
E konfirmon Netflix/ Risi në sistemin e zërit te të gjitha pajisjet
Netflix ka konfirmuar se po sjell risi në sistemin e z...
Për herë të parë që nga viti 2008, kur Elon Musk nxorri në shitje “Tesla”-n, krijesën e tij 100 për qind elektrike, është detyruar të lëshojë fronin. Kompania kineze BYD, që jo rastësisht do të thotë "Build Your Dreams" (Ndërtoni Ëndrrat Tuaja), sapo është konfirmuar si prodhuesja e automjeteve elektrike me numrin më të madh të shitjeve në botë. Sipas një raporti të Grupi Mediatik të Kinës (CMG), në 6 muajt e parë të vitit 2022 BYD shiti afro 641.000 automjete elektrike, me një rritje prej 300 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa "Tesla" në janar-qershor arriti 564.000. Analistët e automjeteve nga "Citigroup" e quajtën “mbresëlënëse” rritjen e BYD, kompanisë me bazë në qytetin Shenzhen të provincës Guangdong të Kinës Jugore.
Ndërkohë "Tesla" fajësoi ndërprerjen e punës në fabrikën e saj të Shangait për shkak të ringjalljes së COVID-19, edhe pse gigastabilimenti i saj u mbyll vetëm tre javë gjithsej. Zakonisht “Tesla” prodhon rreth 2100 automjete në ditë. Megjithatë zbritja nga froni, përveç shpërthimit të kompanisë kineze, besohet se ka edhe shkaqe të tjera. Agjencia Gjermane e Trafikut Rrugor zbuloi para pak ditësh se do të tërhiqte modelet Y dhe 3 të "Tesla"-s për shkak të një defekti në sistemin automatik, e cila prek rreth 60 mijë makina në të gjithë botën. Vetë Elon Musk pranoi në fillim të korrikut se kompania e tij kishte dorëzuar 17.9 për qind më pak automjete elektrike në tremujorin e dytë, në krahasim me tremujorin e parë të 2022-it. Në fakt “Tesla” ia kishte dorëzuar fronin BYD-it kinez edhe për shitjet e automjeteve në tregun kinez. Madje kompania e Musk u rendit e treta në këtë klasifikim, duke u kapërcyer edhe nga SAIC-GM-Wuling.
Kompania BYD, pjesërisht në pronësi të "Berkshire Hathaway"-it të Buffet-it, nuk ka ndërmend të kënaqet vetëm më kapërcimin e “Tesla”-s. Ajo sapo është shpallur edhe si prodhuesja e dytë për nga madhësia në botë e baterive të automjeteve elektrike, duke zbritur në vendin e tretë LG të Koresë së Jugut. Numri 1 në këtë sektor vazhdon të jetë kompania tjetër kineze "Contemporary Amperex Technology", e njohur edhe si CATL, e cila në 23 qershor lançoi një bateri për automjetet elektrike që mundëson udhëtimin e 1.000 kilometrave me një ngarkim të vetëm. Kompanitë kineze prodhojnë pa frikë duke ditur se kanë tregun më të madh në botë, pasi kryesojnë në distancë për shitjen e automjeteve elektrike. Vetëm gjatë 2021-it regjistrimet u trefishuan, duke bërë që në rrugët e gjigandit aziatik të udhëtojnë plot 3.3 milion automjete elektrike të reja, nga 6.6 milionë në të gjithë botën.
Evropa që u rrit me 65 për qind, arriti në 2.3 milionë, ndërsa SHBA që pothuajse pothuajse e dyfishoi numrin e automjeteve elektrike, kapi shifrën 630.000. Duke mbajtur afërsisht 60 për qind të shitjeve të automjeteve elektrike në rang global, Kina mban edhe numrin më të madh të stacioneve të karikimit në botë. Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, deri në fund të vitit 2021, Kina kishte ndërtuar 75.000 stacione karikimi, 2.62 milionë shtylla karikimi dhe 1298 stacione të ndërrimit të baterive.
Vetëm “Tesla” ka hapur deri tani më shumë se 1.200 stacione superngarkimi baterish dhe më shumë se 700 stacione ngarkimi në destinacion, duke mbuluar mbi 370 qytete dhe rajone në pjesën kontinentale të Kinës. Aktualisht në rrugët e botës qarkullojnë rreth 17 milion automjete full-electrik ose hibride plug-in, ose tre herë më shumë se në vitin 2018. Me këto ritme, bota shumë shpejt do përshëndesi “bye-bye diesel”. (CRI)
Netflix ka konfirmuar se po sjell risi në sistemin e z...
Prodhimi i makinave ka ngecur. Dërgesat e enëlarëseve,...
"Bluetooth" është një aplikacion, i cili ka udhëtuar k...
Google Photos po prezanton një ndryshim të vogël, por ...
Elon Musk mund të humbasë miliarda dollarë, pasi u tër...
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, heq dorë nga ble...
Makina "Tesla" vjen në treg me një përditësim të ri mj...
Tashmë vjen një lajm i mirë nga Samsung për fansat e f...
Makthi më i madh për ne është kur telefoni ynë bie në ...
Kompani kineze e teknologjisë, e udhëhequr nga Lei Jun...
Apple Watch 6 vjen në treg tashmë me sensor të rinj rr...
Frena floriri, timon me lëkurë krokodili dhe një çmim ...
Teknologjia e regjistrimit të lëvizjeve e ka përfshirë...
Kanë kaluar 15 vjet që kur "Apple" prezantoi smartphon...
Një ambulancë elektrike, e cila përdor teknologjinë e ...
"Hyundai" vjen me një vështrim të hershëm të modelit të ti...
Kompania holandeze "Lightyear" ka njoftuar se këtë vjeshtë...
Një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme ia kush...
Apple pritet të prezantojë iPhone 14, iphone 14 max, i...
Nga mesi i vjeshtës së këtij viti e deri te fillimi i ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Një tjetër vatër zjarri është konstatuar në rrethin e ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kry...
Një minibus është përmbysur në rrugën e Vermoshit, në ...
Javën e ardhshme, i nxehti afrikan dhe vapa përvëluese...
E diela e parë e çdo muaji në vendin tonë, do të jetë ...
Pjesa e parë e ditës paraqitet në dominimin e kthjellimeve...
Masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta mbeten preze...
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se një nga efektet e...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni ...
Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u ndalua nga autoritet...
Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sa...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Paundi britanik dhe franga zvicerane, janë dy nga monedhat...
Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbl...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.9...
Çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në...