Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Teknologjia e regjistrimit të lëvizjeve e ka përfshirë të gjithë Hollivudin. Producentët kanë tashmë mundësinë ta bëjnë botën fantastiko-shkencore të duket si realitet. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Genia Dulot, na sjell prapaskenat në Los Anxhelos të realizimit të momenteve të tilla.
"Kostumi i regjistrimit të lëvizjeve, si pjesët që ka veshur Robin tani, shërben si baza mbi të cilën unë do të vendos këto shenja të mbuluara me bojë, e cila reflekton. Kamerat tona do të dërgojnë rreze infra drejt tyre dhe kur drita të kthehet pas, kamerat do të regjistrojnë pozicionin e shenjave", shpjegon Pasha Sol, artist teknik për regjistrimin e lëvizjeve.
"Siç e shikoni, ka 69 kamera që shikojnë drejt Matthew-t tani. Në monitor unë mund të shoh se 68 kamera po i kapin shenjat, të cilat kanë marrë ngjyrë të ndezur", thotë zoti Sol.
"Regjistrimi i lëvizjeve erdhi në fushën e argëtimit nga fusha e mjekësisë. Përdorej në terapitë fizike dhe nga trajnerët e sportit për njerëzit që donin të përmirësoheshin apo të kuroheshin nga traumat", thotë zoti Sol.
"Unë mundem ta gjurmoj lëvizjen, ta analizoj dhe të zbuloj se si mund t'i realizoni gjërat më mirë apo se në çfarë faze gjendet terapia. Nëse keni për shembull një lëndim në gju, nuk do të ecni në mënyrë simetrike. Dhe unë mundem ta ndaloj këtë duke përdorur teknologjinë e regjistrimit të lëvizjeve me shumë precizion", thotë zoti Sol.
"U shndërrua në një revolucion për shkak të industrisë së argëtimit. Ka ekzistuar prej kohësh, por vetëm rishtazi industria e argëtimit filloi ta përdorë kaq shumë", thotë ai.
"Këtu në kompaninë 'Rouge', kemi krijuar skena për filmat 'Black Panther', 'Spiderman', 'Guardians of the Galaxy', etj. Pra, filma të tillë, si dhe kemi punuar me disa videolojëra", thotë Vince Argentine, drejtues i kompanisë "Rouge MoCap".
"Në filma kemi përdorur shumë ato që i quajmë dublantë dixhitalë. Pra, bëjmë skanim tredimensional të aktorëve realë dhe ndërtojmë një lloj kukulle 3D. Pastaj i veshim, siç veprohet me një marionetë. Dhe regjistrimi i lëvizjeve udhëzon marionetën", thotë ai.
"Për shembull, mund të marr një aktor si Tom Cruise dhe një aktor dublant, dhe mundem të krijoj një version të tij real fotografik, ndërkohë që lëvizjet i bën një tjetër aktor", thotë zoti Argentine.
"E bëjmë këtë shpesh edhe me regjistrimin e lëvizjeve të fytyrës, nëpërmjet kamerave. Pra, regjistrojmë shprehitë, lëvizjet e trupit dhe të gishtërinjve. Të gjitha këto pastaj vendosen së bashku në një mishërim personi dixhital (avatar)", thotë ai./ VOA
Kanë kaluar 15 vjet që kur "Apple" prezantoi smartphon...
Një ambulancë elektrike, e cila përdor teknologjinë e ...
"Hyundai" vjen me një vështrim të hershëm të modelit të ti...
Kompania holandeze "Lightyear" ka njoftuar se këtë vjeshtë...
Një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme ia kush...
Apple pritet të prezantojë iPhone 14, iphone 14 max, i...
Nga mesi i vjeshtës së këtij viti e deri te fillimi i ...
Për arsye fondesh "Intel" shtyn ceremoninë e hapjes së...
Për shkak se gomat e tyre mund të bien, "Toyota" ka ve...
Bateritë e automjeteve elektrike do të mund riciklohen...
CEO i Tesla-s, Elon Musk, tha se fabrikat e tij të reja të...
"Twitter" po teston një veçori të re të quajtur 'Shënime',...
Varësia ndaj telefonit është kthyer tashmë në një feno...
Apple ka ngadalësuar qëllimisht iPhone-ët e vjetër. Ng...
Një nga fëmijët e Elon Musk ka nisur procedurën për nd...
"WhatsApp" ka lançuar një veçori të re të thirrjeve në...
Pagani ka prezantuar një makinë të re, që do të jetë shumë...
Pronari i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, është paditur p...
Telefonat përveçse na ndihmojnë në komunikim ato janë bërë...
Në vitin 2016, një aeroplan me më shumë se 17 mijë pan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...