Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Ndërsa vazhdojmë jetën tonë të përditshme, të gjithë ne përjetojmë momente lodhje apo stresi. Ndonjëherë këto përvoja mund të sjellin shfaqjen e rrathëve të errët poshtë syve, një shenjë treguese e rraskapitjes.
Por pse krijohen këto rrathë dhe çfarë mund të bëjmë për t’i hequr qafe?
Rrathët e errët poshtë syve, ose rrathët e errët periorbital, siç i referohen zyrtarisht mjekët, janë para së gjithash zakonisht shenjë e lodhjes. Kur nuk flemë mjaftueshëm, trupi ynë prodhon më shumë kortizol, një hormon që mund ta shpërbëjë kolagjenin, proteinën që i jep lëkurës elasticitetin e saj.
Kjo gjë mund të çojë në ënjtje dhe shfaqjen e njollave të errëta poshtë syve. Rrathët e zinj periorbital janë shumë të dukshëm, sepse lëkura përreth syve është më e holla në të gjithë trupin. Për të qenë më të saktë, ajo është rreth 4 herë më e hollë sesa pjesa tjetër e trupit.
Meqë lëkura është kaq e hollë, enët e gjakut shihen lehtësisht përmes saj. Kjo është arsyeja pse një mavijosje rreth syve shfaqet më e theksuar sesa çdo vend tjetër të trupit, sepse në fakt jeni duke parë enët e gjakut të këputura nën lëkurë. Po kështu edhe gjakun që rrjedh rreth syve tuaj që shkakton rrathët në ngjyrën blu në të errët.
Edhe pse gjaku nuk është blu, lëkura lejon kalimin vetëm të gjatësisë së valëve vjollcë të dritës, prandaj vetëm drita blu reflektohet, duke e bërë që të duket kaltëroshe zonën rreth syve. Njerëzit me lëkurë më të errët kanë prirjen të kenë vena që duken jeshile ose kafe.
Megjithatë, nuk është vetëm lodhja, ajo që shkakton rrathët e zinj rreth syve. Sepse ka një mori arsyesh të mundshme. Teksa plakemi, lëkura bëhet më e hollë në të gjithë trupin dhe humbet elasticitetin, veçanërisht rreth syve. Plakja ndikon veçanërisht mbi indin e butë, të ngjashëm me jastëkun poshtë syrit, i njohur si yndyra suborbicularis oculi, ose SOOF.
Kur ky ind i veçantë tkurret, zvogëlohet vëllimi natyral i pjesës së poshtme të syrit duke krijuar një hije poshtë syrit. Kjo është arsyeja pse njerëzit e moshuar kanë rrathë të errët periorbitalë të dukshëm, edhe kur mund të pushojnë sa duhet. Një tjetër shkak i zakonshëm i rrathëve të errët është dehidrimi.
Kur jemi të dehidratuar, trupat tanë e mbajnë ujin në një përpjekje për ta ruajtur atë. Kjo mund të shkaktojë ënjtje poshtë syve, duke i bërë ata të duken më të errët se zakonisht. Përveç kësaj, kur jemi të dehidratuar, lëkura jonë mund të bëhet e thatë, gjë që mund të përkeqësojë shfaqjen e rrathëve të errët.
Kjo është arsyeja pse faktorët e stilit të jetesës si pirja e duhanit ose pirja e alkoolit mund të çojnë në shfaqjen e rrathëve të errët për shkak të dehidrimit të mëvonshëm. Por edhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit dhe ndotja mund të shkaktojnë dëmtim të lëkurës, duke çuar në inflamacion dhe njolla.
Disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të kenë rrathë të errët gjatë gjithë kohës, të rinj apo të moshuar qofshin, për shkak të një gjendjeje të njohur si hiperpigmentimi periorbital. Kjo gjendje bën që lëkura poshtë syve të prodhojë më shumë melaninë - pigmenti që i jep ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve të njeriut, duke bërë që ajo të duket më e errët.
Hiperpigmentimi periorbital nuk paraqet ndonjë rrezik mjekësor “megjithatë zhvillimi i rrathëve të errët nën sy në çdo moshë është një shqetësim i madh estetik, sepse mund ta bëjë individin të duket i trishtuar, i lodhur, i stresuar dhe më i moshuar nga sa është vërtet”, thekson dermatologu Roberts W.E.
Ai shton se kjo gjendje, që prek më shumë njerëzit me lëkurë më të errët, është e vështirë për t’u trajtuar sepse mungojnë opsionet terapeutike të drejtpërdrejta dhe të përsëritshme. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz i drejtohen kozmetikës për të mbuluar njollat e errëta të lëkurës rreth syve.
Edhe alergjitë mund të shkaktojnë inflamacion në trup, duke çuar në ënjtje dhe njolla poshtë syve. Për më tepër, alergjitë mund të shkaktojnë fërkim dhe gërvishtje të syve, të cilat mund të çojnë në acarim dhe njolla të mëtejshme. Gjendje të tjera që mund të shkaktojnë rrathë të errët janë bllokimi i hundës nga sekrecionet, ekzema, problemet me tiroidet, bllokimi i venave në enët e gjakut nën sy, ekspozimi mjedisor apo trashëgimia gjenetike.
Por edhe stili i jetesës mund të shkaktojë rrathë të errët rreth syve. Këtu mund të përfshihet pirja e duhanit, hiperpigmentimi i shkaktuar nga dëmtimi i diellit, konsumimi i kafeinës, konsumimi i alkoolit, mungesa e gjumit, dehidratimi dhe mangësitë në dietën ushqimore.
Por çfarë mund të bëhet për t’i zhdukur apo për t`i zbehur? Një nga trajtimet më efektive është të flini mjaftueshëm. Pra synoni të flini të paktën 7 orë gjumë në natë dhe përpiquni të mbani një orar gjumi të rregullt. Kjo mund të ndihmojë në uljen e prodhimit të kortizolit dhe t’i japë lëkurës suaj kohë për të riparuar veten.
Një tjetër trajtim efektiv është të qëndruarit i hidratuar. Pra pini shumë ujë gjatë gjithë ditës për ta mbajtur trupin tuaj të hidratuar në mënyrë që lëkura juaj të duket e freskët. Përveç kësaj, pasja e një diete të shëndetshme, që është e pasur me fruta dhe perime, mund t’i sigurojë trupit tuaj vitaminat dhe mineralet që i nevojiten për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të gjallë.
Në rast se rrathët e errët shkaktohen nga alergjitë, është e rëndësishme të trajtoni burimin e saj themelore. Kjo mund të përfshijë marrjen e antihistaminave, shmangien e alergeneve apo përdorimin e një komprese të ftohtë për të reduktuar inflamacionin dhe fryrjen.
Ndërkohë, ekzistojnë një shumëllojshmëri trajtimesh kozmetike. Një nga trajtimet më të njohura janë kremrat e ditës që përmbajnë përbërës si kafeinë, retinol, acid hialuronik ose vitaminë C, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes./ Përshtatur nga CNA.al
Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, ...
Spitali Memorial Rajonal Fier është spitali i parë pub...
Sëmundjet autoimune i referohen sëmundjeve ku vetë trupi rea...
Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një p...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 310...
Venat varikoze ose të njohura ndryshe si variçet janë aq s...
Edhe pse mund të mos jeni në dijeni se e bëni këtë, gë...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar me ton...
Epidemiologu Alban Ylli ka paralajmëruar qytetarët se ende...
Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimev...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
Eshtë çelur Kongresi i Parë të Shëndetësisë, i cili do...
Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e ko...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
A la ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? In...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
E keni treguar ndonjëherë dashurinë duke dhuruar “shëndet”...
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifi...
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...