Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...

Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkëshorti i saj njeriu që po e dhunon, por gjithë fshati që i doli në mbrojtje atij. Sipas dosjes që ju tregua Gazetës Si nga burime shumë të sigurta policore pranë komisariatit numër katër gruaja, e cila jeton vetëm me fëmijët mbasi e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe për këtë ai përfundoi në burg, u braktis nga gjithë fshati.
Për këtë arsye ajo tregon sipas burimeve të policisë se fshatarët ku ajo jeton janë ndikuar nga i shoqi, që ndonëse në qeli për akuzën e dhunës në familje vijon ta dhunojë atë përmes urdhrave që u jep bashkëfshatarëve.
Burimet sqaruan për Gazetën Si se gruaja e moshës 43 vjeç ka inicialet B. L dhe jeton në zonën e Zall Bastarit. (Gazeta Si e disponon emrin e fshatit, por për të shmangur incidentet nuk po e shkruan këtë të dhënë).
Policia bëri me dije për Gazetën Si se çifti ka pesë fëmijë dhe se jetonin me punët e fshatit si bujq. Ajo përmend për policinë se jeton bashkërisht me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
“Një ditë kur u ktheva e gjeta vajzën duke qarë dhe kur e pyeta më tregoi. Nuk mund ta toleroja dhe vendosa ta denoncoj. Ndaj burri u arrestua për dhunë në familje. Por aktualisht nga të gjithë fëmijët vetëm njëri nga djemtë i ruan komunikimet me të atin, kurse të tjerët nuk pranojnë të flasin me të”, e nis denoncimin 43-vjeçarja. Policia citon pjesë nga kallëzimi i saj se si jeta ju vështirësua mbasi fshati sapo burri u arrestua, ata mbajtën qëndrim.
“Burri na ka bllokuar në çdo gjë. Ka folur në telefon me banorët e fshatit dhe u ka thënë që të njoftojnë shoferët e makinave që marrin produktet e fshatit që prodhojmë, që mos të më shërbejnë mua dhe që unë të mos shes asgjë. Kështu që ata kanë frikë dhe nuk pranojnë të na shërbejnë dhe as të na transportojnë. Ndaj kam ngecur dhe nuk kam ku ta çoj mallin që prodhoj dhe as ku ta shes”.
E braktisur nga bashkëfshatarët që ajo i fajëson se e bllokuan për të jetuar, 43-vjeçarja vijon më tej sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës Si.
“Na ka dërguar fjalë përmes fshatarëve që mos t’i punojmë tokat se janë të tijat thotë. Unë kam një vit që nuk i kam punuar tokat se kam frikë prej tij ndonëse është në burg”.
Burimet i thanë Gazetës Si se gruaja i thotë policisë se ajo ka mbetur pa asnjë të ardhur, me përjashtim të ndihmës ekonomike që i jep shteti.
“Para ca ditëve mori në telefon nga burgu, telefonoi djalin dhe i tha kur të dal do t’ju vras. Do ta vras mamin se nuk më del inati që më ka futur në burg. Mos t’iu gjej te shtëpia”, citon 43-vjeçarja të ketë thënë kryefamiljari përmes telefonit të qelisë. Pa harruar se i shoqi e ka humbur qetësinë ndaj saj mbasi ajo e denoncoi dhe e dërgoi në burg për dhunë, gruaja shton se 46-vjeçari A. L pritet të dalë nga burgu në muajin shtator.
“Për këtë arsye jam e frikësuar sepse koha ikën shumë shpejt dhe kemi frikë se do na vrasë, mua dhe fëmijët tanë. Ju lutem më mbroni”, ka deklaruar gruaja në polici, e cila nga ana e saj thotë se përpos masave dhe hetimeve të nisura ndaj bashkëshortit të dhunshëm ka njoftuar me urgjencë njësinë për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo strukturë është ngarkuar me detyrën që të hartojë raportin dhe t’ia delegojë koordinatorit vendor për të ndjekur mirëqenien e të miturve dhe të nënës së tyre./GazetaSi
Brenda 30 nëntorit qeveria miraton zonat ose territore...
Fundjava do të jetë përvëluese. Sipas MeteoAlb, temper...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ...
Profesor Doktor Sokol Abazi, kimist i njohur, ka folur...
Tregtimi i fruta-perimeve në ambiente të hapura, përte...
Me nisjen e sezonit turistik në qarkun e Vlorës janë h...
Angina, qoftë bakteriale apo virale, manifestohet me d...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë, si pasojë e masave ajrore afrikane do të je...
Në një kohë kur numri i rastev të reja me COVID është ...
Ditët e fundit në vendin tonë është raportuar një rrit...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që punojnë në i...
Këshillimi Publik prodhon një nga ndryshimet e para li...
Masat e nxehta që kanë përfshirë vendin, do të vijojnë...
Largimi masiv i të rinjve ka sjellë edhe mungesën e fo...
Në kuadër të revolucionit digjital të ndërmarrë nga qe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...