Klinika Stomatologjike e Lëvizshme në Bubq/ Manastirliu: Shërbim dentar edhe në zonat rurale
"Dy klinikat stomatologjike të lëvizshme do të mundësojnë ...

Thinja e flokëve është një pjesë normale e plakjes, por disa faktorë të stilit të jetesës apo gjendje shëndetësore mund të shkaktojnë një rënie të papritur ose graduale të flokëve. Stresi dhe humbja e flokëve gjithashtu mund të kenë lidhje midis tyre, sidomos nëse një person përjeton nivele të larta stresi.
Në këto raste, një person mund të vërejë se më shumë flokë po i bien sesa po i dalin sërish. Nga kjo gjë mund të preken si burrat ashtu edhe gratë. Ndërsa shumë nga lloj rëniesh të lidhura me stresin janë të përkohshme, cilido që vëren rënie të papritura apo në masë të flokëve, duhet të bisedojë sa më parë me mjekun e familjes.
Sepse kjo dukuri mund të nënkuptojë ndonjëherë një gjendje shëndetësore themelore, e cila mund të ketë nevojë për trajtim mjekësor. Stresi është çdo lloj ndryshimi që shkakton tendosje fizike, emocionale ose psikologjike. Të gjithë ne përjetojmë stres në njëfarë mase në momente të caktuara të jetës.
Por stresi afatgjatë ose intensiv, mund të ketë efekte më të rënda në tru dhe trup. Stresi kronik ka qenë prej vitesh i lidhur me rënien e flokëve, por deri vonë studiuesit nuk e kishin kuptuar plotësisht arsyen. Në vitin 2021, në revistën “Nature” u botua një studim mbi minjtë, që zbuloi një mekanizëm të mundshëm shkakësor.
Studiuesit i nënshtruan minjtë ndaj stresit, gjë që u rriti nivelet e kortizolit, hormonit të stresit. Nivelet më të larta të kortizolit, nënkuptonin që folikulat e flokëve të minjve mbetën në një fazë pushimi të zgjatur, pra ato mbetën joaktive. Kur ndodh kjo e fundit, qimet nuk u rriten, megjithatë minjtë vazhduan të humbnin qimet e trupit me një shpejtësi normale.
Rritja e nivelit të kortizolit i pengoi qelizat nën folikulën e flokëve (papilla e lëkurës) të sekretonin i një molekule të quajtur GA56. GA56 aktivizon qelizat staminale të folikulit të flokëve, duke inkurajuar rritjen e qimeve të reja.
Për shkak se studimi u krye te minjtë, nuk është e qartë nëse të njëjtët mekanizma shpjegojnë arsyen pse stresi mund të çojë në rënien e flokëve te njerëzit. Por është e qartë se ekziston një lidhje midis stresit dhe rënies së flokëve, thotë Eva Praudman, specialiste në sëmundjet e lidhura me flokët në Britaninë e Madhe.
Një stres i gjatë në kohë apo shumë intensiv në shkallën e tij, mund të shkaktojë edhe reagimin e tepërt të sistemit imunitar, duke kontribuar në rënien e flokëve, thekson më tej Praudman. Sipas një rishikimi të vitit 2020 në Gazetën Qendrore të Evropës së Imunologjisë, Alopecia Areata është një lloj rënie e flokëve ku sistemi imunitar i një personi sulmon folikulat e flokëve.

Autorët e studimit theksuan se faktorët mjedisorë, si stresi, mund ta shkaktojnë atë reagim. Po si ndikon stresi në ciklin e flokëve? Rritja e flokëve ndodh në një cikël të përbërë nga disa faza të ndryshme. Në çdo kohë, fijet e flokut në kokën e një personi janë në faza të ndryshme. Sipas një studimi të vitit 2017 në revistën “Clinical, Cosmetic and Investigational Dermatology 4 janë fazat e dallueshme.
1. Anagen ose faza e rritjes.
90 për qind e folikulave janë në këtë fazë në çdo kohë, dhe kjo mund të zgjasë deri në 6 vjet përpara se të hyjë në fazën tjetër. Në këtë fazë, gjëndrat e flokëve nxisin vazhdimisht daljen e flokëve të reja që vazhdojnë të rriten derisa të priten ose të bien.
2. Catagen ose faza e tranzicionit.
Në këtë fazë të shkurtër 10-ditore, folikulat e flokëve tkurren pasi ndërpritet furnizimi me gjak i qelizave, duke e ngadalësuar rritjen e flokëve. Rreth 1 për qind e folikulave janë në këtë fazë.
3. Telogjeni ose faza e pushimit.
Rreth 9 për qind e folikulave janë në këtë fazë dhe ajo zgjat rreth 3 muaj. Gjatë kësaj faze, gjëndrat e flokëve mbeten joaktive.
4. Ekzogjeni ose faza e rënies.
Kjo është faza përfundimtare në të cilën bien fije floku të caktuara
Kur stresi shkakton një ndërprerje të këtij cikli, më shumë fije floku zhvendosen në fazën telogjene, duke shkaktuar një shtim të rënies së flokëve dhe rrallimit të përgjithshëm, thekson Praudman. Por a mund të rifitohen flokët e humbur për shkak të stresit?
Ekspertja Prauman thotë se me kalimin e kohës është e mundur të rikthehen mbrapsht shumë procese të humbjes së flokëve për shkak të stresit. Por është e rëndësishme të kërkoni udhëzime nga një mjek, sepse rënia e flokëve mund të shkaktohet nga disa gjendje mjekësore më serioze.
Ekspertët thonë se trajtimet për humbjen e flokëve të shkaktuar nga stresi, mund të përfshijnë ndryshime në stilin e jetës ose dietën, si dhe terapi me lazer të nivelit të ulët në lëkurën e kokës, gjë që mund të ndihmojë në stimulimin e folikulave në një cikël të shëndetshëm rritjeje.
"Dy klinikat stomatologjike të lëvizshme do të mundësojnë ...
Ka gjithnjë e më shumë video në Tik Tok me persona guximta...
Studiuesit duket se kanë zbuluar një burim të rinisë, por ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuartë dhënat për 24 ...
Pediatrja Valbona Shahinaj, është shprehur se prindërit pë...
Dikur përdorej nga mistikët sufi për t’i ndihmuar në përqe...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Për shumicën e njerëzve sot, kërcënimi i përballjes me një...
Ministria e Shëndetëisë ka pasqyruara se si paraqitet ...
Një studim i Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Gjatë një takimi me gratë përfituese të programit të r...
Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e der...
Ndodh shpesh që njerëzit ankohen se dhimbja nga një fraktu...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Mjekët kirurgë të spitalit të Korçës kanë kryer me sukses ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Artur Xhumari, shef i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT, ...
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtet...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale ka bërë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...