Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Që Nexhmije Hoxha është personazh që galvanizon shoqërinë edhe pas çerek shekulli nga lënia e skenës politike, kjo është e pritshme. Gruaja e njeriut më të fuqishëm të historisë shqiptare, do të ishte e tillë edhe nëse do të kishte qenë shtëpiake dhe do të fliste për gjellët që hante Enveri. Ndaj çdo prononcim edhe për jetën private apo rozë të saj dhe bashkëshortit, kuptueshëm është historik, ndryshe nga ndonjë intervistë e Çiljetës apo Xhesikës. Pasi kudo e kurdo, edhe jeta private e liderit ndikon thekshëm në personalitetin e tij, rrjedhimisht në fatet e nënshtetasve.
Ishte e pritshme që kjo intervistë të ngjallte xhelozi profesionale, aq më tepër që tregu shqiptar të lejon shumë-shumë të intervistosh Berishën a Ramën, si maja e suksesit. Ishte zhgënjyese që disa sugjerime profesionale dhe gjykimet, të sillen në nivelin e batutat e filmave të realizmit socialist. Ashtu siç nuk ishte habitës fakti që shumë editoriale kundra Hoxhës ishin në nivelin e komentatorëve sportivë të Leskovikut të çuar të komentojnë finalen e kupës së kampionëve. Nuk është vetëm faji i botuesve, pse media shqiptare është në këtë gjendje të telendisur.
Por duke ju kthyer ngjarjes, Nexhmije Hoxha për gjysëm shekulli ka qenë ndër personazhet e rënda të jetës politike. Në të shkuarën e saj, ka qenë bashkëpunëtorja dhe bashkëshortja e një prej lojtarëve të peshave të mëdha të ringut politik, i cili luante (për aq sa e lejonte mundësia), në një terren ku përplaseshin dy blloqe; dhe lufta, pushtimi apo asgjësimi fizik, ishin të ditës. Mjaft të kujtohet Polonia, Hungaria, Çekosllovakia, vrasja e Kenedit, atentatet e De Golit, rrëmbimi i Ado Moros, për të kuptuar se bota e ndarë në blloqe, nuk ishte kjo e sotmja. Si e tillë, ajo ka qenë vëzhguese e dorës së parë, por mbi të gjitha nxënëse e një personazhi tepër serioz në inteligjencën, dhunën, vrasjet, aksionet dhe qëllimet e tij. Si e tillë, nuk hyn në njerëzit që mund ta detyrosh të përgjigjet për pyetje që nuk i ka planifikuar vetë. Kaq gjë e kupton edhe një kursant i gazetarisë në perëndim. Një grua e cila nuk ka pranuar t?i përgjigjet prokurorëve e gjykatësve, duke bërë burgun; e cila nuk kërkon falje, pasi sipas bindjeve të saj nuk ka bërë faj, kjo grua nuk i përgjigjet, madje as e qas në derë çdo idiot parapolitik që do ti bëjë pyetje të tipit Gent Strazimiri. Kështu është historia e njerëzve që luajnë fatet e të tjerëve.
Intervista e Nexhmije Hoxhës për aq sa ajo pranoi dhe aq sa donte të thoshte, është historike. Njerëzit e kalibrit të saj japin atë që duan. Gazetarët vetëm kanë mundësi të mbartin lajmin. Dhe askush nuk merret me mesazherin në botë; askush nuk është marrë me lajmësin në Shqipëri, të paktën deri sa sundonte një ligj serioz si kanuni i cili vriste atë që prekte lajmësin.
Ajo që ishte tronditëse nga pasintervista, nuk kishte lidhje me reagimet e ndjekësve të Hoxhës dhe as të kujt është goditur prej tij, çka janë të kuptueshme. Befasues ishte reagimi i personazheve që mendohet se distanca historike, njohja me historinë e vendit dhe vendeve të botës, shkollimi në perëndim, do t?i kishte thyer lëvozhgën e primitivitetit. Ndër këta veçohet rasti i Ardian Ndrecës. Duke menduar që vjen nga një mjedis katolik, i studiuar dhe jetues në perëndim, me mundësi aksesi në kulturën e Italisë, pritej një mendim më i kualifikuar dhe distancuar. Por ishte i pashembullt vreri i tij ndaj gazetarisë shqiptare si profesion, megjithëse ka qenë kjo gazetari që e ka bërë personazh publik këtu, pavarësisht nivelit të shkrimeve të tij; neveritës fjalori i përdorur kundër gazetares dhe të intervistuarës, që do zilepste çdo hajdut xhepash të dënuar për agjitacion e propagandë; habitëse mungesa e njohurive për kontekset gjeopolitike dhe historike, kur gjykon njerëzit dhe rregjimin, çka e qasnin me një fshatar të viteve 1800 të transplantuar në shekullin e 21-të, që mendon se fshati i tij është bota dhe bajraktari, mbreti i saj. Dëshpëruese në nivel social, kur mendon se në edukatën e tij nuk ka faj komunizmi. Zhgënjyes në nivel personal, kur mendoj që kam qenë ndër përkrahësit e tij në publik dhe privatisht, që të emërohej ambasador në Vatikan. Kam qenë duke i bërë diplomacisë shqiptare një gjëmë.
Në fund të gjithë kësaj, për ata që tashmë e kanë krijuar mendimin për periudhën e komunizmit, dhe kanë vendosur të shohin nga e ardhmja, kjo intervistë dhe reagimet pas saj, pati vlerë edhe për kaq: që të kuptohet se jo çdo deformim yni, është faji i komunizmit, por ndoshta komunizmi ishte kaq i egër edhe për fajin tonë; se gjuha e urrejtjes dhe mungesa e analizës gjakftohtë, e bëjnë këtë shoqëri, terren pjellor për çfarëdolloj aplikacioni të rregjimeve dhe individëve intolerantë ndaj demokracisë./dritare.net
Kriza e gjatë dhe e dhunshme e opozitës në Kosovë, përveç qy...
Puna është nder?Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobi...
Nga Mentor KikiaNjë ngjarje kriminale nuk ndodhi dje në Tira...
Nga Anton HASANPAPAJKur politika kerkon te luaj lojen e vjet...
Nexhmija Hoxha nuk më nervozon më, pasi nuk e dëgjoj dhe as ...
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi ...
Ngjarja e Elbasanit është nga ato që e nxjerr mbretin gollom...
Po mirë po mirë edhe mua më pëlqente gjatë verës të shihja a...
Nga Ardian NdrecaBanale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazeta...
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes m...
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Edhe pak kohe ka mbetur nga muaji mars, kur pritet opinioni ...
Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të ...
Një shkrim sot në “Panorama”, për një punonjëse të Policisë ...
Nga Artan FugaPapunësia e të diplomuarve e grriu rininë.E pa...
Arben Ristani ka ripërsëritur në Ora News idenë se Partia De...
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...