Epidemiologu, thirrje qytetarëve/ "Jini ende vigjilentë për COVID-19"
Epidemiologu Alban Ylli ka paralajmëruar qytetarët se ende...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar me tone të ashpra pas kritikave që kanë bërë ndaj tij në Kongresin e Shëndetësisë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Dasho thotë se Kongresi në vend që të analizojë dhe gjejë zgjidhje për problemet, po propagandon "fitoret" dhe po zbulon grupe armiqësore.
Ai akuzon qeverinë se e ka kthyer sistemin shëndetësor në një timar për klarinetistët dhe balerinat, ndërsa kërkon që të gjendet rrugëzgjidhje për gjendjen e shëndetësisë dhe të kursehen dhjetëra miliona eurot që shpenzohen për koncesionet.
Deklarata e plotë:
Në Kongresin e Shëndetësisë së boratëve qenkan marrë edhe me mua dhe kolegët e tjerë kritikë!!!
Me sa duket, po del parashikimi se kongresi në vend që të analizojë dhe gjejë zgjidhje për problemet e shumta me të cilat përballet shëndetësia sot, po propagandon "fitoret" dhe zbulon grupe armiqësore.
O boratë!
Nën drejtimin tuaj shëndetësia është katandisur në nivele afrikane!
Unë dhe kolegët me shumë kënaqësi do të jepnim çdo kontribut për përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, por problemi ynë më i madh është se nuk kemi me kë të flasim!
Ju keni larguar profesionistët dhe e keni kthyer shëndetësinë në një timar për klarinetistët dhe balerinat! Unë dhe kolegët nuk arrijmë dot të kuptohemi me të paaftët që keni vendosur ju në drejtim.
Gjatë pandemisë, komiteti juaj qesharak i të ashtuquajturve "ekspertë" mori në qafë shqiptarët duke u shkaktuar 20 mijë vdekje shtesë dhe 200 milion euro shpenzime nga xhepi.
Në vend që të merreni me anatemime, përfitoni nga ata ekspertë të shquar të huaj që keni ftuar në kongres dhe mundohuni të kuptoni ndonjë nga këshillat e tyre.
Në vend që të propagandoni "suksese" dhe "fitore" tregohuni të përulur dhe mundohuni të gjeni ndonjë rrugëzgjidhje për përmirësimin e gjendjes skandaloze ku keni katandisur shëndetësinë.
Në vend që të flisni për autonomi dhe performancë, kurseni të paktën ato dhjetëra milionë euro që shpenzoni çdo vit për klientët tuaj të koncesioneve.
Por me ju është kot që të harxhosh kohën dhe frymën!
Ju nuk kuptoni dhe as dëshironi të kuptoni!/ CNA.al

Epidemiologu Alban Ylli ka paralajmëruar qytetarët se ende...
Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimev...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
Eshtë çelur Kongresi i Parë të Shëndetësisë, i cili do...
Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e ko...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
A la ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? In...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
E keni treguar ndonjëherë dashurinë duke dhuruar “shëndet”...
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifi...
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ...
Qëkur shpërtheu Pandemia Covid 19, një pyetje ka mbetur en...
Shumë pak nga ne e vënë në dyshim idenë se nuk duhet të ha...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj, foli pasdi...
Në vitin 2002, shkencëtarët në Universitetin e Stokhol...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 o...
Thinja e flokëve është një pjesë normale e plakjes, por di...
"Dy klinikat stomatologjike të lëvizshme do të mundësojnë ...
Ka gjithnjë e më shumë video në Tik Tok me persona guximta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...