Interesat e bonove, tjetër minimum. BSH: Do të vazhdojnë të bien
Interesat e bonove të thesarit cekën një tjetër minimum hist...
Abuzimi me paratë publike nga vetë institucionet shtetërore është 5-fishuar për 1 vit. Auditi i brendshëm në sektorin publik konfirmon në raportin e tij vjetor për vitin 2014 se nga auditimet e kryera në këtë vit janë konstatuar 4441 raste të shkeljeve financiare, për të cilat gjetjet llogariten në 20 138 milionë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ku janë konstatuar 3556 raste të shkeljeve, për të cilat gjetjet llogariten në 4 322 milionë lekë, rezulton që shifra e shpërdorimit të parave publike të jetë 5 fishuar, ndërsa rastet e shkeljeve të jenë rritur me afro 1 mijë.
Gjatë kësaj periudhe, mësohet gjithashtu se janë shtuar rekomandimet e auditimit të brendshëm për titullarët e njësive shpenzuese, për dërgimin e rasteve të rënda të shkeljeve, për ndjekje penale, tek inspektimi financiar si dhe raste të shumta të masave administrative ndaj punonjësve abuzues. Këtu, raporti cilëson Ministrinë e Financave me katër rekomandime për ndjekje penale, Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me tre rekomandime për ndjekje penale, Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë me dy rekomandime për ndjekje penale, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit me katër rekomandime për ndjekje penale si dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore me një rekomandim për ndjekje penale.
Raporti
Raporti vjetor mbi veprimtarinë e auditimit të brendshëm paraqet rezultatet e arritura nga njësitë e auditimit në sektorin publik për vitin 2014, problemet më të rëndësishme të identifikuara dhe të trajtuara, ecurinë drejt përmirësimeve të vazhdueshme dhe veprimeve korrigjuese, si dhe sfidat dhe përpjekjet e pandërprera për të siguruar pajtueshmërinë me kuadrin ligjor në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare të pranuara. Ky raport paraqet nivelin e realizimit të programit të auditimit të brendshëm, trajton menaxhimin e burimeve, treguesit dhe matësit e performancës si dhe shkallën e pajtueshmërisë me standardet profesionale.
Analiza e sistemit mbështetet në të dhënat e grumbulluara nga raportet periodike të 100 njësive të auditimit të brendshëm, të ngritura në zbatim të ligjit për auditimin e brendshëm në sektorin publik. Këto struktura kanë prezantuar rezultatet e veprimtarisë së tyre gjatë vitit 2014, si dhe problematikat me të cilat ato janë përballur. Nga këto njësi, gjatë vitit 2014 janë realizuar 1642 misione auditimi kundrejt 1665 misioneve të programuara, që e shprehur në përqindje përbën rreth 99 përqind të planit të miratuar për këtë periudhë.
Nga analiza e raporteve konstatohet se sistemet dhe fushat që auditimi i brendshëm ka vlerësuar një nivel të lartë risku përfshijnë sistemet e prokurimeve, sistemet e menaxhimit të burimeve njerëzore, sisteme të tjera sipas qëllimit dhe misionit të njësive publike, të cilat shfaqen me dobësi të theksuara në sistemin e kontrollit të brendshëm si dhe me mangësi në kuadrin rregullator e procedurial brenda vetë subjektit publik.Njësitë e auditimit të brendshëm që funksionojnë në sektorin publik kanë kryer vlerësimin sistemit të kontrollit të brendshme dhe nga këto vlerësime vërehet se ka raste të shumta që këto sisteme janë ngritur por janë vlerësuar me nivel të dobët ose nuk funksionojnë sipas përcaktimeve në aktet ligjore dhe nënligjore.
Nga ky vlerësim vihen re dobësi në procesin e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit, si dhe zbatimin e legjislacionit për prokurimin publik. Të gjitha, sipas raportit këto kanë pasur ndikimet e tyre me pasoja financiare për buxhetin e shtetit. Sipas raportit të 2014, megjithëse është ulur numri i audituesve gjatë 3 viteve kemi një rritje në lidhje me zbulimet në vlerë/për një auditues. Peshën më të madhe në lidhje me këtë tregues e zënë gjetjet e realizuara nga njësitë e auditimit të brendshëm në Ministrinë e Financave me 16 682, 8 milionë lekë, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore me 545 milionë lekë, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë me 364.2 milionë lekë, në Ministrinë e Mbrojtjes me 232.6 milionë lekë, nëMinistrinë e Arsimit me 105 milionë.
Interesat e bonove të thesarit cekën një tjetër minimum hist...
Faktoringu është një shërbim i siguruar nga organizata të as...
Pas tij renditet pronari i parë i “Makpetrol”-it, Andrej Jos...
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinast...
Banka e Shqipërisë, ben te ditur se, për katër muajt e parë ...
Në Bari të Italisë, nga data 24-26 maj, në Fiera del Levante...
Sezoni i prodhimit bujqësor, që përkon në këtë periudhë me p...
Faktoringu është një shërbim i siguruar nga organizata të as...
Ashtu siç edhe mund të mendohet Amerika zë vendin e parë në ...
Pas tkurrjes së eksporteve, huadhënia e dobët e ekonomisë ës...
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, zhvilloi një vizitë pun...
Shtetas të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi kryesojnë hyrjen...
Vetëm në prill shitjet e produkteve shqiptare jashtë vendit ...
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i pranishëm në Forumin ...
Në muajin prill 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 ...
Ministri i Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ar...
Kontrabanda e cigareve që po zhvillohet në Kakavijë, në të c...
Sipas rezultateve të ankandit të fundit të zhvilluar nga ban...
Nga Klodian TomorriPak ditë pas aprovimit të borxhit 1.2 mil...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...