web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Financat, u demshperblyen 4500 dosje te ish-te perndjekurve

5 Qershor 2015, 15:54, Ekonomi CNA

Ministria e Financave thote se gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë paguar rreth 4 500 dosje demshperblimi ose 7 134 persona, me vlerë 1.796.403.108 lekë (2014) dhe 1.250.211.100 lekë (vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2015), ndërkohë që mbetet për t?u disbursuar shuma prej 749.788.900 lekë deri në fund të këtij viti. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Financave duhet theksuar fakti që shumica e ish të përndjekurve kanë përfituar edhe 3 këste brenda një periudhe kohore më pak se 1 vit.

Ndërsa referuar pagesave të bëra përgjatë 8 viteve të qeverisjes së kaluar, MF thotë se janë paguar rreth 13 mijë dosje me një shumë rreth 10 miliardë lekësh. ?Me këtë shumë është paguar kësti i parë dhe një pjesë e këstit të dytë për përfituesit apo për ish të dënuarit të cilët janë gjallë?, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.





Lajmet e fundit nga