web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rivalët e Vllaznisë në formë, triumfojnë me “poker” ndaj skuadrës gjermane

26 Qershor 2022, 19:22, Sport CNA

Universitatea Craiova është rivali i Vllaznisë në raundin e dytë të Conference League. Rumunët nuk janë të panjohur për tifozët shqiptarë, pasi verën e kaluar i eliminoi Laçi në raundin e dytë të CL pas fitores 1-0 në Shqipëri dhe barazimit pa gola në transfertë. Kuqeblutë shkodranë do të tentojnë të njëjtën gjë përballë këtij kundërshtari. Sfida e parë do të luhet më 21 korrik në “Loro Boriçi”, ndërsa dueli i kthimit një javë më pas në “Stadionul Ion Oblemenco” të Craiovës. Skuadra e drejtuar nga Laszlo Balint u përball sot në një miqësore me Arminia Bielefeld, skuadrën që sezonin e fundit garoi në Bundesliga, por pa ia dalë të mbijetonte. Craiova triumfoi 4-1 përballë skuadrës gjermane, duke u shfaqur në formë përballë një rivali të vështirë, edhe pse ishte vetëm miqësore.





Lajmet e fundit nga