Pas marrjes borxh në tregjet e huaja, ulen ndjeshëm interesat e bonove
Sipas rezultateve të ankandit të fundit të zhvilluar nga ban...
Kontrabanda e cigareve që po zhvillohet në Kakavijë, në të cilën dyshohet të jetë i përfshirë dhe një ministër, ka detyruar autoritetet më të larta hetimore në dogana të nisin me urgjencë një hetim të thelluar.
Skandali i kontrabandës me cigaret, i cili u denoncua vetëm para pak ditësh nga gazeta ?SOT?, mund t?i kushtojë shtrenjtë shtetit shqiptar jo vetëm në aspektin ekonomik ku vihet re një rënie e ndjeshme e të ardhurave të parashikuara në buxhet, por dhe në atë moral, në raport me ndërkombëtarët, të cilët kanë marrë në dorë disiplinimin e vendit tonë nëpërmjet programeve ndihmëse dhe bashkëpunuese. Në këtë kuadër, burime bëjnë me dije se tashmë ka nisur një hetim i thelluar, në të cilin është përfshirë dhe pala greke. Me hetimet po merren autoritetet më të larta hetimore në dogana, por nga burime të pakonfirmuara mësohet se në këtë hetim është përfshirë dhe prokuroria. Sipas burimeve të ?SOT?, mësohet se pala shqiptare i ka kërkuar homologes greke, hyrje-daljet e cigareve nga Janina dhe Kapshtica. Gjatë hetimit, mësohet se do të shihen dhe hyrje-daljet e këtij produkti në Shqipëri. Kontrabandë edhe Greqi .
Hetimet e nisura për kontrabandën e dyshuar në Shqipëri kanë zbuluar se edhe shteti fqinj Greqia nuk mbetet pas, në raport me zhvillimin e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, siç është kontrabanda e cigareve. Gjatë hetimeve, pala shqiptare dyshohet të ketë rënë në gjurmët e një bashkëpunimi mes doganierëve shqiptarë dhe atyre grekë, ku kamionë të ngarkuar në Greqi kanë dalë si furnizim me cigare, ndërkohë që në Shqipëri mësohet të kenë hyrë si mall tjetër. Sakaq, një tjetër skemë kontrabande dyshohet se po zhvillohet gjithashtu matanë kufirit shqiptar, në Greqi. Sipas burimeve , mësohet se për të shmangur akcizën e lartë, në doganat greke deklarohet sikur një numër i konsiderueshëm kamionësh me cigare kalojnë në Shqipëri, por në vërtetë rezulton se cigaret rihyjnë në territorin grek pa kaluar doganën, për t?u shitur më pas në këtë shtet pa akcizë. Pezullimi i 8 doganierëve, si u fshehën të dhënat për mallin kontrabandë
Më 16 mars të këtij viti, Drejtoria e Doganave njoftoi publikisht se kishte pezulluar dhe dërguar për ndjekje penale 8 punonjës të Doganës së Kakavijës dhe 2 shoferë, pasi akuzoheshin se kishin futur trailera kontrabandë në kufi. Nga njoftimi zyrtar i asaj dite, sot që kanë plasur dyshimet për një kontrabandë të fuqishme cigaresh në doganën e Kakavijës të bën përshtypje fakti që në asnjë rresht nuk mësohet se çfarë mallrash industrialë përmbanin trajlerat, ndërkohë që në çdo njoftim të mëparshëm, Drejtoria e Doganave tregonte kujdes për detajimin e mallrave të kapura kontrabandë, nga mishi i derrit, xhinset e veshje të tjera, pijet alkoolike, ilaçe, etj., etj.
Në rastin e zbuluar dhe publikuar në mars, Drejtoria e Doganave bëri me dije vetëm se ishin 2 trajlera me mallra industriale, pa e përcaktuar se çfarë ishin në të vërtetë këto mallra. ?Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zbuloi dhe hetoi një veprimtari të organizuar kriminale të disa personave në bashkëpunim me punonjës të doganës së Kakavijës, të cilët kanë futur në territorin shqiptar mallra kontrabandë.
Nga hetimi i kryer u zbulua se në datën 26 Shkurt 2015, në Doganën e Kakavijës kanë kaluar dy automjete tip trailer kontrabandë, të cilët kishin në brendësi artikuj të ndryshëm industrial, duke shmangur kështu vlera të konsiderueshme të detyrimeve doganore. Njëkohësisht punonjësit e doganës kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës, neni 175 dhe 25 të Kodit Penal. Nga kjo veprimtari e organizuar kriminale, e cila është kryer në bashkëpunim, Departamenti Operativo-Hetimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka dërguar për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale të ?Kondrabandës?, punonjësit e administratës doganore bazuar në Nenin 175 dhe 25 të Kodit Penal?, bëri me dije Drejtoria e Doganave, duke vijuar më tej me emrat e punonjësve dhe masat ndaj tyre, por asnjë detaj se sa kg mallra ishin sekuestruar dhe çfarë ishin këto mallra, veshje, artikuj shkollorë, çanta, aksesorë etj.
Sipas rezultateve të ankandit të fundit të zhvilluar nga ban...
Nga Klodian TomorriPak ditë pas aprovimit të borxhit 1.2 mil...
Ministri Arben Ahmetaj njoftoi se vitin e shkuar eksportet ...
Shumica e qytetarëve në Kosovë që kanë nevojë për mjete fina...
Afro 1 vit pas bllokimit të lejeve të ndërtimit për njësitë ...
Banka Botërore njoftoi miratimin e një Programi të ri 5-vjec...
Në arsimin e lartë vijon të dominojë pjesëmarrja e lartë e f...
Ekonomistë të njohur kërkojnë heqjen e parave kesh. Kujt do ...
Kohëve të fundit janë duke u raportuar raste nga pronarët e ...
Bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel kanë shënuar pë...
Zotërimi i kompjuterave në familje që nga viti 2005 erdhi në...
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis tha se pret që n...
Institucionet financiare të Europës duket se po marrin masa ...
Sajti online kinez, Alibaba që tregon produkte në internet e...
Deficiti buxhetor në tremujorin e parë të vitit arriti në 3....
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë në fund të vitit 2014 ar...
Popullsia e Shqipërisë vazhdon të mbetet nën 3 milion që pre...
Në konferencën e përbashkët italo-shqiptare për biznesin, ku...
Ndërkohë që Shqipëria mban rekord si një ndër vendet me çmim...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...