Nga Edison Ypi/ Armik
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes morisë së shkresave që ju vendosën para Enver Hoxhës, në dosje ishte dhe një letër e ardhur nga Rrësheni. Autoritetet lokale te regjimit raportonin për fshesaren e rrugëve të qytetit të humbur të quajtur? Musine Kokalari. Me një shkrim nervoz diktatori bëri shënimin: Akoma gjallë është rrospia?
Kishin kaluar mbi 30 vjet që nga koha kur një nga gratë më të ditura dhe të bukura të Shqipërisë kishte nisur kalvarin e vuajtjeve. Dy vëllezër të pushkatuar që në ditët e para kur krerët komunistë zaptuan hotel “Dajtin”. Më pas do vazhdonte burgu, librat e saj do të ndaloheshin. Dekadat e jetës që kaloi deri sa e çuan për në banesën e fundit, hipur në karrocën e plehrave, ishin vetëm tortura fizike, përbuzje, vuajtje nga të cilat dhe vdekja ishte e pafuqishme ta shpëtonte.
Dhe më naivët nuk prisnin që në intervistën e fundit e veja e diktatorit të fliste për Musine Kokalarin, për krimet e të shoqit, për urinë në kuptimin e mirëfilltë biologjik në të cilën e la vendin kur iku nga kjo botë, për shumë e shumë gjëra serioze për të cilët njeriu në atë moshë mund të ketë një breje ndërgjegje, sigurisht nëse ka një të tillë. Kaq shumë ka shkruar këto 30 vitet e fundit për të mbrojtur çmendurisht, pacipësisht krimet e burrit të saj sa nuk besohej se do ndryshonte kurs. Në atë rrëfim totalisht mediokër, ku i vetmi kuriozitet ishte si ia lypi Enveri tek shtëpia e Bije Vokshit, nuk kishte asnjë surprizë nga Nexhmija që njohim. E vetmja ndjesi që pata duke lexuar intervistën, ndonëse u përpoqa të fshihja thellë në subkosheincë, ishte ai shënim që burri i saj kishte bërë për një grua tjetër: Akoma gjallë është rospia?
Logoreja e Nexhmijes është një grimcë në malin e fatalitetit tonë. Jemi të fundit që u bëmë shtet i pavarur, kishim regjimin më kriminal nga gjithë vendet komuniste, të fundit që po integrohemi në Evropë, të fundit që rrëzuam komunizmin. Në fakt e kemi merituar Nexhmijen. E kemi merituar ose më saktë burri i saj la pas një shkretëtirë ku nuk mbin gjë tjetër veçse gjëmbaçe urrejtjeje dhe mjerimi. Zhduku gjithë elitat . Disidenca e Klubit ?Petëf? në Budapest, apo Grupi 77 në Pragë as mund të imagjinoheshin në Shqipërinë që la pas Enverr Hoxha. Kjo është dhe arsyeja e antikomunizmit surrogato që emëroi pasuesi i Enverit. Kjo është arsyeja përse u bë gjyqi i kafeve dhe jo i regjimit. Kjo është arsyeja përse Nexhmija Hoxha nuk pati fatin e Elena Causheskut. Kjo është arsyeja përse ajo guxon të kërkojë rehabilitimin e burrit të saj kur askush nga ata që ajo pranon te pularia ta pyesë qoftë dhe në mënyrë evazive: Ç?ishte kjo që na ndodhi 50 vjet ?
Enver Hoxha la pas një shkretëtirë të tillë që dhe gjashtë vjet pas vdekjes alternativë e vetme politike të ishte një mjek ambicioz që për të çarë në jetë i duhej ti servilosej djalit të diktatorit. Imagjinoni pak Valesën të bënte gjithçka të tillë. Por dhe në të majtë situata nuk është më e mirë. Ngrefosjet dhe intonacionet e zërit të Koços janë gjithashtu një surogato e ?komandantit?. Dhe për këtë arsye nuk duhet të çuditemi aq shumë nga ato që molloisi Nexhmija.
Ende nuk e kam kuptuar plotësisht si drejtuesit e regjimit komunist mund të ndahen dy grupe. Ata si Nexhmija apo si udhëheqësi tjetër i lavdishëm Muho Asllani në rrëfimet e tyre thonë vetëm se vuanin kaq shumë sa nuk e mbyllnin dot 15-ditëshin dhe pjesa tjetër, ata që u bënë viktima të paranojës së diktatorit përfunduan në burgun e Spaçit apo Burrelit. Njëri prej tyre, Bedri Spahiu nxitoi të rrëfejë kujtimet e tij që në çastin e parë kur ju krijua mundësia. Bedri Spahiu dëshmoi krimet e tij dhe të Enverit, kërkoi ndjesë publike duke ikur nga kjo botë me shpirtin e lehtësuar. Në burgun e Burrelit kishte qenë në një qeli me Pjetër Arbnorin. Shumë vite më parë, Mandela shqiptar do më fliste me respekt për karakterin e fortë të ish- anëtarit të byrosë politike. Një tjetër karakter njerëzor është padyshim Liri Belishova.
Nuk kam njohur grua më të fortë dhe të mëncur . Në vitin 1961 ishte anëtare e byrosë politike kur kundërshtoi diktatorin në vendimin e tij për ta bërë Shqipërinë vendin më të izoluar të botës. 30 vjet i kaloi në burgje e internim, ku i vdiq dhe e bija, e bukur si Drita. I shkruajti Nexhmijes si shoqe e dikurshme e Institutit ?Nëna Mbretësha?, i lutej që ta lejonte të sillte nga internimi për tu kuruar në Tiranë të bijën që vuante nga kanceri.Liri Belishova ende nuk ka marrë përgjigje.
Pavarësisht se është nga gratë më të vuajtura të diktaturës, Belishova sa herë shfaqet në publik kërkon ndjesë për krimet e diktaturës. Kurrë nuk do ta harroj intervistën që pata dhjetë vjet më parë. Tërësisht falë meritës së saj intervista ishte një autopsi e diktaturës. Pasi dolëm nga studio e ftova në kafe. Nuk mundem, më duhet të shkoj te vëllai që është në prag të vdekjes, tha me syrin e vetëm që ju mbush me lot. Shtanga. Përse nuk më thatë, intervistën mund ta bënim një kohë tjetër, i thashë i zënë në faj. Absolutisht jo, duhet të vija patjetër sepse sa të kem frymë do flas për çfarë kemi kaluar, mu përgjigj.
Tre ditë më pas, në Sanatoriumin e Tiranës, Bardhyli dha shpirt.
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Edhe pak kohe ka mbetur nga muaji mars, kur pritet opinioni ...
Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të ...
Një shkrim sot në “Panorama”, për një punonjëse të Policisë ...
Nga Artan FugaPapunësia e të diplomuarve e grriu rininë.E pa...
Arben Ristani ka ripërsëritur në Ora News idenë se Partia De...
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë...
Të dyja palët ranë dakort! U desh më shumë se sa një vit e g...
Nga Anton HASANPAPAJTentativa e Edvin Rames qe nepermjet fol...
Here pas here ndodh qe miq ne tavolina apo dhe ne rrjetet so...
Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë, një ditë behari po flinte n...
Prirjes botërore për t’iu larguar shtypit të shkruar i është...
Sa herë PS-ja ndodhet në fushata, qofshin këto elektorale ko...
Pse po vuajnë shqiptarët nga një gjendje që herë-herë duket ...
Nga Mentor KIKIAZakonisht, në përplasjet me armë apo atentat...
Tashmë Vila 30, apo ajo që njihet si Vila e Mehmet Shehut, e...
Nga Lorenc VangjeliMasakra në Elbasan ishte si shpërthimi i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...