LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Epidemi listerie”/ Eksperti ngre alarmin, ç'po ndodh me produktet e bulmetit në Shqipëri

30 Qershor 2022, 22:46, Sociale CNA
"Epidemi listerie”/ Eksperti ngre alarmin, ç'po ndodh me
Sokol Abazi

Profesor Doktor Sokol Abazi, kimist i njohur, ka folur për një problem që po vihet re me bulmetin në Shqipëri. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" me Ylli Rakipin Abazi tha se kohët e fundit në vend, në analizat laboratorike është vënë re një epidemi listerie te bulmeti, që është mjaft e rrezikshme për konsumatorët. 

Abazi evidentoi si problem edhe sasinë e pesticideve në fruta-perime. 

"Në produktet e bulmetit, kemi vënë re një epidemi listerie. Patogjenë shumë të rrezikshëm. Është shumë më e përhapur këtë vit, e kemi ndjekur sepse bëjmë analizat. 

Para disa vitesh ka qenë epidemi e tillë në SHBA dhe shumë produkte u shkatërruan.

Po analizojmë fruta-perime që eksportohen dhe kemi vënë re ngarkesa me pesticide", deklaroi Abazi./E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga