"Na kanë shkelur, nuk i falim lotët e rinisë"/ Protestë në Korçë kundër qeverisë
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...

Dylli i veshit është një substancë që prodhohet nga vetë trupi për të mbrojtur dhe pastruar veshin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dylli parandalon infeksionet dhe parandalon hyrjen e pluhurave dhe grimcave të tjera të dëmshme më thellë në kanalin e veshit.
Pasi dylli ka kryer misionin e tij, zakonisht ai përthahet dhe del vetë nga veshi. Megjithatë, ka njerëz, veshi i të cilëve bllokohet nga dylli i tepërt.
Dylli bllokon dëgjimin dhe shoqërohet me simptoma si:
Dhimbje veshi
Zhurmë në vesh
Infeksion
Kruarje
Aroma të pakëndshme
Rrjedhje sekrecionesh nga veshi.
Pastrimi i dyllit në vesh
Shumë njerëz përdorin ato që rëndom njihen si kunja pambuku, karfica ose objekte të tjera për të hequr dyllin e tepërt. Këto objekte bëjnë krejt të kundërtën, duke e zhytur dyllin më thellë në kanalin e veshit dhe duke e irrituar atë.
Njerëzit që përdorin kufje janë më të prirur të përballen me bllokim të veshit nga dylli i tepërt. Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 4 kura natyrale për pastrimin e veshit.
Uthulla e mollës me alkool
Disa ekspertë janë të mendimit se shpërlarja e veshit me uthull molle të kombinuar me pak alkool është mënyra më efikase në pastrimin e veshit.
Për aplikimin e kurës ju nevojitet një pikatore, dy lugë gjelle me uthull molle dhe dy lugë alkool etilik, pambuk dhe një peshqir të pastër.
AgroWeb.org ju udhëzon të përzieni alkoolin me uthullën në një tas të vogël dhe më pas merreni me pikatore. Hidhni disa pika në vesh dhe vendosni pambuk sipër tij për të lejuar shpërbërjen e dyllit në disa minuta.
Më pas hiqeni pambukun dhe mbulojeni veshin me peshqir dhe kthejeni kokën në anën tjetër që të lejoni rrjedhjen e pandërprerë të dyllit të lëngëzuar. Përsëriteni këtë procedurë me veshin tjetër dhe përsëriteni herë pas here deri sa të ndieni përmirësim.
Vaji i arrës së kokosit
Për këtë procedurë ju nevojitet një lugë gjelle me vaj të arrës së kokosit, një peshqir dhe një pikatore.
Ngroheni vajin në një enë derisa të bëhet i lëngshëm. Vaji nuk duhet të jetë i nxehtë. AgroWeb.org ju udhëzon që të përdorni pikatoren që të hidhni gjysmë luge në njërin vesh dhe gjysmë luge në veshin tjetër.
Hidheni vajin në vesh dhe mbajeni kokën të mbështetur për 10 minuta. Më pas lëvizeni kokën në anën tjetër që të lehtësoni rrjedhjen e vajit dhe shpëlajeni veshin me ujë të ngrohtë.
Thahuni me peshqir dhe përsëriteni procedurën në veshin tjetër.
Glicerina
Për këtë kurë, ju nevojiten disa pika glicerinë, ujë, pikatore dhe alkool etilik. Përziejeni glicerinën me një lugë çaji me ujë. Merreni masën me pikatore dhe hidheni në vesh duke e mbajtur për 5 minuta.
Pasi e keni lënë veshin të kullojë, përsëriteni procedurën në veshin tjetër. Thahuni me peshqir dhe hidhni nga tri pika nga alkooli etilik në secilin vesh.
Hudhra
E fundit, por jo për nga rëndësia, është hudhra. Për pastrimin e veshit duhet të prodhoni vajin e hudhrës. Ju nevojiten dy ose tre thelpinj hudhre, një ose dy lugë gjelle me vaj të farës së susamit dhe një pikatore. Qërojini dhe shtypini thelpinjtë e hudhrës dhe shtojini në vajin e ngrohur në një tenxhere.
Lërini të kavërdisen së bashku, derisa hudhra të nxihet. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas prisni derisa vaji të ftohet. Kurrë mos hidhni vaj të nxehtë në vesh sepse mund të vuani nga komplikacione të rënda.
Kur vaji të jetë ftohur, hiqni copat e hudhrës dhe kullojeni.
Më pas merreni me pikatore dhe hidhni disa pika në secilin vesh. Vaji duhet të qëndrojë në vesh për disa minuta që të kryejë detyrën e tij. Më pas duhet të lëvizni kokën dhe të lejoni daljen e vajit./ AgroWeb.org
Studimi i publikuar në “Journal of the American Heart Asso...
Sëmundja e alzheimerit mund të trashëgohet më shpesh s...
Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme ...
Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një fakt...
Kultivimi i bizeles besohet të datojë mijëra vjet më p...
Studiuesit kanë zbuluar se zëvendësimi i mishit të kuq...
Nëse ndonjëherë ju ndodh që të bëni një gjumë të shpejtë n...
Në momentet kur një amvisë po përgatit një gosti për m...
Pavarësisht rrezikut të shtuar për shëndetin e tyre, duhan...
Është vërtetuar prej kohësh se gjumi luan një rol vend...
Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më proble...
Java e Shenjtë për besimtarët është një periudhë e përqend...
Ka shumë faktorë që ndikojnë në zgjedhjen e profesionit që...
Nuk flini mirë gjatë natës apo nuk iu zë gjumi? A zgjoheni...
Në nivel global, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)...
Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësoh...
Nëse ndieni se stresi dhe ankthi ju bëjnë të ndiheni të mb...
A të duket ndonjëherë sikur zemërimi të kalon nëpër ve...
Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur ...
Mushkonjat janë ndër krijesat më të urryera në planet....
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...