“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Rrëzë kodrave, ca kaçube në hyrje si kondak, në fillim e në fund dy gunga si thep e shqekëz, rruga si tytë, disa parcela tërthor drejt fushës si karikator, fshati i psherëtimave nga larg duket si një kalashnikov i hedhur në ikje e sipër nga një vrasës që ngutet të fshihet.
Fshati i psherëtimave të internimeve nuk ka kala të vjetër, nuk ka krua me ujë të rrjedhshëm, nuk ka pleq të verbër që këndojnë epe me lahutë, nuk ka histori të lashtë. Fshati i psherëtimave është i ri. Fshati i psherëtimave ka vetëm të kaluar të afërt plot e përplot me dhimbje që një çetë banditësh vrasës të quajtur komunistë i shkaktuan të tjerëve shqiptarë.
Rruga për në fshatin e rënkimeve në perëndim të Lushnjes është e drejtë, e fortë, me kalldrëm, si gjithë rrugët që të çonin në fshatrat e internimeve ku Gazi i Degës të hynte e të dilte si i tërbuar.
Fshatrat e Shqipërisë historike me frymëmarrje normale, i kanë shtëpitë të vendosura në mënyrë të çrregullt. Fshati me psherëtima i ka barrakat në rresht si të internuarit në apel.
Rrugica të ngushta, të pista. Avllira edhe më të ngushta. Barrakat e mjera ju kanë rënkuar e psherëtitur me dhjetra vite familjet e shquara Shqiptare të merr të qarët t’i shohësh. Gardhe të shkatërruar. Shtëpi prej kallamash në radhë paralele me nga një rrugicë për ibret në mes. Tavane kashte. Lagështirë dhe minj gjithandej.
Tre-katër ?pallate? trekatëshe që lartësohen frikshëm mbi barrakat e vogla i kanë dritaret mbuluar me hekura dhe plastika. Në këto “pallate” kanë ?jetuar? kryetarët, sekretarët, komandantët, komisarët, nëpunësit, brigadierët, pra “superstruktura” e fshatit, ?të liret? që hynin e dilnin në fshat kryelartë pa u kontrolluar nga policia.
Shumica e familjeve fisnike që këtu kanë kaluar dhjetra vite, tashmë janë larguar në Amerikë, Kanada, Australi, Tiranë.
Megjithatë kanë mbetur disa ish të internuar të mjerë që me kalimin e viteve kanë humbur lidhjet me botën dhe s’kanë ku të venë.
Ja një nga të rrallët e internuar të mbetur. Ja një Robinson i psherëtimave që po tymos duhan mbështetur pas murit të një bilardoje bosh. Është 60 vjeç. Babai pushkatuar më 1958. E kanë plasur këtu dy vite pas pushkatimit të babait. Sy të fikur, gjymtyrë të lëshuara, krejt i painteresuar për ç’ndodh pranë apo larg, edhe po ta shihte botën të bëhej pluhur e hi dhe të gjithë banorët e planetit të therur para syve të tij, nuk do ti bënte asnjë përshtypje.
Në fshatin e psherëtimave një organizatë humanitare ndërkombëtare ka ndërtuar një ujësjellës. Pompa, tuba, rubineta. Ujë s’ka. Rrethuar me pellgje të ndyrë dhe plehra, çezmat të gjitha të thata sikur i ka bllokuar ajo kuçedra të cilën ngaqë nuk e pranon as ferri vazhdon të japi intervista.
Një banor i ardhur rishtaz, duke sfiduar organizatën dhe bamirësinë e saj, ka shpuar një pus në oborr, ka nxjerrë jashtë oborrit një tub llastiku ku graria vinë e marrin ujë që s’pihet për të larë rrobat me bidona plastike mbi karroca dore.
Ana, 72 vjeçe, këtu prej më tepër se dyzet vjet, tregon një histori rënkimtare për burrin e zhdukur që nuk e ka të qartë nëse ja pushkatuan apo ja varën në litar. Dy djemtë, njëri i martuar me një leskoviqare të ?deklasuar? me djalë e vajzë, edhe ata jetojnë ende këtu. Tjetri djalë, pa grua e fëmijë, u martua një herë, gruaja e tij erdhi këtu, por u largua pas pak muajsh se nuk duroi dot, nuk mund të nxirrte aq psherëtima sa kërkonte vendi.
Kokekëmbë me të zeza, tek rrëfen me duar të kryqëzuara në prehër dhe kokë të lëshuar si Monaliza, Ana thotë se Zotin e beson, por në kishë nuk vete. Gjëmimtarja e psherëtimave që s’ka në cilën kishë të shkojë të falet, mërmërit për dikend në Tiranë i cili e ka gënjyer disa herë duke i premtuar ta largojë nga ky varr i boshatisur, ky ferr psherëtimash që ende dëgjohen. Një mbesë Anas reciton Lasgushin; ?Në këtë ças? të perënduar, kur po më dehen sytë e qarë??.
Dehje e syve mes kallamave dhe pellgjeve, rraqeve, kovave me ujë që s’pihet, zheleve të ndera për t?u tharë në një ditë dimri. Bah. Që ?dehja e syve? të mos kthehet në ?lot të syve? duhet me u largu prej këtu.
Sillem edhe pak nëpër fshat.
Kafene e errët, pa korent, pis, bosh.
“Knë këmbyer veriun shkëmbor me këto baltovina, vinë pinë ndonjë kafe në mbrëmje dhe bien flenë” thotë pronarja e Qajtores myzeqare.
Mbi dritaren e mbyllur me plastmas të një ?Pallati? lexohet; ?Partia mbi të gjitha”.
Posta e policisë që gjatë dhjetëra viteve ka bërë çdo mbrëmje ?Apelin? është shndërruar në banesë provizore derisa dikush ta privatizojë për ta shndrruar në depo zhabash që kanaleve të atyre anëve ka me shumicë.
Disa vocërrakë pranë një çezme të thatë ngrenë dy gishtat duke bërtitur Sali Berisha-Sali Berisha.
Pak më tutje, pranë një kioske, nja katër a pesë vendalinj me kasketa që luajnë domino betohen për kokë të Edi Ramës.
E vetmja ndërtesë e re, e rregullt, e pastër, është në të njëjtën kohë ?Qendra Shëndetësore? dhe ?Kopshti?. E ka ndërtuar ajo organizata humanitare ndërkombëtare e çezmave të thata.
Pak më tutje, mbi një pllakë mermeri mbi murin e një godine është shkruar; ?Në mirënjohje për ndihmesën e dhënë fshatit nga (organizata e thatësirës) për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore (bosh), Kopshtit (pa fëmijë) dhe Ujësjellësit (pa ujë)?.
Duke u kthyer, fshati i psherëtimave nuk duket më si kalashnikov por si kobure vetvrasëse.
Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë auto...
Drafti i Byrosë së Hetimit u kthye mbrapsht nga Gjykata Kush...
Kur kerkuam doreheqjen e Guvernatorit si shkak i grabitjes (...
Që Nexhmije Hoxha është personazh që galvanizon shoqërinë ed...
Kriza e gjatë dhe e dhunshme e opozitës në Kosovë, përveç qy...
Puna është nder?Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobi...
Nga Mentor KikiaNjë ngjarje kriminale nuk ndodhi dje në Tira...
Nga Anton HASANPAPAJKur politika kerkon te luaj lojen e vjet...
Nexhmija Hoxha nuk më nervozon më, pasi nuk e dëgjoj dhe as ...
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi ...
Ngjarja e Elbasanit është nga ato që e nxjerr mbretin gollom...
Po mirë po mirë edhe mua më pëlqente gjatë verës të shihja a...
Nga Ardian NdrecaBanale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazeta...
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes m...
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Edhe pak kohe ka mbetur nga muaji mars, kur pritet opinioni ...
Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...