SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Dikur përdorej nga mistikët sufi për t’i ndihmuar në përqendrimin gjatë ritualeve fetare.
Sot është një nga pijet më të përhapura në planet. Rreth 2 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë. Po ashtu disa varietete të kafesë janë ndër produktet më të shtrenjta në botë.
Por çfarë e bën të veçantë këtë gjë?
Ju mund të keni njëfarë ideje se kafeina rrit përqendrimin, ju prish gjumin dhe mund të ndihmojë në performancën sportive. Por a e dini se sa kafe mund të pini pa rrezikuar shëndetin? Efektet e një filxhani kafe mund të fillojnë që para se të pini një gllënjkë prej saj.
Sipas një studimi të vitit 2019 me 80 persona 18-22-vjeçarë, edhe vetëm thithja e aromës së kafesë mund të përmirësojë kujtesën dhe të stimulojë vigjilencën. Një studim i mëhershëm i vitit 2008 zbuloi se efektet e një filxhani kafeje mund të nisin vetëm 10 minuta pas konsumit të saj, ai tha se përqendrimi maksimal i kafeinës në gjak ndodh pas 45 minutash.
Por si na e rrit vigjilencën kafeja?

Kafeina vepron si një stimulues i sistemit nervor qendror, duke e bërë njeriun më vigjilent dhe më të përqendruar, por potencialisht edhe më nervoz dhe më të shqetësuar. E gjitha ka të bëjë me receptorët e adenozinës, të cilët ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës, rrjedhjen e gjakut dhe ciklet e gjumit-zgjimit.
Kur adenozina, një përbërës organik që gjendet natyrshëm në trupin e njeriut, lidhet me këta receptorë, ajo shkakton një përgjigje fiziologjike që çon në një ulje të aktivitetit qelizor, duke nxitur shpesh përgjumjen dhe gjumin. Kafeina mund të mashtrojë qelizat tuaja nervore dhe të lidhet me to, duke e penguar adenozina të bëjë detyrën e saj.
Kjo nxit rritjen e vigjilencës, duke lejuar gjithashtu që neurotransmetuesit stimulues të trurit (siç është dopamina) të funksionojnë në nivele të larta. Kjo e bën kafeinën një përforcues të humorit për shumë njerëz, por gjithashtu ajo mund të shkaktojë ankth pas dozave të larta. Ndërsa trupi juaj përshtatet me efektet e kafeinës pas njëfarë kohe, njerëz të ndryshëm mund të kenë reagim shumë të ndryshëm ndaj së njëjtës sasi të saj.
A mund ta rrisë vërtet performancën atletike?

Sigurisht që po. Një studim i vitit 2020 mbi disa çiklistë amatorë, zbuloi se kafeja përmirësoi performancën me një mesatare prej 1.7 për qind. Kjo normë mund të duket e vogël, por përbën një diferencë të madhe edhe për atletët me konkurrencë mesatare. Një studim më i vjetër më Britani raportoi një përmirësim të lidhur me dozën në testet e kohës së reagimit, kujtesës dhe arsyetimit vizual-hapësinor midis atyre që konsumojnë rregullisht kafe.
Kur duhet ta ndaloni pirjen e saj?
Mbi këtë çështje ka shumë debate. Kafeina ka një efekt prej rreth 6 orësh. Dhe kjo do të thotë që nëse e konsumoni ekspresin tuaj të fundit në orën 16:00, gjysma e kafeinës është ende në sistemin tuaj në orën 22:00, kur ju duhet të përgatiteni të flini gjumë.
Shumë njerëz pranojnë idenë e një orari fundor për konsumin e kafes në një ditë, për shembull pas orës 14:00 ose 15:00 të pasdite. “Konsumi i saj duket të ketë njëfarë ekuilibri”- thotë Nik Litëllhels, një trajner i gjumit, që ka punuar me disa ekipe futbolli të njohura.
“Unë shoh shumë njerëz që pinë 3 kafe pak a shumë njëra pas tjetrës në mëngjes. Pra marrin 1.000-1.500 mg kafeinë para se të vijë dreka, pastaj ndalojnë. Por kjo nuk është mënyra e duhur. Sepse niveli i saj duhet ruajtur pa ulje dhe ngritje të mëdha. Pra duhet ta pini kur ndiheni më pak energjikë, që t’ju ndihmojë në momentet kyçe”- thotë ai.
A është e mirë për ju?

Disa njerëz thonë se konsumit i tepërt mund të lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit ose problemeve të zemrës, ndërsa të tjerë thonë se disa filxhanë kafe në ditë janë të mira. Është e dobishme të shihen metaanalizat e shumë studimeve. Një nga më të mëdhatë, që shqyrtoi më shumë se 200 metaanaliza në vitin 2017 arriti në këtë përfundim: “Konsumimi i kafesë duket përgjithësisht i sigurt brenda niveleve të zakonshme, maksimumi 3-4 filxhanë në ditë dhe përfitimet shëndetësore duken më të mëdha sesa dëmet”. Një studim tjetër i po atij viti zbuloi se kafeja ishte e lidhur me një ulje të mundshme të rrezikut të disa formave të kancerit, krahas sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjes së Parkinsonit dhe diabetit të tipit 2.
Po në lidhje me përfitimet e tjera afatgjata të kafesë?
Ka disa prova që efektet e kafesë në rritjen e humorit mund të jenë të dobishme për një periudhë afatgjatë. Në një metaanalizë të vitit 2016, i disa studimeve vëzhguese, zbuloi se konsumi i kafeinës e ul rrezikun e depresionit. Ndërsa një studim finlandez i vitit 2010 gjeti një rezultat të ngjashëm. Një nga arsyet janë antioksidantët, që priren të lidhen me stresin e reduktuar në përgjithësi.
Po ashtu kafeja mund të ndihmojë në djegien e yndyrnave, por është më efektive në lidhje me stërvitjen. Për të hequr qafe dhjamin, duhet ta shkëputni atë nga qeliza dhe më pas ta digjni. Ndërsa është treguar se kafeina rrit procesin e lipolizës, ose pjesën e shkëputjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Për shumicën e njerëzve sot, kërcënimi i përballjes me një...
Ministria e Shëndetëisë ka pasqyruara se si paraqitet ...
Një studim i Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Gjatë një takimi me gratë përfituese të programit të r...
Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e der...
Ndodh shpesh që njerëzit ankohen se dhimbja nga një fraktu...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Mjekët kirurgë të spitalit të Korçës kanë kryer me sukses ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Artur Xhumari, shef i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT, ...
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtet...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale ka bërë ...
Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit mundësinë e një gruaj...
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një perso...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkat...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...