Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë autobiografinë përmes intervistash në televizor, në të cilat gazetarët bëjnë pyetje komode, që në shumicë i kanë përgatitur plotësisht apo pjesërisht vetë të intervistuarit në atë mënyrë që ta nxjerrin sa më të pastër dhe sa më të vlefshme veten e tyre. Kjo ndodhi këtë herë edhe me intervistën që Nexhmie Hoxha i dha Rudina Xhungës. Duke lënë mënjanë llojet e pyetjeve shumë të rehatshme për Nexhmien si dhe formulimin e tyre gjuhësor të Rudina Xhunglës, të cilat, në përgjithësi, lënë shumë për të dëshiruar, po merremi vetëm me një pyetje, ndonëse pa rëndësi, por precize të gazetares dhe me përgjigjen koncize, por shumë të diskutueshme të të intervistuarës.
Pyet Rudina: Sa libra kishte biblioteka e Enver Hoxhës?
Përgjigjet Nexhmia: Kishte nja 45 mijë libra.
Një që ka blerë një bibliotekë dhe ka vendosur aty më shumë xhingla sesa libra, që e ka blerë bibliotekën më shumë për të treguar se edhe ai është njeri i librit, me siguri mbetet ngushtë kur dëgjon se Enveri kishte aq shumë libra. Një tjetër që librin nuk e ka ndarë nga dora gjatë gjithë jetës, qoftë për profesion e qoftë për kulturë, i cili ka në bibliotekën e tij libra qoftë të vetat e qoftë të trashëguara nga prindërit, dhe kur sheh se, megjithatë, në bibliotekën e tij nuk ka më shumë se 400-500 libra, e sheh me dyshim përgjigjen e Nexhmies. Dhe vërtet ai numër i madh librash që Nexhmia pretendon se ka pasur biblioteka e Enver Hoxhës të habit dhe të bën të dyshosh.
1.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia e leximit të tyre?
Kuptohet, në bibliotekë Enveri nuk kishte libra përrallash a vjershash të tipit ?Vrima?, por libra të një cilësie të lartë nga autorë seriozë. Të kesh 45 mijë libra dhe t?i lexosh ato, sepse Enveri besoj se nuk i mbante ato për zbukurim, do të duhet një kohë më e gjatë se vetë jeta. Në një libër me përmasa mesatare dhe me vështirësi mesatare përmbajtjeje, njeriu lexon jo më shumë se 15 faqe në orë dhe për të lexuar një libër mesatar prej 300 faqesh, i duhen rreth 20 orë. Që të lexojë 45 mijë libra me nga 300 faqe secili, njeriut i duhen rreth 900 mijë orë. Duke marrë parasysh se një vit ka 8760 orë, për të lexuar librat e bibliotekës, Enverit do t?i duheshin 102 vjet, me kusht që as të mos hante, as të mos pinte, as të mos flinte, as të mos drejtonte punët e partisë, as të mos i shkruante letra shokëve për trajtimin e armiqve të popullit, as të mos i shkruante letra dashurie Nexhmies (pa le më të zhytej në veprime erotike), as të mos dilte për gjah, as të mos lexonte letrat e popullit, pra të mos bënte gjë, veç të lexonte. Është e pamundur, ndonëse, duhet pranuar se midis librave ka edhe nga ata që nuk lexohen nga fillimi në fund si, për shembull, fjalorë, fjalorë enciklopedikë, apo enciklopedi.
2.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia për t?i vendosur ato?
Dyzet e pesë mijë librat, duke marrë parasysh se një libër mesatar ka një trashësi prej 2.5cm, për t?i vendosur njëri pas tjetrit, kërkojnë një vend me gjatësi prej 1125 metrash, pra mbi një kilometër. Për të shfrytëzuar lartësinë dhe pakësuar gjatësinë e vendit, kur librat janë mesatarisht të larta rreth 25cm dhe vendosen njëri mbi tjetrin 10 libra, ashtu siç vendosen zakonisht librat në bibliotekë, do të zinin një vend me një gjatësi prej 112.5 metrash, domethënë më shumë se gjatësinë e një piste atletike vrapimi 100m. Nuk besoj se vila e Enver Hoxhës me 2-3 kate të kishte vend për të vendosur kaq shumë libra, edhe sikur të mos kishte, as dhoma gjumi, as dhoma ngrënieje, as sallë të pritjes të popullit, të klasës punëtore, të veteranëve, të ushtarakëve etj, përveç dhomave të librave.
3.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia financiare për t?i blerë ato?
Besoj se në bibliotekën e Enverit, me përjashtime të rralla, kishte libra të huaj. Një libër mesatar jashtë kushton, po themi, rreth 10 dollarë. Dyzetepesë mijë librat e Enverit duhet të kenë kushtuar rreth 450 mijë dollarë. Nexhmia tha se Enveri e kishte rrogën 16000 lekë, që bëjnë, me kursin e atëhershëm të dollarit (që ishte 70 lekë për një dollar) rreth 250 dollarë në muaj, apo 3000 dollarë në vit. Sikur Enveri ta kishte marrë atë pagë qëkurse kishte lindur e deri kur vdiq, pra për 77 vjet resht, do të bënte gjithsej 230 mijë dollarë dhe nuk do t?i dilnin kurrë ato pare për të blerë as gjysmën e librave edhe sikur të mos kishte shpenzuar asnjë kacidhe për gjë tjetër. Sigurisht në bibliotekën e Enverit kishte edhe shumë libra të falur, edhe libra të konfiskuara nga bibliotekat e intelektualëve të paraluftës të eliminuar prej tij, që Nexhmia nuk i përmendi, por ata nuk krijojnë ndonjë ndryshim të madh në fondet që duheshin për të blerë mijëra libra të tjerë.
Kështu, Nexhmia, për të mirën e saj, por edhe të Enverit, duhet ta modifikojë pak shumën që dha për numrin e librave të Enverit.
Drafti i Byrosë së Hetimit u kthye mbrapsht nga Gjykata Kush...
Kur kerkuam doreheqjen e Guvernatorit si shkak i grabitjes (...
Që Nexhmije Hoxha është personazh që galvanizon shoqërinë ed...
Kriza e gjatë dhe e dhunshme e opozitës në Kosovë, përveç qy...
Puna është nder?Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobi...
Nga Mentor KikiaNjë ngjarje kriminale nuk ndodhi dje në Tira...
Nga Anton HASANPAPAJKur politika kerkon te luaj lojen e vjet...
Nexhmija Hoxha nuk më nervozon më, pasi nuk e dëgjoj dhe as ...
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi ...
Ngjarja e Elbasanit është nga ato që e nxjerr mbretin gollom...
Po mirë po mirë edhe mua më pëlqente gjatë verës të shihja a...
Nga Ardian NdrecaBanale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazeta...
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes m...
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Edhe pak kohe ka mbetur nga muaji mars, kur pritet opinioni ...
Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të ...
Një shkrim sot në “Panorama”, për një punonjëse të Policisë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...