhet e jepnin fitues. Por Rama preferonte Velinë, dhe për këtë bëri aleanca të çuditshme, pa të cilat Veliaj nuk do mundej të drejtonte sot Tiranën. Majko jo vetëm që gëlltiti shpërfilljen, por edhe doli në fushatë në krah të Veliaj. Pas shtatë muajsh, del prapë në fushatën e pranimeve në PS. Dhe është evidente se shfrytëzohet imazhi Majkos dhe jo për ndonjë funksion që ky ka në PS-së, përveç atij të deputetit.
Duke vazhduar më tej, ish këshilli të urtëve, të formatuar nga Rama në ditët e vështira të pashumbjes së bashkisë, ku militonin figura historike të PS-së, nuk egziston më. Dhe kjo mund të interpretohej normalisht si një ndërrim brezash, nëse nuk do të kishim një zhvendosje totale të boshtit referencial të PS e cila me aksionet e sotme, e vetmja gjë që e lidh me doktrinën e së majtës është fjala ?socialist?. E megjithatë, askush prej tyre nuk prononcohet, përkundrazi, shoqërojnë Edi Ramën në fushatën e tij të rekrutimeve. E cila fushatë, në synimin afatgjatë, nuk ka aspak ndërmënd të anëtarësojë ndjekës të Majkos, por synon krijimin e një trupe partiake që gjithë karrierën e saj, nga pranimi e deri në promovim, t?ia dedikojë Edi Ramës. Pas kësaj nuk do të ketë nevojë më as për butaforinë e veteranëve të PS.
E çuditshmja e gjithë kësaj historie është sesi figura të cilat pas qënies kryeministër që në moshën 30 vjeçare, pranojnë të dalin në pension, 40 vjeç, moshë që Kodi i Punës e pranon vetëm për balerinat.
Pse po vuajnë shqiptarët nga një gjendje që herë-herë duket ...
Nga Mentor KIKIAZakonisht, në përplasjet me armë apo atentat...
Tashmë Vila 30, apo ajo që njihet si Vila e Mehmet Shehut, e...
Nga Lorenc VangjeliMasakra në Elbasan ishte si shpërthimi i ...
Pasqyra që po i mban të fiksuar përballë fytyrës Ilir Meta, ...
Një deklaratë e cila nuk kishte si të kalonte pa u dëgjuar d...
Ajo është një vajzë që thotë se është këngëtare. Nuk e njihj...
Nga Fatos LubonjaPo flitet dhe shkruhet shumë këto ditë për ...
Rrëmbeni hanxharë, pisqolla, dyfekë, kallashë, thika e mitra...
Prokuroria ka hedhur së fundmi një hap në atë drejtim që ka ...
E dashur Sadna, dje si rrallë herë më dridhej trupi. Ndërsa ...
Nëse rënia e murit të Berlinit ishte fillimi i fermentimit t...
Një ngjarje e fundit na riktheu edhe njëherë në skenë proble...
Nga Bledian Koka“Demokracia e brendshme në parti është kusht...
E vërteta ishte e dhimbshme, ndërsa arsyeja e sulmit ndoshta...
Mbrëmë e vërteta na përzhiti ndërgjegjet tona. Shumëkush u t...
Nuk di të ketë ndonjë parti shqiptare në të cilën kryetari k...
Na propozohen stacione gjigande treni dhe autobuzash. Na pro...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Joint Forces Staff College, pjesë e ...
Një mbrëmje rutinë në klubin e fshatit desh u kthye dje në t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...