web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronaldo mendon të largohet, Junajtid gjen akordin 2-vjeçar me Kristian Eriksenin

27 Qershor 2022, 11:03, Sport CNA

Ndërsa Kristiano Ronaldo po i ofrohet disa klubeve si Roma, Çelsi, Bajern Mynih, por edhe një rikthim të mundshëm te Juventusi, Mançester Junajtid dhe trajneri i ri, Erik ten Hag duket se po lodhet menjëherë nga kapriçot e portugezit dhe dje ka bërë lëvizjen e parë.

Holandezi ka arritur që të bindë Kristian Eriksenin. Pasi danezi la pas shpatullave infarktin në fushë në “Euro 2020” dhe në gjashtë muajt e sezonit të kaluar tregoi se ishte rikuperuar plotësisht te Brentfordi, fantazisti 30-vjeçar pritet të firmosë brenda orëve të ardhshme kontratën 2-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse Erikseni kishte dalë hapur duke kërkuar një skuadër që luante në Ligën e Kampioneve, Junajtid dhe Ten Hag kanë ditur se si ta bindin që t’u bashkohen 20 herë kampionëve të Anglisë, falë edhe një page prej 130 mijë eurosh neto në javë. /CNA.AL





Lajmet e fundit nga