SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

LONDËR (AP) – Bashkimi Evropian po u kërkon platformave online si ‘Google’ dhe ‘Meta’ të shtojnë përpjekjet kundër informacionit të rremë duke shtuar nga një notë në tekstet, fotot dhe përmbajtjet e tjera të krijuara nga inteligjenca artificiale, tha një zyrtare e lartë të hënën.
Nënpresidentja e Komisionit të BE-së Vera Jourova tha se aftësia e një gjenerate të re të chatbot-eve të inteligjencës artificiale e njohur ndryshe si AI, për të krijuar përmbajtje komplekse dhe pamje vizuale në sekonda, shton “sfida të reja për luftën kundër dezinformimit”.
Zonja Jourova tha se ajo i kërkoi kompanive Google, Meta, Microsoft, TikTok dhe firmave të tjera të teknologjisë që kanë nënshkruar marrëveshjen vullnetare të bllokut të 27-vendeve për të luftuar dezinformimin që t'i kushtojnë vëmendje përpjekjeve për të trajtuar problemin e inteligjencës artificiale.
Platformat online që kanë integruar inteligjencën artificiale në shërbimet e tyre, si motori i kërkimit Bing i kompanisë Microsoft dhe chatboti Bard i Google-it, duhet të ndërtojnë masa mbrojtëse për të parandaluar "aktorët keqdashës" të gjenerojnë dezinformata, tha zonja Jourova në një konferencë në Bruksel.
Kompanitë që ofrojnë shërbime që kanë potencialin për të përhapur dezinformimin e gjeneruar nga inteligjenca artificiale duhet të përdorin teknologjinë për të "dalluar një përmbajtje të tillë dhe për t'ua etiketuar qartë këtë përdoruesve", tha ajo.
Zonja Jourova tha se rregulloret e BE-së kanë për qëllim mbrojtjen e fjalës së lirë, por kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale, " makinat nuk janë ato që duhet të kenë lirinë e fjalës".
Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale, e cila ka aftësinë të prodhojë tekste, imazhe dhe video të ngjashme me ato të krijuara nga njeriu, ka mahnitur shumë studiues dhe ka alarmuar disa të tjerë lidhur me potencialin e saj për të transformuar shumë aspekte të jetës së përditshme.
Evropa ka marrë një rol udhëheqës në lëvizjen globale për të rregulluar inteligjencën artificiale me projektligjet e saj të AI, por që ka ende nevojë për miratim përfundimtar dhe nuk do të hyjë në fuqi për disa vite.
Zyrtarët në BE, që po përgatisin një grup të veçantë rregullash këtë vit për të mbrojtur njerëzit nga përmbajtjet e dëmshme në internet, janë të shqetësuar se duhet të veprojnë më shpejt për të ecur me një hap me zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Sipas projektligjit të BE-së, angazhimet vullnetare në kodin e dezinformimit do të bëhen së shpejti detyrime ligjore, dhe do t'i detyrojë kompanitë më të mëdha të teknologjisë deri në fund të gushtit të kontrollojnë më mirë platformat e tyre për të mbrojtur përdoruesit nga gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe materiale të tjera të dëmshme.
Zonja Jourova tha megjithatë se kompanitë duhet të fillojnë menjëherë të etiketojnë përmbajtjen e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Shumica e këtyre gjigantëve dixhitalë janë nënshkrues tashmë të kodit të BE-së, i cili kërkon që kompanitë të matin punën e tyre në luftën kundër dezinformimit dhe të publikojnë raporte të rregullta mbi përparimin e tyre.
Rrjeti Twitter u largua muajin e kaluar në atë që duket të jetë masa e fundit e zotit Elon Musk për të hequr kufizimet në kompaninë e mediave sociale pasi ai e bleu atë vitin e kaluar.
Zonja Jourova e quajti lëvizjen të gabuar./ VOA
Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e sa...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) pretendon s...
Gjatë Computex 2023 që po zhvillohet aktualisht në Taipei,...
Pothuajse çdo herë që Apple publikon një version të përdit...
Përdoruesve të telefonave mobile u është dhënë një paralaj...
Inteligjenca Artificiale hulumtoi se si duket përsosmëria ...
Nga "Blade Runner" te "Terminator" dhe nga "2001: A Space ...
Një makinë elektrike e prodhuesit japonez të auromjeteve, ...
Meta njoftoi në nëntor 2022 se do të fillonte pushimet nga...
Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk, Nueralin...
OpenAI mund të ndalojë së bëri biznes në Bashkimin Evropi...
Një fotografi e rreme, e krijuar nga inteligjenca artifici...
Kompania e mediave sociale "TikTok" ka ngritur padi ndaj s...
Me ndihmën e algoritmeve dhe të inteligjencës artificiale ...
"WhatsApp" do t'i lejojë përdoruesit të modifikojnë me...
Në të kaluarën, automatizimi dhe përdorimi i robotëve na bën...
Meta, dhe më konkretisht Instagram, planifikojnë të lançoj...
"TikTok" mjaft i kontestuar në SHBA për shkaqe sigurie mer...
A e vendosni celularin në karikim gjatë gjithë natës? ...
Sam Altman, shef ekzekutiv i kompanisë OpenAI, që ka në pr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...