SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Eshtë çelur Kongresi i Parë të Shëndetësisë, i cili do të mbahet në datat 6 dhe 7 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në hapje të Kongresit mjekët e rinj dhe studentët e mjekësisë kanë shprehur vlerësimin e tyre për investimet e bëra në vitet e fundit në këtë sektor, teksa kanë nënvizuar me krenari edhe përkushtim, ushtrimin e këtij profesioni në vendin e tyre.
Dr. Kjanda Elpenoria, mjeke neurologe në Spitalin Memorial të Fierit, tha se ky spital është një fanar ndriçues për sistemin shëndetësor publik në gjithë rajonin e Jugut.
"Jam e lumtur që dëshirat e mia profesionale u plotësuan dhe vazhdojnë të ndjekin rrugën e tyre të realizimit. Këtu pata mundësinë të mësoj, por dhe t'u tregoj aftësitë e mia në shërbim të pacientëve. Memoriali është një fanar ndriçues për sistemin shëndetësor publik ne rajonin e Jugut. Sepse ne sot falë punës sonë të përditshme, dijeve dhe eksperiencës se ekipit turk, kemi arritur të sjellim ndryshimin",- u shpreh Elpenoria.
Mjeku kirurg, Dr. Bledi Masati, në fjalën e tij theksoi se misioni dhe përkushtimi i tij profesional është i fokusuar këtu në Shqipëri në shërbim të të gjithë qytetarëve.
"Sfida sociale që ka të bëjë me lëvizjen migratore, megjithatë kur je në profesionin e mjekut nuk është vetëm në zgjedhje personale, por shkon edhe më tej sepse ka një ndikim zinxhir në shoqëri. Unë kam migruar nga qyteti im i vendlindjes, në një tjetër, e së fundmi në Tiranë për të kontribuar në këtë fushë.
Pas orëve të gjata, të lodhshme, rikujtoj ndonjë shënim, mesazh apo fjalë zemre nga pacientët, dhe marr një tjetër fuqi për të vazhduar me misionin tim. Misioni dhe përkushtimi im është i fokusuar këtu, ne vendin tim",- theksoi Dr. Masati.
Indrit Jaupaj, infermier pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, u shpreh krenar për arritjet e këtij institucioni, teksa përmendi investimin për flotën moderne të autoambulancave sipas të cilit ka shtuar sigurinë e shërbimit te qytetarët.
"Jam krenar sepse ne kemi fatin të jemi pjese e një vizioni të ri të Urgjences Kombëtare, me ndërtimin e QKUM, që është kthyer sot në një ofrues shërbimi dinjitoz për çdo pacient që i rrezikohet jeta.
Nga ky moment të qenit infermier merr një tjeter dimension. Trajnimet dhe kualifikimet e shumta; mjetet e reja dhe teknologjineë që kemi sot në dispozicion me autoambulancat moderne, na japin mundësi të jemi më të shpejtë dhe më të sigurt qoftë në spital, në terren apo në maxi-emergjencë, siç e kemi treguar në këto vite sfiduese",- tha Jaupaj.
Alessia Mehmeti, specializante e vitit të katërt pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Spitalin "Nënë Tereza", u shpreh se në Shqipëri mund të bëhesh mjek cilësor.
"Po në Shqipëri mund të bëhesh një mjek cilësor dhe profesionist i zoti nëse ke dëshiren dhe vullnetin e mire për te punuar për këtë synim. Në fund të ditës, e them me bindje se çdo përpjekje e bërë për të përparuar shëndetësinë e vendit tënd shpaguhet 10 herë më shumë shpirterisht e moralisht dhe ky për mendimin tim, duhet të jetë motivimi kryesor i çdo mjeku që zgjedh të bëhet pjesë e sistemit shëndetësor",- tha Mehmeti.
Rubin Mullaj, student i vitit të gjashtë në Universitetin e Mjekësisë tha se profesioni i tij do ta lejojë të jetë pranë qytetarëve në moment të bukura, por edhe mjaft të vështira.
"Të studiosh mjekësi do të thotë t'i shtrëngosh dorën pacientit dhe familjarëve të tij, të japësh shpresën për jetën dhe të lësh shenjë në jetën e tyre. Tani që jam në përfundim të studimeve e kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur! Gjithçka sa thashë kam dëshirë t'i praktikoj në shërbim të qytetarëve tanë",- tha Mullaj.
Kongresi i Parë i Shëndetësisë do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 në Pallatin e Kongreseve, ky Kongres synon të bëjë bashkë politikëbërës, profesionistë të shëndetësisë, ekspertë, përfitues të shërbimeve dhe aktorë të tjerë për të ndarë përvojat dhe sfidat e këtij sektori./ CNA.al
Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e ko...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
A la ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? In...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
E keni treguar ndonjëherë dashurinë duke dhuruar “shëndet”...
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifi...
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ...
Qëkur shpërtheu Pandemia Covid 19, një pyetje ka mbetur en...
Shumë pak nga ne e vënë në dyshim idenë se nuk duhet të ha...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj, foli pasdi...
Në vitin 2002, shkencëtarët në Universitetin e Stokhol...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 o...
Thinja e flokëve është një pjesë normale e plakjes, por di...
"Dy klinikat stomatologjike të lëvizshme do të mundësojnë ...
Ka gjithnjë e më shumë video në Tik Tok me persona guximta...
Studiuesit duket se kanë zbuluar një burim të rinisë, por ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuartë dhënat për 24 ...
Pediatrja Valbona Shahinaj, është shprehur se prindërit pë...
Dikur përdorej nga mistikët sufi për t’i ndihmuar në përqe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...