Përse John Kerry duhet të takojë edhe Kiço Blushin me Saimir Kumbaron – Nga Andi Bejtja
Nga Andi BejtjaPikërisht rreth dy vjet më parë, unë e adhuro...
Lulzim Basha ka përsuar sot një goditje të katërfishtë duke shpallur se Partia Demokratike nuk do ta votojë ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimeve.
Ai ka dalë keq përpara publikut shqiptar të cilit i kumton prej javësh se është i gatshëm ta kalojë këtë kërkesë të parnerëve tanë ndërkombëtarë. Ai ka dalë keq përpara diplomatëve të huaj në Tiranë, në sy të të cilëve ka dhënë besën. Ai është vënë në pikpyetje nga deputetët e partisë së tij, të cilët e kanë kritikuar hapur për këto qëndrime aspak koherente. Dhe së fundi ai i ka dhënë një argument më shumë kundërshtarëve të tij politikë që deri dje i tallte pikërishtë për këtë gjë.
Po çfarë ka ndodhur në fakt?
Përse Basha bëri këtë piruetë 180 gradëshe pasi në fillim shpalli miratimin e projektligjit, pastaj akuzoi shumicën se nuk kish këllqe ta bënte këtë, pastaj kur qeveria tha po, e përshëndeti me gjysëm zëri dhe në fund tha se nuk e votonte?
Për të marrë vesh këtë kapërcim ylberi duhet kuptuar më parë se pse kreu i PD-së vuri këtë bast të rezikshëm.
Në gjithë PD-në qenë të bindur se Meta, i frikësuar për ta lënë fatin e tij në dorë të amërikanëve, do ta pengonte Ramën ta votonte atë njësi që i jep fund kultit të paprekshmërisë së politikanëve të lartë dhe e kalon sovranitetin e hetimit përtej Atlantikut.
Në emër të kësaj bindjeje, Basha ndërmori një nismë me rrisk. Ai u betua se ishte pro dokumentit të ShBA, dhe filloi të parodizonte koalicionin e frikacakëve që po e mbante projektligjin në sirtar.
Kjo bindje u shtua edhe më shumë pasi Meta dhe Rama u takuan fundjavën e shkuar dhe vendosën që nuk e kalonin ?Byronë?? pa dhënë më parë opinionin e tij komisioni i Venecias.
Shumëkush, madje dhe ne të Lapsi.al, folëm disa herë për këtë bast të fituar të Bashës.
Mirë po çfarë ndodhi?
Me sa duket Rama nën presionin e mbërritjes së Xhon Kerrit në Tiranë, pa pëfillur këmbënguljen e LSI dhe të ministrit Manjani, e miratoi draftin në qeveri.
Dhe këtu Basha u kap gafil.
Në njërën anë atij i duhej të mbronte qëndrimin e tij. I duhej të respektonte fjalën e dhënë. I duhej të mbështeste deputetët e PD që i kish udhëzuar të flisnin për këtë temë.
Ndërsa nga ana tjetër i duhej të përballej me një gjë që me sa duket për të vlente më shumë sesa të gjitha këto sëbashku.
Me refuzmimin e beftë të Berishës.
Sepse sapo u përhap fjala se mazhoranca i tha “Po” projektligjit, ish kryetari doli me një postim në Facebook që nuk e paranonte atë.
I vënë në këtë dilemë, Lul Basha vendosi të injorojë ato që kish deklaruar, të mos pyesë për opinionin publik, ndërkombëtarët dhe deputetët e vet.
Ai shkeli mbi vete për të shkuar pas doktorit.
Dhe kjo mbi të gjitha, më shumë sesa për fatin e ?Byrosë??, më shumë sesa për një ligj që kalon me shumicë të thjeshtë, është vrastare për atë vetë.
Sepse Basha humbi një tjetër rast flagrant për të dëshmuar se ai është lideri që do e çojë PD-në drejt së ardhmes dhe jo rojtari i krimeve të shkuara të qeverisjes Berisha.
Natyrisht, dihet se përse Berisha, madje edhe më shumë se Ilir Meta, nuk e do cënimin e një sistemi 25 vjeçar drejtësie, që i ka dhënë imunitet për të gjitha mëkatet e tij. Ai ka mbretëruar në bazë të kësaj prokurorie dhe këtyre gjykatave, që nuk kanë guxuar as ta pyesin edhe kur është ?kapur? në vendin e krimit. Prandaj ai është i legjitimuar kur lufton për mbrojtjen e status quo-së.
Por, logjikisht, roli i Lulzim Bashës duhet të ishte tjetër. Ai duhet të militonte çdo ditë, për ti dhënë shqiptarëve dhe opozitës të gjitha instrumentat e mundshëm për të çrrënjosur këtë regjim kleptokratësh të shfrenuar.
Ai duhet të vazhdonte në rrugën e tij për të kërkuar një ?Byro amerikane? e cila do tua bënte jetën më të vështirë tenderaxhijve pa garë dhe koncesioneve për miqtë.
Por përballë këtij interesi publik ai zgjdhodhi edhe njëherë të mbrojë interesat, makthet dhe paranojat e doktorit. Mjaftoi një dalje e Berishës në Facebook që ai të shkelte mbi veten, mbi deputetët e tij dhe mbi paktin me ndërkombëtarët.
Dhe me këtë akt vetëshkatërrimi ai riskoi shumë më tepër se me bastin që kish vënë në fillim të kësaj çështjeje.
Sepse problemi për të, pas kësaj piruete, nuk është më as raporti që ka me fjalën e dhënë, as ai me ndërkombëtarët apo njerzit e partisë së vet. Tani dilema është më e madhe: A është ai lideri që do ta drejtojë PD-në me fytyrë nga e ardhmja, apo thjeshtë një vartës që Berisha e mban peng me të shkuarën?/lapsi
Nga Andi BejtjaPikërisht rreth dy vjet më parë, unë e adhuro...
Rrëzë kodrave, ca kaçube në hyrje si kondak, në fillim e në ...
Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë auto...
Drafti i Byrosë së Hetimit u kthye mbrapsht nga Gjykata Kush...
Kur kerkuam doreheqjen e Guvernatorit si shkak i grabitjes (...
Që Nexhmije Hoxha është personazh që galvanizon shoqërinë ed...
Kriza e gjatë dhe e dhunshme e opozitës në Kosovë, përveç qy...
Puna është nder?Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobi...
Nga Mentor KikiaNjë ngjarje kriminale nuk ndodhi dje në Tira...
Nga Anton HASANPAPAJKur politika kerkon te luaj lojen e vjet...
Nexhmija Hoxha nuk më nervozon më, pasi nuk e dëgjoj dhe as ...
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi ...
Ngjarja e Elbasanit është nga ato që e nxjerr mbretin gollom...
Po mirë po mirë edhe mua më pëlqente gjatë verës të shihja a...
Nga Ardian NdrecaBanale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazeta...
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes m...
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...