Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Nga Mentor Kikia
Një ngjarje kriminale nuk ndodhi dje në Tiranë, sepse fati deshi që bomba e vendosur poshtë një makine të binte në tokë ende pa u shpërthyer. Autori nuk ka ende emër, e ndoshta nuk do të ketë kurrë, por sërish policia e ka drejtuar gishtin tek një konflikt i vjetër, i personit të shënjestruar, Nuredin Suli, me fqinjin e tij, familjen Sulo, në Fier. Një histori tipike shqiptare. Njëri fqinj, kishte hapur një servis makinash në katin e parë të shtëpisë, thuajse duke i zënë derën fqinjit tjetër, dhe duke e shqetësuar atë dhe të tjerë banorë, me shurmat dhe ndotjen që prodhon një servis makinash. Ishin konfliktuar shpesh mes tyre pikërisht për këtë çështje, derisa hynë në punë plumat dhe bombat. ?Mekanikët? e vranë fqinjin që kërkonte mbylljen e servisit se i shqetësonte. Pastaj ata i vunë bombën njërit prej tyre në makinë. Pastaj ata i qëlluan më plumba tjetrit, dhe tani e kishte radhën bomba e radhës.
Dhe pse ndodhi kjo? Sepse dikujt i teket të hapë servis makinash mu në shtëpi, në mes të lagjes, ngjitur me banesën e tjetrit, duke shqetësuar këdo që jetonte përreth. Kush e ka fajin? Pa asnjë dyshim që shteti, më saktë organet e pushtetit që janë përgjegjëse për licencimin e aktiviteteve të tilla. Si mund të lejohet një biznes i tillë në mjedis të banuar? A ka agjenci mjedisi që mat zhurmat dhe shkallën e ndotjes? A ka rregulla bashkia kur jep lejen për një aktivitet të tillë? Padyshim që ka. Por të gjithë ata që duhet të kontrollojnë kushtet e fillimit të një aktiviteti ekonomik, kanë marrë paratë e rryshfetit dhe ikën, duke lënë njerëzit të vriten mes tyre.
Duke dalë nga ngjarja e djeshme, po të kthejmë kokën pas, do të kuptojmë se sa shumë krime ndodhin në këtë vend pikërisht si pasojë e përplasjes mes njerëzve për probleme që duhet të gjejnë zgjidhje në zyrat e shtetit dhe pushtetit. Cili do të duronte një servis makinash tek dritarja e dhomës së gjumit? Kush do të jetonte mes zhurmës dhe pisllëkut? Sa prej nesh ankohen për lokalet dhe mejhanet që pjekin qofte në katet e para të pallateve, apo bëjnë muzikë deri në mëngjes? Sa vriten për muret rrethues të shtëpive, gardhet, pemët dhe lopën që futet në tokën e tjetrit? Në të gjitha këto, shteti ose ka lejuar të paligjshmen, sespe është i mbushur me nëpunës të korruptuar, ose nuk vepron, duke i hapur udhë vetëgjyqësisë. Në kushtet kur shteti, ose është palë me paligjshmërinë, ose rri e bën spektatorin, njerëzit përpiqen ti dalin zot vetes. Njësoj si në një xhungël të egër, ku ose duhet të mbijetosh duke vrarë, ose duhet të vdesësh.
Ne tregohemi shumë të ashpër me veten. Sa herë dëgjojmë të tilla lajme, themi: ?Jemi popull i egër, barbar, vritemi për hiç gjë?. Po sikur të bëjmë një provë dhe të zhbëjmë shtetin në një shoqëri tjetër, cdo të bënin njerëzit? Të jeni të sigurtë se do të bëheshin edhe më barbarë se ne. Por është shteti që bën rregullatorin mes njerëzve.
Vetëm sepse kisha vendosur një çantë dore poshtë këmbëve në avion, një grua që ishte në ndenjësen para meje u ngrit e nervozuar e u angua trk personeli, sepse canta ime i kishte prekur këmbët. Popujt e tjetër nuk janë fare më tolerantë se ne, por dinë ti zgjidhnin mosmarrëveshjet në zyrat e shtetit. Sepse është shteti që vepron dhe u përgjigjet ankesave.
Ndërsa kërkohet autori i bombës që nuk shpërtheu dje, policia e prokuroria duhet të arrestojnë së parti kryetarin e bashkisë që ka firmosur lejen e atij servisi makinash, kryetarin e agjencisë së mjedisit që ka dhënë lejen mjedisore, atë të tatimeve që ka lëshuar licencën e aktiviteti… Para se të zbatojmë ligjet ndaj kriminelëve, ne duhet të fusin në burg vetë shtetin. Sepse shteti është shkaktari më i madh i vrasjeve.
Nga Anton HASANPAPAJKur politika kerkon te luaj lojen e vjet...
Nexhmija Hoxha nuk më nervozon më, pasi nuk e dëgjoj dhe as ...
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi ...
Ngjarja e Elbasanit është nga ato që e nxjerr mbretin gollom...
Po mirë po mirë edhe mua më pëlqente gjatë verës të shihja a...
Nga Ardian NdrecaBanale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazeta...
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes m...
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Edhe pak kohe ka mbetur nga muaji mars, kur pritet opinioni ...
Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të ...
Një shkrim sot në “Panorama”, për një punonjëse të Policisë ...
Nga Artan FugaPapunësia e të diplomuarve e grriu rininë.E pa...
Arben Ristani ka ripërsëritur në Ora News idenë se Partia De...
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë...
Të dyja palët ranë dakort! U desh më shumë se sa një vit e g...
Nga Anton HASANPAPAJTentativa e Edvin Rames qe nepermjet fol...
Here pas here ndodh qe miq ne tavolina apo dhe ne rrjetet so...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...