web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eurozona rikthehet ne inflacion, rriten çmimet dhe shpresa per rimëkëmbje

2 Qershor 2015, 15:27, Ekonomi CNA

Eurozona eshte rikthyer ne faze inflacioni ne muajin maj pas pesë muajsh rënieje ose stanjacioni, duke gjallëruar shpresat për një rimëkëmbje ekonomike në Europë. Niveli vjetor I inflacionit u rrit ne 0.3 për qind nga 1 që ishte në prill, tha agjencia europiane e statistikave, Eurostat.

Rikthimi në inflacion me gjasa do të mirëpritet nga Banka Qendrore Europiane e cila ka këkruar të shmangë deflacionin e muajve të fundit.

Çmimet e shërbimeve u rritën me 1.3 për qind ndërsa ushqimet dhe pijet me 1.2 për qind.

Çmimet e energjisë ranë me një hap më të ngadalshëm, nga 5 për qind në maj nga një vit më parë, nga një rënie vjetore prej 5.8 për qind në prill

Në mars BQE nisi programin e blerjes së bonove me vlerë 1.1 trilionë euro, në përpjekje për të stimuluar ekonominë e eurozonës. Shifra më e ulët e inflacionit rrit shpresën se program po funksionon.

 





Lajmet e fundit nga