Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...

Për shumicën e njerëzve sot, kërcënimi i përballjes me një ari të egër në jetën e përditshme është shumë i vogël. E megjithatë, gjasat për të përjetuar një përgjigje në formën e një stresi të atillë sikur po i shmangeni apo po e mbroni veten nga një ari mbeten të larta.
Në trupin tonë, ky reaksion i stresit mund të shfaqet në momentin që na telefonojnë nga puna për të bërë të nesërmen një prezantim, apo ndoshta gjatë një takimi të parë nervoz: djersitje e duarve, siklet në zorrë, ndjesi e shpimit të gjilpërave në lëkurë. Ky është realiteti i të jetuarit si njerëz socialë në kohë moderne me sisteme biologjike që kanë evoluar për miliona vjet.
“Ndërveprimi me njerëzit e tjerë është gjëja më stresuese me të cilën përballemi çdo ditë”, -thotë Klif Samers, neuroshkencëtar i sjelljes në Universitetin e Dakotës së Jugut, SHBA. Pavarësisht shqetësimit trupor, kjo përgjigje akute ndaj stresit, nënkupton shpeshherë që sistemi juaj nervor dhe truri po funksionojnë siç duhet, duke kryer detyra të dobishme dhe jetike.
Edhe pse biologët dhe neuroshkencëtarët jane ende duke zbuluar mënyrën e ndërveprimit kompleks të hormoneve, neurotransmetuesve dhe efekteve fiziologjike që diktojnë sjelljet dhe shëndetin tonë, duke rezultuar në reaksione të stresit, ky i fundit cilësohet zakonisht si një përvojë e keqe në jetën e një njeriu.
Por shpesh stresi është një forcë e dobishme dhe produktive për ndryshim dhe mbijetesë. Një nga teoritë e përkufizon stresin si “një gjendje e homeostazës që sfidohet”. Kjo ide bazohet në punën e Hans Selje, që u bë “babai” i teorisë së stresit në mesin e viteve 1900. Në fakt, ky version i stresit është një element i jetës së përditshme për shumicën e gjallesave që kërkojnë siguri.

Por çfarë ndodh saktësisht në trup përballë stresit, ankthit apo nervozizmit kur bëhet fjalë për përgjigjen akute të stresit? Nga pikëpamja hormonale, një gjendje stresuese - si përballja e papritur me një ari apo me shefin e zemëruar që ju kritikon në punë - rrit nivelin e 2 kimikateve të rëndësishme në trupin e njeriut: adrenalinën dhe kortizolin.
Së bashku, këto dy hormone të stresit (dhe disa neurotransmetues) koordinohen për të optimizuar rrjedhën e sheqerit në gjak dhe në tru. Nga ana tjetër ato vënë në lëvizje mekanizmin “lufto ose ik”. Le të fillojmë me efektet e kortizolit.
Kur kortizoli pompohet në qarkullimin e gjakut, ky hormon e bllokon marrjen e sheqerit te shumica e qelizave në të gjithë trupin. Kjo lë në qarkullim më pak sheqer në dispozicion për trurin për t’u thithur, duke e bënë më vigjilent funksionin njohës për të menaxhuar një përballje stresuese.
Reagimi i stresit në trup shkakton gjithashtu çlirimin e adrenalinës (e quajtur edhe epinefrinë) nga gjëndrat mbiveshkore. Hormoni i adrenalinës vërshon në qarkullimin e gjakut dhe shpërndahet me shpejtësi në të gjitha pjesët e trupit, si sytë, zemra, enët e gjakut dhe rrugët e frymëmarrjes. Funksioni kryesor i epinefrinës ose adrenalinës, është të çlirojë dhe të ndihmojë në konvertimin e rezervave të sheqerit dhe lëndëve ushqyese të ruajtura në qeliza në të gjithë muskujt dhe organet e tjera.
Rritja e energjisë është diçka që mund ta shohim tek atletët, si për shembull te një vrapues që merr pjesë në një maratonë, te nëna që tregon një forcë të çuditshme për të shpëtuar fëmijën e saj. “Në fakt ju keni më shumë energji për t’u larguar nga rreziku, sepse adrenalina dhe kortizoli po punojnë për ta çliruar këtë energji në sistemin tuaj”- thotë Samers.
Po ashtu, është po kjo epinefrinë që mund të shkaktojë disa nga reagimet e lokalizuara, si duart e djersitura ose dhimbja e stomakut, të cilat shumë prej nesh i identifikojnë si ndjenja të nervozizmit apo stresit. Pjesërisht, kjo ndodh për shkak se receptorët mbiveshkorë ndodhen në gjëndrat dhe zorrët tona. Po ashtu, kur hormoni i adrenalinës lidhet me receptorët në zorrë, ai ndalon shfaqjen e kontraktimeve tipike, gjë që shkakton siklet.
Te kafshët ashtu si edhe te njerëzit, frekuenca, ashpërsia dhe ritmi i angazhimit të kësaj përgjigjeje ndaj stresit mund të sjellë efekte shumë të ndryshme afatgjata në trup dhe mendje. “Ne kemi tendencën të mendojmë se stresi është diçka e keqe. Nga eksperimentet e shumta që kam bërë, rezulton se të kesh një përgjigje të fortë ndaj stresit është një gjë e mirë, por vetëm nëse ky reagim zgjat për një kohë të shkurtër”, - thekson Samers.
Në mënyrë ideale, përgjigjja ndaj stresit duhet të ndizet dhe të fiket shpejt, duke kaluar përkatësisht midis sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Nëse gjendja e stresit zgjat për periudha të gjata kohore, mund të shkaktojë pasoja të shumta dhe të rënda shëndetësore. “Një nivel i lartë stresi do t’ju sëmurë dhe në fund marrë jetën”- thotë Samers.
Një aspekt kryesor i studimit, është se ngjarjet shumë stresuese mund të pengojnë funksionin e aftësive njohëse, në vend të situatave mesatarisht stresuese që e forcojnë performancën e trurit me nivelet e larta të kortizolit. Këto gjetje sugjerojnë se ekuilibri i hormoneve të trurit dhe reagimi trupor përfshihen në një spektër të ndërlikuar që Samers dhe studiues të tjerë janë ende duke e studiuar.
Hulumtimet e reja po hedhin dritë mbi dy grupe të dallueshme: individët e qëndrueshëm ndaj stresit dhe ata që janë të ndjeshëm ndaj stresit. Samers thotë se e shikon këtë ndarje në klasën e tij gjatë provimeve. Ndërsa disa studentë duket se performojnë më mirë për shkak të stresit gjatë zhvillimit të testit, shumë të tjerë dalin më keq për shkak të presionit, pavarësisht nëse kanë studiuar dhe mësuar leksionet.
Studiues të tjerë kanë studiuar nivelet e hormonit të stresit te studentët e rinj të fakultetit të mjekësisë që përgatiteshin për një provim, dhe vunë re se nivelet e kortizolit ishin deri në 9 herë më të larta sesa në një periudhë tjerë më të qetë.
Ministria e Shëndetëisë ka pasqyruara se si paraqitet ...
Një studim i Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Gjatë një takimi me gratë përfituese të programit të r...
Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e der...
Ndodh shpesh që njerëzit ankohen se dhimbja nga një fraktu...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Mjekët kirurgë të spitalit të Korçës kanë kryer me sukses ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Artur Xhumari, shef i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT, ...
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtet...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale ka bërë ...
Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit mundësinë e një gruaj...
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një perso...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkat...
Ministria e Shëndëtesisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...